• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, September 2, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Ekonomi

“Modeli që po fiton betejën e qëndrueshmërisë”, rritja e agroturizmit pritet të vazhdojë edhe këtë vit

by E S
18/01/2026 16:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Agroturizmi po ecën në një trajektore të qartë viteve të fundit: rritje e qëndrueshme, pa zhurmë dhe pa luhatje sezonale.

Ky sektor nuk premton rekorde por është i sigurt se do të tërheqë pranë vetes më shumë vizitorë edhe këtë vit duke u kthyer në segmentin më të stabilizuar të turizmit.

Agroturizmi duket se ka gjetur formulën që vizitorët kërkojnë dhe e rikërkojnë dhe mbi të gjitha janë të gatshëm të paguajnë.

Dikur një territor i paeksploruar fort dhe me rrezik të lartë, për shkak të kompleksitetit që ka gërshetimi në një i dy sektorëve, sot ky model shpërblen ata pak sipërmarrës që investuan herët dhe me vizion.

Ndryshe nga turizmi klasik, që ndikohet fort nga sezonaliteti, agroturizmi ka ndërtuar një identitet që funksionon gjatë gjithë vitit.

Viti 2025 e konfirmoi plotësisht këtë prirje pozitive, falë konsolidimit të strukturave ekzistuese që po zgjerojnë ofertën, po eksperimentojnë me ide të reja dhe po përshtaten gjithnjë e më shumë me kërkesat e vizitorëve.

Nuk bëhet fjalë për perfeksion, por për identitet dhe origjinalitet, diçka që i shërben qëndrueshmërisë në një realitet sfidues.

Mes kostove në rritje, mungesës së fuqisë punëtore dhe boshatisjes së fshatrave, agroturizmi po shndërrohet në një nxitës të ekonomisë lokale duke hapur mundësi për prodhimet vendase dhe po krijon arsye reale që fermerët dhe banorët të mos largohen, të paktën aty ku modeli po funksionon.

Agroturizmi hyn me optimizëm në këtë vit të ri

Ky vit po shihet me optimizëm nga operatorët e agroturizmit, të cilët janë të mësuar me rritje modeste, por të qëndrueshme dhe presin që ritmi të vijojë njëlloj. Bazë e kësaj pritshmërie janë së pari investimet e vazhdueshme për përmirësim dhe zgjerim të ofertës në strukturat e tyre.

Së dyti është interesi që të huajt po vijojnë të tregojnë për Shqipërinë, në veçanti, për dimensionin e saj rural, aty ku agroturizmi ka ditur të ndërthurë përvojën autentike me traditën lokale.

Sipas operatorëve të sektorit, qëllimi fillestar është së pari ruajtja e nivelit aktual të vizitorëve që ky sektor ka marrë dhe me të cilin mbylli vitin 2025.

Agroturizmi mbështetet sot në dy shtylla të forta: klientët besnikë që rikthehen rregullisht dhe vizitorët e rinj, të nxitur nga kureshtja për një Shqipëri ndryshe nga turizmi masiv.

“Për ne është e rëndësishme të mos kemi rënie dhe të mbajmë stabilitetin. Kemi klientë që kthehen dhe të tjerë që na zbulojnë për herë të parë. Interesi ekziston dhe kjo na bën optimistë për këtë vit, sidomos nëse ruajmë këtë qëndrueshmëri në afatgjatë”, thekson z. Prenga.

Në të njëjtën linjë, z. Gjepali vë në dukje avantazhet konkurruese që Shqipëria vijon të ketë: klimën e favorshme dhe raportin cilësi–çmim, veçanërisht në gastronomi.

Sipas tij, agroturizmet shqiptare mbeten ende të përballueshme krahasuar me standardet perëndimore për atë që ofrojnë.

“Jemi mësuar të rritemi vit pas viti dhe kjo na bën pozitivë. Ushqimi i mirë dhe jeta autentike rurale në Europë kushtojnë shumë më shtrenjtë.

Shqipëria ofron një mikroklimë të shkëlqyer dhe përvoja reale, faktorë që besoj do të vazhdojnë të jenë vendimtarë për ata që na zgjedhin”, nënvizon ai.

Pse agroturizmi po tërheq turistë më cilësorë se turizmi klasik

Ndërsa turizmi klasik në sezonin veror që lamë pas u përball me luhatje të dukshme gjatë verës, agroturizmi u rezistoi më mirë tronditjeve, duke konfirmuar një nivel më të lartë qëndrueshmërie.

Përfaqësues të sektorit vlerësojnë se suksesi afatgjatë varet nga ecja në një linjë të përbashkët mes turizmit dhe agroturizmit, me fokus të qartë tek ajo që po rezulton pika kyçe: oferta autentike dhe identiteti kombëtar.

Sipas tyre, nëse ky vizion i përbashkët mungon, zinxhiri prishet. Dobësimi i një segmenti reflektohet menjëherë te tjetri, duke rrezikuar ekuilibrin e gjithë sektorit.

“Rritja nuk është përgjegjësi vetëm e agroturizmit. Identiteti nuk ndërtohet nga një pikë e vetme, por nga Tirana deri në Çamëri. Nuk është thjesht çështje marke, por mendësie dhe vizioni të unifikuar.

Promovimi sjell turistë, por mënyra si i presim dhe çfarë u ofrojmë përcakton nëse ata rikthehen. Të punosh vetëm për momentin dhe jo për të nesërmen na dëmton të gjithëve. Pa identitet, nuk ka turizëm të vërtetë”, thekson z. Prenga.

Tregu i turizmit dhe agroturizmit vijon të kalojë një proces testimi që përsëritet çdo vit: disa operatorë konsolidohen dhe rriten, ndërsa të tjerë luhaten ose dalin nga tregu. Sipas z. Gjepali, kjo është një fazë tranzitore që do të qartësojë peizazhin e sektorit në një afat relativisht të shkurtër.

“Agroturizmet, ndryshe nga turizmi tradicional, menaxhohen kryesisht nga familje dhe kjo sjell më shumë përkushtim dhe shërbim më cilësor. Faza që po vjen është ajo e selektimit natyror për të gjithë sektorin.

Do të bëhet diferencimi i qartë mes atyre që ofrojnë standard real dhe atyre që premtojnë më shumë sesa japin. Në dy-tre vitet e ardhshme, do të konsolidohet një bërthamë e fortë strukturash serioze dhe panorama e turizmit dhe agroturizmit do të jetë shumë më e qartë”, thotë ai./monitor.al

Next Post
Greqia propozon rregulla të reja për emigracionin, Plevris: I jepet fund bllokimeve për punëtorët dhe bizneset

Greqia propozon rregulla të reja për emigracionin, Plevris: I jepet fund bllokimeve për punëtorët dhe bizneset

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Paketa e Maleve”/ Zgjerohet zona me përparësi për zhvillimin e ekonomisë malore në Bashkinë Shijak

“Paketa e Maleve”/ Zgjerohet zona me përparësi për zhvillimin e ekonomisë malore në Bashkinë Shijak

September 2, 2026
Shtëpitë mbi truall shtetëror, ja si të bëheni pronarë me 0 lekë! Llogaritja e vlerës së tokës dhe kush përfiton 20% ulje

Qeveria ndryshon ligjin për ndërtimet pa leje, ja si do të mbrohen qytetarët që…

September 2, 2026
Kejvina Kthella flet për jetën private: Ish të dashurin e ndihmoja me lekë. Ishte shumë i bukur

“Kam harruar kodin e kasafortës”/ Shoqja e Kejvina Kthellës merret e pandehur për 8 mijë euro

September 2, 2026
Tirana me stacion të ri hekurudhor në “Bulevardin e Ri” dhe kompleks Governativ, zbardhen vendimet

Tirana me stacion të ri hekurudhor në “Bulevardin e Ri” dhe kompleks Governativ, zbardhen vendimet

September 2, 2026
VIDEO | Turisti ra në humnerë në Shkodër, shpëtohet pas ndërhyrjes me helikopter

VIDEO | Turisti ra në humnerë në Shkodër, shpëtohet pas ndërhyrjes me helikopter

September 2, 2026

Qeveria bllokon rrogat e rritura të gjyqtarëve? Pasojat e një zhvillimi politik real!

September 2, 2026
Sula: Nuk do të tolerojmë inspektime jashtë programit, qytetarët të denoncojnë rastet abuzive

Sula: Nuk do të tolerojmë inspektime jashtë programit, qytetarët të denoncojnë rastet abuzive

September 2, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Vetëgjyqësia e drejtësisë me pagat e saj

September 2, 2026
Qeveria miraton 53.3 milionë lekë dëmshpërblim për fermerët e prekur nga murtaja e ruminantëve

Qeveria miraton rregullat e reja për dëmet në mjedis, përcaktohen kriteret dhe aktivitetet me rrezik të lartë

September 2, 2026
Kurti largohet nga dera e pasme, Abdixhiku pas takimit informues: Atë që ka ndodhur dje…

Kurti largohet nga dera e pasme, Abdixhiku pas takimit informues: Atë që ka ndodhur dje…

September 2, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com