• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, April 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Beleri humbi mandatin si kryebashkiak, Shehi: Zë fill që nga ndarja territoriale….

by A R
25/06/2024 22:40
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pas vendimit të sotëm të Gjykatës së Apelit për Fredi Belerin, i cili humbi mandatin si kryebashkiak i Himarës, duke u dënuar me 2 vjet burg për korrupsion në zgjedhje, kreu i LZHK-së Dashamir Shehi, e shikon zanafillën e këtij problemi që ndarja territoriale dhe duke fajësuar kryeministrin Edi Rama që përshkallëzoi marrëdhëniet me Greqinë.

“I gjithë ky fenomen dhe kjo turbulencë në marrëdhëniet me Greqinë është produkt i mendësisë së Ramës dhe grupit të tij politik, i pazotësisë për të drejtuar gjëra të rëndësishme për Shqipërinë për të parë jo larg, por për të parë për interesa të vogla. Himara para zotit Rama ishte një qytezë e vogël me 3 fshatra përqark Himara, Dhërmiu, Palasa, Qeparoi. Borsh e mbrapa ishin me Sarandën komuna më vete.  Kur bëri organizmin e pushtetit lokal me mentalitetin e shejtanllëkut politik iu shtuan Himarës krahina që nuk kishin lidhje me Himarën, iu shtua Borshi që janë myslimanë, iu shtua një pjesë e fshatrave të Lumit të Vlorës deri afër Gjormit. Duke menduar që po shtojmë këto ato janë shumica botues të majtës dhe fitojmë. Bënë një provincë të madhe që quhet Himarë dhe që nuk është fare Himarë me qëllimin për të kontrolluar politikisht duke shkelur rregullat e demokracisë e pushtetit lokal. E bënë këtë gabim dhe Himara u bë e rëndësishme, u bë edhe politike dhe ekonomike për efekt të turizmit”.

Duke renditur gabimet e kryeministrit në çështjen “Beleri”, Shehi theksoi se Rama gjithçka e bëri për interesa të lidhura me bizneset dhe pronat.

“Gabimi i parë i Ramës i kësaj qeverie afatshkurtër matrapaz duke numëruar tokat jo interesat e Shqipërisë. Gabimi i dytë që vunë të njëjtin kandidat socialist 3-4 herë se ai ishte personi që kishte lidhje me biznesin e Ramës duke nëpërkwmb interesat e vendalinjve, në funksion të bizneseve atje, pa e menduar që kjo do të prodhojë një reaksion atje poshtë. Mendo të kishin hequr atë Goron dhe të kishin vënë një tjetër. Gabimi i tretë është që e ka vënë opozita (Belerin) me letra është në rregulla. U vu ky mos shko ta arrestosh ti se ka blerë 4-7 vota këtu janë blerë mijëra vota e di gjithë Shqipëria këtë. Edhe nëse u mor jepi mandatin gjej mënyra të tjera ti jo të hysh dhunshëm”.

Sipas tij, Rama tregoi mungesë profesionalizimi dhe dinjiteti për Beleri dhe përkeqësoi marrëdhëniet me Athinën.

“Gaboi që e arrestoi, gaboi që e mban atje brenda derisa një çështje lokale e frynë dhe e bënë një çështje midis dy shteteve, mirë mes Tiranës dhe Athinës, por na doli edhe në Bruksel. Tregon mungesë profesionalizmi e dinjiteti në politikë të Ramës. Edhe opozita mund të kishte vënë ndonjë Beler më të mirë. Por faktorët që po përmend unë janë të njëjtë nuk kanë të bëjnë me personat, por me pronat. Edhe Belerin po ta kishin lënë të lirë do hynte në zyrën e Bashkisë, nëse duheshin ligje shtrënguese ço inspektoriatin. Si i ka marrë votat Beleri duke ngritur në këmbë atë komunitet që e shohin që u është dhunuar interesi çështja e pronave se nuk ka ndodhur vetëm në Himarë. Rama duke e konsideruar si çështje të dorës së dytë pronat, meqë pjesa tjetër e Shqipërisë nuk ka Athinën nga mbrapa, ato i kundërpërgjigjën, por dëmi i është bërë Shqipërisë. Burrat e shtetit i dalin para së keqes kapërcejnë mbi interesat e vetes dhe grupeve që përfaqësojnë. Një dëm i madh”.

/a.r

Next Post
Ambasada britanike uron kuqezinjtë: Rekordi për golin më të shpejtë, i vështirë për t’u mposhtur

Ambasada britanike uron kuqezinjtë: Rekordi për golin më të shpejtë, i vështirë për t’u mposhtur

Comments 1

  1. ppa says:
    2 years ago

    Nuk u lodh ky “dordolec” politik me keto analiza ” rroma per toma”; pretendon qe eshte i djathte, por aresyeton si karagjoz politik.

    Reply

Leave a Reply to ppa Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Mërkurë 8 Prill 2026

April 7, 2026
Po shëtiste me gjyshen në Vlorë, 4-vjeçarja sulmohet nga pitbulli, dërgohet me urgjencë në spital

Po shëtiste me gjyshen në Vlorë, 4-vjeçarja sulmohet nga pitbulli, dërgohet me urgjencë në spital

April 7, 2026
Arrestohet policja e Korçës, drejtonte makinën e dehur dhe u përplas me shtyllën

Policia e Tiranës bën bilancin e 24 orëve: 6 të arrestuar, 3 të shpallur në kërkim dhe dhjetëra procedime penale

April 7, 2026
Debate në Komisionin Hetimor për koncecionet, Bardhi akuza mazhorancës: Po bllokoni kontrollin parlamentar

Debate në Komisionin Hetimor për koncecionet, Bardhi akuza mazhorancës: Po bllokoni kontrollin parlamentar

April 7, 2026
Në kërkim të vezëve të Pashkëve, nëna me foshnjën dhe një 16-vjeçare humbin jetën pas rrëzimit të një peme

Në kërkim të vezëve të Pashkëve, nëna me foshnjën dhe një 16-vjeçare humbin jetën pas rrëzimit të një peme

April 7, 2026
Rama dënon sulmin ndaj Azerbajxhanit: Regjimi i Teheranit duhet izoluar nga çdo cep i botës!

Rama ‘rrëzon’ akuzat e PD: Negociatat s’janë shëtitje në lëndinë, por proces testimesh. Jemi sipas agjendës!

April 7, 2026
Berisha: Rama po bën grusht shteti për të mbrojtur veten!

Berisha: Të përgjysmohen taksat mbi naftën. Rama mashtroi pensionistët për bonuset

April 7, 2026
“Papunësia 8.3 përqind”/ Ibrahimaj: Rroga mesatare 87 mijë lekë, pagat rritje vit pas viti

“Papunësia 8.3 përqind”/ Ibrahimaj: Rroga mesatare 87 mijë lekë, pagat rritje vit pas viti

April 7, 2026

Ëndrra 32-përqindëshe për një parti të re…

April 7, 2026
Të shtëna me armë pranë Konsullatës Izraelite në Stamboll, plagosen 2 policë

BALFIN: Karriera e Gen-Z meriton një hartë më të madhe

April 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In