• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha në ekstazë për ‘Primaret’: 15% më shumë pjesëmarrje se në çdo votim tjetër

by A R
14/12/2022 17:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha në mbledhjen e kryesisë së Partisë Demokratike e ka vënë theksin tek primaret e zhvilluara nga kjo forcë politike.

Gjatë fjalës së tij, kryedemokrati Berisha ka thënë se në primare kanë votuar 55 mijë anëtarë dhe simpatizantë të PD-së, të cilën Berisha e përkthen në 15% më shumë se çdo votim tjetër.

Sali Berisha: Të nderuar anëtarë të kryesisë së PD-së, sekretarë të kësaj partie. Kjo mbledhje është thirrur në një moment shumë të rëndësishëm, si në rrafshin elektoral edhe politik. Përfunduan me sukses përveç se në dy degë, zgjedhjet e kandidatëve për qytetarë të parë të bashkive të vendit.

Ky ishte një proces i cili zhvillohej për herë të parë me këtë proporcion, transparencë dhe pjesëmarrje. PD në përputhje me përcaktimet e statutit të rithemelimit të saj të 11 dhjetorit, bëri realitet premtimin e saj dhe sanksionimin e këtij premtimi, se pushtetarët vendorë dhe ata qendror, deputetët do të zgjidhen me votën e anëtarësisë së saj dhe simpatizantëve të saj.

Në garë pati mbi 200 kandidatura, në tërësi veprimtarë të shquar dhe të vendosur të PD-së, por në garë morën pjesë edhe veprimtarë të shquar të shoqërisë civile dhe shqiptarët të shquar në emigracion.

Në këtë garë, e para me këto standarde në historinë e vendit, votuan për qytetarët e parë të bashkive, rreth 55 mijë anëtarë dhe simpatizantë të PD. Kurrë ndonjëherë në këtë parti kaq vota nuk janë hedhur. Ky votim tejkaloi të paktën me 15 % të gjitha votimet e tjera.

Ky është një rast për të falënderuar të gjithë kandidatet dhe kandidatët që garuan, për të shprehur një mirënjohje të thellë të gjithë atyre që organizuan fushatën e tyre, të gjithë anëtarëve e simpatizantëve që morën pjesë në votim.

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e grupit parlamentar të Partisë Demokratike, kryedemokrati Berisha është shprehur se primaret kanë pasur një konkurrencë të ndershme.

Sali Berisha: Procesi ka pasur në tërësi konkurrencë të ndershme. Në një rast komisioni ndërhyri për të mbajtur qëndrimet e duhura dhe asgjë nuk mund të cënojë qytetarinë e këtij procesi, standardet me të cilat u zhvillua.

Për kuriozitetin tuja, në këtë garë ka pasur diferenca në vota midis kandidatëve, po ka pasur raste që kanë qenë të ngushta deri në 1 votë dhe në rastin konkret kam kënaqësinë  të ju them se ata kishin të njëjtin qëndrim dhe të njëjtin mendim, përmbën shkallë të një përgjegjësie të thellë politike dhe në tërësi kjo ka qenë fryma me të cilën u mbyll gara.

/a.r

Next Post
“The making of Albanians”

Gorilla

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

Përleshje në Beograd/ Përplasen mbështetësit e Vuçiçit me protestuesit e Listës Studentore

October 7, 2026
Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

Zjarr në një banesë në Lezhë, dëme të konsiderueshme

October 7, 2026
Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

Sulmohet makina e Ramës pranë Kryeministrisë, arrestohet aktivisti Edison Lika

October 7, 2026
Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

Vranë shqiptarin për apartamentin, arrestohet gruaja dhe partneri i saj në Torino

October 7, 2026
Ndihmuan Ergys Agasin kur ishte në arrati, lihen në burg shefi i Policisë Shkencore dhe Embro Sulejmani

Arrestimi i Ergys Agasit, Karanxha: Nuk pati dekonspirim, gjatë kapjes u gjetën prova të rëndësishme

October 7, 2026
“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

“Veliaj pro Reformës Territoriale”, Mazniku: Mungesa e kryebashkiakut, një prej problemeve të Tiranës

October 7, 2026
Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

Arrestohet edhe ish-shefi i kabinetit të BND-së, dyshohet se i dorëzoi Hanningut 2 mijë dokumente sekrete

October 7, 2026
Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

Irani presion Hormuzit, paralajmëron mbylljen e disa korridoreve detare

October 7, 2026
Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

Lufta në Gaza dhe përshkallëzimi në rajon, eksperti: Është tragjike ajo që ka ndodhur në tre vitet e fundit

October 7, 2026
Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

Më shumë fonde për ujësjellësit! Qeveria transferon 50 milionë lekë nga transporti dhe energjia

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com