Paraditen e sotme procesit të votimit për kreun e ri të PD-së iu bashkua edhe ish- kreu i kësaj force politike, Sali Berisha.
Por ajo që ra në sy ishte fakti se Berisha kishte harruar të merrte me vetë një dokument identifikimi.
Edhe pse Berisha është një figurë e njohur politike ligji e përcakton qartë që askush nuk mund të ushtrojë të drejtën e votës pa dokument identifikimi.
Por ndërsa Berisha ishte duke dhënë një prononcim për mediat, atij i kanë sjellë edhe pasaportën për të qenë në rregull edhe juridikisht.