• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, April 18, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“I vetmi narkoshtet në Evropë”, Berisha në Asamblenë e OSBE: Na ndihmoni që Kombi im të votojë i lirë

by E S
01/07/2025 15:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha po merr pjesë në punimet e Asamblesë Parlamentare të OSBE, që zhvillohet në Porto të Portugalisë. Në krye të një delegacioni të opozitës, Berisha, në fjalën e mbajtur sot para Asamblesë ka theksuar nevojën që Shqipërisë t’i kthehet institucioni i zgjedhjeve të lira, përkundër farsës elektorale, si në diktaturë.

Ai i ka informuar pjesëmarrësit për zgjedhjet e 11 majit dhe shkeljet e makinerisë elektorale të partisë-shtet të Edi Ramës që sipas tij, prodhuan farsën zgjedhore e cila vihet në pah edhe në raportin e OSBE-ODHIR.

“Jam këtu për të paraqitur situatën në Shqipëri në lidhje me zgjedhjet e 11 majit 2025. Dëshiroj t’ju falënderoj, dhe gjithashtu t’ju informoj se zgjedhjet në Shqipëri ishin një farsë e paralajmëruar. Partitë e qendrës së djathtë në Europë dhe në mbarë botën, që nga tetori i vitit të kaluar, kanë miratuar njëzëri 5 rezoluta që paralajmëronin atë farsë që do të ndodhte në zgjedhjet e 11 majit në Shqipëri. Dëshiroj të falënderoj anëtarët e Misonit vëzhgues të Asamblesë Parlamentarë të OSBE, që erdhën në Shqipëri për të vëzhguar këto zgjedhje, e gjej rastin ti falënderoj për punën që ata bënë”, tha Berisha.

“Shqipëria është i parë dhe i vetmi narkoshtet në Europë. Sa e vështirë është kjo për ne? Europa ka njohur shumë lloje diktaturash, por kurrë më pare një narkodiktaturë. Kjo është një diktaturë e një natyre tjetër. Edhe në këtë diktaturë të gjitha pushtetet përqendrohen në dorën e vetëm një personi, të Kryeministrit. Edi Rama e ka kthyer Shqipërinë në një narkodiktaturë. Për këdo që është i interesuar: ai këtë e ka bërë haptas dhe pa fshehur asgjë. Në këtë kuadër, Kryeministri i Shqipërisë, pak javë para zgjedhjeve, me dekret miratoi mbjelljen e 29 mijë hektarëve kanabis, kryesisht pranë kufijve me vendet fqinj. Ndërkohë në Amerikën Latine, janë 14 mijë shqiptarë që punojnë në kartelet e drogës, dhe disa prej tyre i drejtojnë këto kartele, si për shembull karteli i drogës Sinaloa. Kartelet e drogës në Shqipëri janë direkt të lidhura me qeverinë dhe janë shumë të fuqishme: karteli Troplini/Poja kontrollon portin e Durrësit, portin më të madh të vendit dhe të rajonit. Karteli Çela i Elbasanit kontrollon autostradën e trafikimit të heroinës që vjen nga Lindja. Këto kartele janë shumë të fuqishme, emërojnë ministra, gjyqtarë, prokurorë, shefa policie, deputetë etj.

Unë kam vetëm një kërkesë: të ndihmoni që Kombi im të votojë i lirë. Pa një qeveri teknike, shqiptarët nuk do të kenë mundësi të bëjnë zgjedhje të lira dhe të ndershme. Ndaj sot, në emër të opozitës shqiptare, kërkoj nga ky institucion i nderuar:

– Së pari, të mbështesni raportin paraprak të ODIHR (Gjithçka që ju përmenda është e shkruar në raportin paraprak të ODIHR).

– Së dyti, iu bëj thirrje institucioneve ndërkombëtare të ndjekin rekomandimet e shkruara në raportet e fundit të OSBE-ODIHR, që prej vitesh kanë mbetur të pa zbatuara për shkak të mungesës së vullnetit të narkoqeverisë”, u shpreh Berisha.

Next Post
Horoskopi ditor për nesër, e enjte 18 korrik 2024

Horoskopi ditor për nesër, e mërkurë 2 korrik 2025

Comments 1

  1. Anonymous says:
    10 months ago

    Ky monstra e vicidolit,ortaku i k/hajdutit edvin karapushti,bashkuan votat per kyt kode barbare zgjedhor,tani bene sikur ishin votime,jo zgjedhje.

    Reply

Leave a Reply to Anonymous Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trafikuan 7 ton kokainë, zbardhen emrat e anëtarëve të grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepaj

Trafikuan 7 ton kokainë, zbardhen emrat e anëtarëve të grupit kriminal të drejtuar nga Jetmir Pepaj

April 18, 2026
Binomi i Adriatikut: Pse aleanca me Italinë është boshti i politikës sonë të jashtme

Binomi i Adriatikut: Pse aleanca me Italinë është boshti i politikës sonë të jashtme

April 18, 2026
Ndjekësi i ankohet Berishës: Na mbytën me gaz, a do ngujohemi në shesh? Kreu i PD: Çdo variant do studiohet

Ndjekësi i ankohet Berishës: Na mbytën me gaz, a do ngujohemi në shesh? Kreu i PD: Çdo variant do studiohet

April 18, 2026
Po tentonte të kalonte Ngushticën e Hormuzit, Garda Revolucionare e Iranit hap zjarr mbi anijen cisternë

Po tentonte të kalonte Ngushticën e Hormuzit, Garda Revolucionare e Iranit hap zjarr mbi anijen cisternë

April 18, 2026
Zjarri te pallati pranë QSUT, banorët e prekur nënshkruajnë një peticion me 10 kërkesa urgjente

Zjarri te pallati pranë QSUT, banorët e prekur nënshkruajnë një peticion me 10 kërkesa urgjente

April 18, 2026
“Për Shqipërinë siç i ka hije”, Spiropali takime me bazën e PS: Kudo dhe kurdo me socialistët

“Për Shqipërinë siç i ka hije”, Spiropali takime me bazën e PS: Kudo dhe kurdo me socialistët

April 18, 2026
Finalja e Kupës së Shqipërisë, dalin në shitje biletat

Finalja e Kupës së Shqipërisë, dalin në shitje biletat

April 18, 2026
U dyshua se vdiq nga shkaqe natyrale, Policia zbardh ngjarjen në Durrës: 59-vjeçari u dhunua

U dyshua se vdiq nga shkaqe natyrale, Policia zbardh ngjarjen në Durrës: 59-vjeçari u dhunua

April 18, 2026
Lufta në Iran/ Media: Të hënën raundi i dytë i negociatave SHBA-Iran në Pakistan

Lufta në Iran/ Media: Të hënën raundi i dytë i negociatave SHBA-Iran në Pakistan

April 18, 2026
“Përballja me regjimin, jetike”, Berisha akuza Policisë: Hodhën spraj ariu dhe dhunuan zyrtarët e PD-së

“Përballja me regjimin, jetike”, Berisha akuza Policisë: Hodhën spraj ariu dhe dhunuan zyrtarët e PD-së

April 18, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In