Futbollisti i Përfaqësues së Kosovës, Bernard Berisha ka pranuar se mund të transferohet në Kombëtaren e Shqipërisë. Berisha, ka hedhur poshtë raportimet e përhapura në media se ai refuzoi Shqipërinë më herët.
Në një intervistë pas ndeshjes futbollisti u shpreh se ai nuk refuzoi kombëtaren e Shqipërisë, por se nuk i ka ardhura një ftesë nga De Biasi.
“Ishte ndeshje e mirë ne ka kohë që po njihemi dhe talentët janë të mëdha në skuadrën tonë. Dua të flas për një gjë. Është thënë se unë refuzova Shqipërinë. Unë nuk kam marrë ftesë nga De Biasi, vetëm ai e di a mund të luaj për Shqipërinë. Nëse ai më fton do t’i përgjigjem pasi të kem folur me shtetin tim, Kosovën”, u shpreh Berisha.