• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 24, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sot protesta për gjuhën shqipe në Maqedoninë e Veriut: Të shpëtojmë kombin

by A R
18/05/2026 09:28
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sot në 18 maj në orën 16:30, mijëra studentë shqiptarë do të mblidhen para Urës së Gurit në Shkup për të kërkuar të drejtën që provimi i jurisprudencës të mbahet në gjuhën shqipe. Slogani i protestës është “Bashkohuni me studentët – të gjithë njëzëri”, duke theksuar nevojën për respektimin e të drejtave gjuhësore në provimet e jurisrudencës.

Protesta vjen pas refuzimit të kërkesës së studentëve nga ministri aktual i Drejtësisë, Igor Filkov dhe është e dyta që organizojnë studentët shqiptarë këtë vit. Që nga e diela, shumë figura publike kanë shprehur mbështetjen e tyre, përfshirë Ramush Haradinajn, këngëtaren Shkurte Fejza, ambasadorin e Shqipërisë në Shkup, si dhe përfaqësues të PDK-së.

Më 6 prill 2026, një protestë e ngjashme u mbajt në Shkup, ku mijëra studentë dhe qytetarë shqiptarë kërkuan respektimin e të drejtës së përdorimit të gjuhës shqipe në procedurat ligjore. Kjo i detyroi kryeministrin Hristijan Mickoski të deklaronte se qeveria po punonte për një zgjidhje dhe se shumë shpejt do të kishte një propozim konkret.

Sipas Ligjit për Provimin e Jurisprudencës në Maqedoninë e Veriut, nuk ekziston ndonjë kufizim që detyron dhënien e provimit vetëm në gjuhën maqedonase. Ligji për Përdorimin e Gjuhëve, i miratuar në vitin 2019, detyron institucionet shtetërore të lejojnë përdorimin e gjuhës shqipe nëse të paktën 20% e qytetarëve flasin këtë gjuhë.

Neni 2 dhe Neni 5 i këtij ligji përcaktojnë qartë që institucionet shtetërore dhe gjykatat duhet të mundësojnë përdorimin e gjuhës shqipe në të gjitha procedurat zyrtare.

Një projektpropozim që do të mundësonte dhënien e provimit të jurisprudencës në gjuhën shqipe ishte gati në vitin 2024, por për shkak të ndryshimeve në përbërjen parlamentare dhe qeverisë, ai u hoq nga agjenda e Kuvendit dhe nuk u diskutua më nga qeveria aktuale. Që nga hyrja në fuqi e ligjit për përdorimin e gjuhëve, Maqedonia e Veriut ka pasur katër ministra të Drejtësisë: Bojan Mariçiç, Nikolla Tupançevski, Krenar Lloga dhe aktualisht Igor Filkov.

Studentët kërkojnë që ligji të zbatohet plotësisht dhe se çdo qytetar shqiptar të ketë mundësi të japë provimin e jurisprudencës në gjuhën e tij, pa pengesa administrative apo politike. Protesta e sotme synon të rrisë presionin mbi qeverinë dhe të sigurojë që të drejtat gjuhësore të studentëve shqiptarë të respektohen.

Next Post
Tabaku për median gjermane: Integrimi kalon më parë nga proceset demokratike…

Nga “1 në 2 tendera pa garë” te “97% e Serbisë”: kontrolli faktik i deklaratës së Tabakut

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

Zjarr në zonën e Ujit të Ftohtë në Vlorë, një hotel rrezikohet nga flakët!

August 23, 2026
Tre debate të panevojshme për protestën

Për gjithë të alarmuarit nga borderot e protestës

August 23, 2026
Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

Arrestohet në Angli biznesmeni shqiptar, akuzohet për 2 milionë euro evazion fiskal

August 23, 2026
Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

Të shtëna me armë në Kuçovë, qëllohet automjeti i 24-vjeçarit, policia identifikon autorin dhe e shpall në kërkim

August 23, 2026
Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

Përplasje e fortë mes konspiracionistëve të protestës, akuza për fonde të huaja, lidhje me Soros dhe “mercenarë oligarkësh”!

August 23, 2026
Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

Përplasi për vdekje 41-vjeçarin që lëvizte me biçikletë dhe u largua, arrestohet pas 48 orësh shoferi në Durrës

August 23, 2026
Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

Martin Leka zbërthen lëvizjet e PS-së, nga ndryshimet në qeveri te zgjedhjet lokale 2027!

August 23, 2026
Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

Fjalët dhe numrat e protestave bulevardore

August 23, 2026
Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

Çupi: Rama ka kapur thelbin e problemit me administratën, ndryshime të shumta në bashki e ministri pas “Besës”!

August 23, 2026
Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

Siria kërkon rikthimin e negociatave me Izraelin, Damasku kërkon tërheqjen nga territoret siriane

August 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com