• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, November 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha “pranon gabimet” në Kryesi: Nuk kemi bërë sa duhet për të qartësuar anëtarësinë tonë

by A R
10/09/2025 14:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

“Mblidhemi sot për një vendim jashtëzakonisht të rëndësishëm, qëndrimin e forcës tonë politike ndaj farsës elektorale të 11 majit 2025”. Kështu e nisi fjalën e tij para kryesisë së Partisë Demokratike, kryedemokrati Sali Berisha, sipas të cilit Shqipëria po përjeton një diktaturë autokratike.

“PD si forca kryesore opozitare u angazhua në një përpjekje intensive serioze ndërkombëtare për paraqitjen e gjendjes së rëndë, për denoncimin e diktaturës autokratike të Edi Ramës në të gjitha organizatat ndërkombëtare ku ne jemi të federuar apo të anëtarësuar. E theksoj këtë moment si një moment të një rëndësie kapitale, sepse për fat të keq, e them këtu, për shkaqe më shumë njohje, nuk është gjerësisht e realizuar se Shqipëria përjeton një diktaturë autokratike”.

Për Berishën ky është një shqetësim edhe për anëtarësinë dhe mbështetësit demokratë.

“Kjo sigurisht më shqetëson në opinionin publik, por më tepër më shqetëson në anëtarësinë dhe mbështetësit tanë. Kjo nuk vjen nga mosdashja e tyre, kjo ka disa faktorë, por një nga këta faktorë është puna e dobët e jona për të qartësuar anëtarësinë dhe mbështetësit tanë në këto koncepte fondamentale politike. Diktaturat totalitare, ata që e përjetuan, ata thonë se kjo e sotmja nuk është e tillë. Dhe kanë të drejtë, sepse diktaturat totalitare e përjashtojnë pluralizmin, diktatura autoritare nuk e përjashton pluralizmin, por e shtyp pluralizmin. Kjo e dyta e shtyp pluralizmin dhe është mizore në përqendrimin e të gjithë pushteteve në një dorë”.

Kreu demokrat theksoi gjithashtu se “nga 220 mijë rrogëtarë të këtij shteti, nga presidenti i republikës tek punonjësi më i thjeshtë, vetëm 2 mijë prej tyre nuk janë emëruar apo zgjedhur nga partia shtet. 218 mijë në një përqendrim pra pothuaj total, i përkasin partisë shtet, partisë së krimit. Nuk ka përqendrim më të lartë pushteti në një diktature autokratike se sa ky”.

Next Post
Kapen në Qafë-Thanë e Kapshticë dy persona të shpallur në kërkim, ja akuzat mbi ta

Kapen në Qafë-Thanë e Kapshticë dy persona të shpallur në kërkim, ja akuzat mbi ta

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Prapaskenat: Përtej sherrit mes opozitës në protestë

Prapaskenat: Përtej sherrit mes opozitës në protestë

November 1, 2026
Për të pestën ditë në protestë për vrasjen e Arlinda Zekajt, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e dy ministrave në Kosovë

Për të pestën ditë në protestë për vrasjen e Arlinda Zekajt, qytetarët kërkojnë dorëheqjen e dy ministrave në Kosovë

November 1, 2026
Një grup protestuesish zhvendosen tek Kryeministria, qëndrojnë nën çadra

Një grup protestuesish zhvendosen tek Kryeministria, qëndrojnë nën çadra

November 1, 2026
Arrestohet një i mitur në Rusi, pas paralajmërimit të Ambasadës Amerikane për sulm masiv

Arrestohet një i mitur në Rusi, pas paralajmërimit të Ambasadës Amerikane për sulm masiv

November 1, 2026
Spajiç ngre alarmin për ndikimin e Beogradit në Mal të Zi, kërkon hetim për lidhjet e kompanive serbe me mediat

Spajiç ngre alarmin për ndikimin e Beogradit në Mal të Zi, kërkon hetim për lidhjet e kompanive serbe me mediat

November 1, 2026
Sulmi me molotov ndaj policisë në Paris, autoritetet franceze nisin hetimet për tentativë vrasjeje

Sulmi me molotov ndaj policisë në Paris, autoritetet franceze nisin hetimet për tentativë vrasjeje

November 1, 2026
Rikthehen reshjet e shiut! Moti pëson kthesë drastike javën që vjen

Rikthehen reshjet e shiut! Moti pëson kthesë drastike javën që vjen

November 1, 2026
“Tërmet” në Serbi, arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë

“Tërmet” në Serbi, arrestohet një nga drejtuesit e lartë të policisë

November 1, 2026
Protestat e dhunshme/ Gjykata e Tiranës lë në detyrim paraqitjeje protestuesin

Protestat e dhunshme/ Gjykata e Tiranës lë në detyrim paraqitjeje protestuesin

November 1, 2026
Aksident tragjik në Durrës, makina përplas 66-vjeçarin, humb jetën në spital

Makina del nga rruga dhe përplas këmbësoren në Shkodër, humb jetën 67-vjeçarja

November 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In