• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, March 23, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Berisha kërkon votën në 11 maj: Do falim gjobat e dritave dhe ujit! Do u kthejmë paratë që janë vjedhur

by B K
04/04/2025 19:24
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këtë të premte pasdite kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha është ndalur në një takim me banorët dhe anëtarët e degës nr. 2 në Tiranë.

Ai e nisi fjalën e tij me akuza ndaj qeverisë duke thënë se kanë kryer korrupsion me tenderat e rrugëve.

“Për ndërtimin e djegësit të kryeqytetit taksat e shqiptarëve janë dhënë 130 mln euro dhe ai nuk ka gjurmë kund, as paratë, sepse kanë shkuar në kontot e Ramës dhe suitës së tij. Sot me një dorë, vetëm në Unazën e Tiranës, e kanë ndarë në 14 kontrata, ju garantoj që në botë një tenderim i tillë nuk mund të gjendet. Është ndarë në 14 kontrata sepse çdo km është ndërtuar më 17 mln euro”, tha Berisha.

Berisha premtoi se nëse fiton në 11 maj, do të luftojë korrupsionin dhe paratë do t’ua kthejë qytetarëve.

“Ne kemi të gjithë trashëgiminë, forcën dhe vullnetin t’i rikthejmë fort luftës kundër korrupsionit, vjedhjes së parave tuaja dhe do t’ua kthejmë juve. Do i kthejmë në rroga, pensione, shërbime. Pra pastrimi i shtëpisë është shtylla qendrore ku bazohet programi ynë”, tha Berisha.

“Pas 12 vitesh kërkon mandat tjetër, kërkon të pasurohet më shumë vetë, sojin e tij dhe oligarkët dhe t’u varfërojë ju. Ndaj 11 maji është ditë shpëtimi për Shqipërinë dhe shqiptarët”, shtoi më tej lideri i opozitës duke iu referuar Edi Ramës.

“Do ua gjejmë pasuritë në Shqipëri dhe ku i kanë dhe do të shiten për t’ua kthyer paratë shqiptarëve, do të përdoren për politika sociale”, tha Berisha.

Berisha tha se nëse do të vijë në pushtet do të bëjë amisti dhe se do të falen gjobat e dritave dhe ujit.

Këta ndërtojnë pallate dhe nuk paguajnë gjoba, kurse atë që ngre çatinë e tij në fshat e marrin dhe e rrasin në burg, është reale kjo që po them. Kjo merr fund, do falet çdo gjobë që është vendosur për dritat, për ujin, ndërtimet në fshatra në qytet, kamatat. Kamatat e marrin në mënyrë të paligjshme s’ka ligj, se ato janë falur njëherë.

Drejtori i OSHEE, ish-drejtori, merr dhe punëson qindra patronazhistë dhe pastaj vërsulet se si e si të marr gjoba, kamata e fatura false nga qytetarët, marrin fund këto, e kam deklaruar, do ketë amnisti për gjobat dhe për biznesin e vogël, jo vetëm për qytetarët”, tha ai.

 

Next Post
Idrizi: Integrimi i Shqipërisë në BE nuk kalon nga Greqia, Kodi i gabuar, mbylli listat!

Idrizi: Integrimi i Shqipërisë në BE nuk kalon nga Greqia, Kodi i gabuar, mbylli listat!

Comments 1

  1. Anonymous says:
    12 months ago

    Ty shqiptaret,te votojne me nji kushte,po bere pulik kthimin e parave deri ne nji cente,parate qe u ke vjedhur shqiptarve,me rrenat e mashtrimet tua jemi ngopur.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Shqipëria me ministre robot/ Italia, vendi i parë në BE që miraton ligjin për kufizimin e inteligjencës artificiale

Referendumi në Itali/ Qytetarët i thonë “JO” ndryshimeve në drejtësi, Meloni: Respektojmë vendimin e popullit

March 23, 2026
“Qëllimi i Berishës është baltosja e Shqipërisë”, Beqiri ‘shpërthen’ ndaj protestës së PD-së: Kryengritje kriminale e një njeriu të dëshpëruar

“Qëllimi i Berishës është baltosja e Shqipërisë”, Beqiri ‘shpërthen’ ndaj protestës së PD-së: Kryengritje kriminale e një njeriu të dëshpëruar

March 23, 2026
“Emri i shefit të ri të Zyrës ruse në Kosovë figuron në një databazë që e lidh me inteligjencën ruse”

“Emri i shefit të ri të Zyrës ruse në Kosovë figuron në një databazë që e lidh me inteligjencën ruse”

March 23, 2026
Trump: Nuk po e shkatërroj infrastrukturën e naftës në ishullin Kharg, por nëse Irani mbyll Hormuzin, unë do rishqyrtoj vendimin

Trump deklaroi se SHBA dhe Irani duan marrëveshje, Teherani mohon kontaktet: Nuk ka bisedime

March 23, 2026
“Prisni lajme të mëdha”, Horoskopi javor nga Meri Gjini: Shenja që do ketë prurje të papritura ekonomike

“Prisni lajme të mëdha”, Horoskopi javor nga Meri Gjini: Shenja që do ketë prurje të papritura ekonomike

March 23, 2026
“Kur unë isha i famshëm, Rogerti luante bixhoz”/ Artani i thotë të gjitha pas daljes nga BBV: Gruan e gjeta të traumatizuar

“Kur unë isha i famshëm, Rogerti luante bixhoz”/ Artani i thotë të gjitha pas daljes nga BBV: Gruan e gjeta të traumatizuar

March 23, 2026
“Ik se të vrava dhe ty”/ Detaje nga tragjedia në Kosovë, familjarët flasin për herë të parë

“Ik se të vrava dhe ty”/ Detaje nga tragjedia në Kosovë, familjarët flasin për herë të parë

March 23, 2026
Merr flakë një stallë bagëtish në Kolonjë, dëme të shumta materiale

Merr flakë një stallë bagëtish në Kolonjë, dëme të shumta materiale

March 23, 2026
Çmimi i naftës në Kosovë 1.71 euro/litër, qytetarët ankohen për çmime të larta, ekspertët: Të ulet akciza dhe TVSH-ja

Çmimi i naftës në Kosovë 1.71 euro/litër, qytetarët ankohen për çmime të larta, ekspertët: Të ulet akciza dhe TVSH-ja

March 23, 2026
Cilat vende kanë rezerva strategjike nafte dhe sa zotërojnë?

Cilat vende kanë rezerva strategjike nafte dhe sa zotërojnë?

March 23, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In