• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, January 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Berisha nuk ka penguar karrierën e askujt”/ Spahia për situatën në PD: Nuk ka rëndësi mosha, përparësi ka dikush që…

by
21/12/2021 18:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ish deputeti i PD, Bardh Spahia ka qenë i ftuar në studion e emisionit “Me Xhaxhiun” në Fax News ku ka dhënë këndvështrimin e tij mbi situatën ku është PD dhe nevojën emergjente për të pasur një ndryshim radikal.

Ndër të tjera, Spahia ka theksuar shumë faktin se PD duhet të rikthehej tek vlerat e konservatorizmit që sipas tij në vitet e fundit kishin humbur, duke shënjestruar kështu edhe kryetarin aktual të demorkatëve pasi përgjegjësia më e madhe bie mbi të.

Ish deputeti tha se kriza e krijuar në PD vinte edhe prej arsyes se prej vitesh partia nuk po nxjerr më figura të reja të qenësishme që të arrijnë të bëjnë karrierë ndryshe nga koha kur e drejtonte Berisha, kohë në të cilën sipas Spahisë, kishte pasur një shtysë në përparimin e karrierave politike të individëve të ndryshëm.

Spahia: Ka pasur një situatë që nuk do e konsideroja normale dhe kjo ka qenë e dukshme. Mohimi I këtij realiteti nuk bën gjë vecse fsheh elefantin brenda në dhomë. Në këtë kontekst pas një kohe të gjate reflektimi shpreha se kjo krizë do duhet të ishte tamponuar në momentin e duhur kur ishte koha dhe të frenohej përcjellja e kësaj carje të madhe drejt strukturës së PD. Tanimë kjo ka ndodhur dhe këtu dua të theksoi faktin e mungesës së eksperiencës. Unë e kam pritur këtë dhe kam sugjeru që iniciativat për thirrjen e Kuvendit Kombëtar të ishin bërë para syve të drejtuesve të PD.

Moderatori Rezear Xhaxhiu: Si duhet ta lexojmë këtë krizë të PD, si krizë ideologjike, si krizë lidershipi apo si krizë si rezultat i përpjekjeve të dy figurave kryesore në funksion të interesave personale?

Spahia: Në këndvështrimin tim, ka një krizë filozofie politike në linjën e ndjekur nga PD së fundmi. Padyshim që nëse ka një shmangie nga konservatorizmi përgjegjësia bie edhe mbi drejtuesin. Në këtë rast më shqetëson kjo shmangie nga boshti i ideologjisë konservative.

Xhaxhiu: Çfarë tip konservatorizmi bën fjalë zoti Berisha? Sa realiste është kjo tezë e konservatorizmit?

Spahia: Të qenurit konservator do të thotë se je në avantazh me të tjerët. Duhet të njohim edhe realitetin shqiptar. Mos të harrojmë se ka qenë edhe një parti që në një vend si Shqipëria ka tentuar të afrojë rreth vetes këdo që e ka zgjedhur programin e saj. Mendoj se përtej asaj çfarë thuhet dhe mundohet të mbulohet me një propagandë të jashtëzakonshme, PD ka qenë partia e modernitetit në Shqipëri. Në këtë aspekt i kemi lënë me vite dritë mbrapa. PD ka nevojë të menjëhershme t’u rikthehet parimeve bazë.

Xhaxhiu: A ka nevojë sot PD që të kthehet në një parti tipike perëndimore?

Spahiu: Ka nevojë dhe ka edhe fuqi ta bëjë. Me një mekanizëm, pra me anë të votës së lirë brenda struklturës së PD. Kushdo që lufton për votën e lirë do të thotë se është në favor të këtij ndryshimi. Është tentuar edhe nga anëtarë të tjerë të kandidojnë për postin e kryetarit dhe kjo tregon dinamikë.

Xhaxhiu: A mundem unë të besoj tek një parti modern me një lider si Berisha?

Spahia: Nëse një personazh më tregon se u jep përparësi parimeve, garave dhe demokracisë nuk ka rëndësi mosha, për mua është i ri sepse nuk ka të bëjë mosha në këtë gjë. Kanë rëndësi parimet që zgjedh të mbrosh.

Berisha është e vërtetë se ka pasur një autoritet brenda të PD por nuk ka penguar kurrë karierën e askujt, përkundrazi i ka stimuluar ato karriera. Ndërsa nga 2013 ne vuajmë për figura të qenësishme. Ne kemi pasur një frenim dhe stopim të këtyre figurave.

/b.h

Next Post
“Një shtet që gërmon trupat e vajzave dhe grave të tij nuk do të jetë kurrë në gjendje të përtërijë”

"Një shtet që gërmon trupat e vajzave dhe grave të tij nuk do të jetë kurrë në gjendje të përtërijë"

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Arsyeja pse Rama u përzgjodh nga Trump!

Arsyeja pse Rama u përzgjodh nga Trump!

January 18, 2026
Forcat e Armatosura rikthejnë ushtarakët në rezervë, Ciroku: Synohet forcimi i kapaciteteve dhe afrimi i profesionistëve

Forcat e Armatosura rikthejnë ushtarakët në rezervë, Ciroku: Synohet forcimi i kapaciteteve dhe afrimi i profesionistëve

January 18, 2026
“Pashë nga afër lodhjen në trupat dhe shpirtrat e njerëzve”, ministrja Spiropali rrëfehet pas vizitës në Kiev

“Pashë nga afër lodhjen në trupat dhe shpirtrat e njerëzve”, ministrja Spiropali rrëfehet pas vizitës në Kiev

January 18, 2026
4 bashkëshortët më të mirë sipas shenjave të horoskopit

Nga më besniket tek ato që tradhtojnë më lehtë/ Si renditen 12 shenjat e horoskopit

January 18, 2026
Shqipëria me IQ më të lartë në Ballkan, shqiptarët në vendin e 19-të në botë për inteligjencë

Shqipëria me IQ më të lartë në Ballkan, shqiptarët në vendin e 19-të në botë për inteligjencë

January 18, 2026
Përplasen dy makina në Milot, katër të plagosur dërgohen në spitalin e Lezhës

Përplasen dy makina në Milot, katër të plagosur dërgohen në spitalin e Lezhës

January 18, 2026
Fundjavë e zezë në Alpet Austriake, tetë skiatorë humbin jetën nga ortekët brenda një dite

Fundjavë e zezë në Alpet Austriake, tetë skiatorë humbin jetën nga ortekët brenda një dite

January 18, 2026
ANALIZA E REL/ “Duan apo s’duan”, Albin Kurti është fitues në Kosovë dhe partner i vështirë jashtë saj

ANALIZA E REL/ “Duan apo s’duan”, Albin Kurti është fitues në Kosovë dhe partner i vështirë jashtë saj

January 18, 2026
Greqia propozon rregulla të reja për emigracionin, Plevris: I jepet fund bllokimeve për punëtorët dhe bizneset

Greqia propozon rregulla të reja për emigracionin, Plevris: I jepet fund bllokimeve për punëtorët dhe bizneset

January 18, 2026
“Modeli që po fiton betejën e qëndrueshmërisë”, rritja e agroturizmit pritet të vazhdojë edhe këtë vit

“Modeli që po fiton betejën e qëndrueshmërisë”, rritja e agroturizmit pritet të vazhdojë edhe këtë vit

January 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In