• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, November 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Bejko: Për të gjithë aktet që ka bërë Sali Berisha, të përgjigjet sipas ligjit! Sot ishte vdekja e tij politike

by Java News
08/01/2022 19:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Sekretari për çështjet e pushteti vendor në PD, Roland Bejko tha se sot Sali Berisha përfundimisht ka dalë nga politika. Teksa iu referua akteve të dhunshme nga mbështetës të tij në selinë e PD-së, ai u shpreh se Berisha duhet të përgjigjet para drejtësisë si çdo qytetar tjetër.

Bejko paralajmëroi se nëse Sali Berisha do të vazhdojë me këtë mënyrë do të ketë trazira në vend.

“Të ardhme politike për Berishën unë nuk shoh, por nëse do të vazhdojë të jetë zog i lirë që do të vijë vërdallë nëpër Shqipëri, do të sjellë trazira. Ai ka mbështetës, por ata nuk e kuptojnë që luftojnë për interesat e tij personale. Ai është i parimit pas meje të bëhet qameti.

Berisha për të gjitha aktet e dhunës që nxit ai duhet të përballet me gjithçka që ka parashikuar ligji dhe si çdo qytetar duhet të kalojë në filtrin e drejtësisë për gjithçka që ka bërë në të kaluarën e tij”, tha Roland Bejko për News24.

Bejko u shpreh se  ishte fat që shpëtoi pa jë thikë barkut. Ai akuzoi Berishën se u ka bërë lavazh truri demokratëve.

“Gjëra të vogla, goditje mbrapa shpine por që dhëmbin më shumë kur shikon dhe atë që të gjuajtën ke ndarë bukën.  Sa parkova makinën u vonova, hyra deri në mes të sheshit kur më shajnë njerëz që nuk i njoh. Dikush më kapi prej xhakete dhe nuk më la të hyja në seli. Më vinin shkelma, grushta. Shyqyr që ishin gazetarët dhe  shpëtuam pa një thikë barkut. Faji nuk është i tyre, por i Sali Berishës. U ka bëre lavazh trurit duke identifikuar Bashën dhe ne armiq të tyre. Sot Berisha e ka futur politikën në një fazë paramilitare.  Dhuna është e pafalshme si situata ku është futur PD-ja.  Berisha ka pas planifikuar marrjen e PD-së me ccdo kusht. Berisha pas 9 shtatorit projektoi një puc institucional. Tentoi ta merrte në mënyrë institucionale partinë dhe kaloi në planin tjetër që ishte marrja e partisë me dhunë”. tha ai.

Bejko tha se këto shfaqje e penalizojnë Berishën, ndaj i beri thirrje atij qe te largohet nga politika.

“Nëse Berisha do vijojë të shkelë ligjet dhe të ushtrojë dhunë dhe do të vijojë me fjalorin e përçarjes, ai fillimisht vdekjen politike e mori që sot. Nga ana tjetër them që drejtësia duhet të bëjë punën  e tij. Në jetën e tij personale i uroj më të mirën, por të na lërë rehat në politikë sepse Shqipëria bën edhe pa Berishën”, u shpreh Bejko.

Next Post
Berisha: As vrima e miut nuk e shpëton Lulzim Bashën. Ja cili i sulmoi protestuesit sot

Berisha: As vrima e miut nuk e shpëton Lulzim Bashën. Ja cili i sulmoi protestuesit sot

Comments 1

  1. Lili says:
    5 years ago

    Sot isha vet ne proteste Te fishkellyen,por s,te goditen.Genjeshtar

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Çfarë ndodh në SHBA nëse demokratët fitojnë kontrollin e Kongresit?

Demokratët fitojnë në Karolinën e Veriut

November 4, 2026
Afro 59 milionë amerikanë kanë votuar para kohe në zgjedhjet e mesmandatit në SHBA

Demokratët parashikohen fitues në pesë gara të tjera për Senatin

November 4, 2026
Netanyahu: Rrëzimi i qeverisë së Iranit do t’i jepte fund Hezbollahut dhe do të sillte paqe

Sondazhi në SHBA: Ekonomia dhe demokracia, shqetësimet kryesore

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, raportohen probleme në disa qendra votimi, ndërsa pjesëmarrja shënon rekorde

Demokrati Jon Ossoff rizgjidhet senator në Xhorxhia, mund Collinsin

November 4, 2026
LIVE – Zgjedhjet e mesmandatit në SHBA, amerikanët votojnë për kontrollin e Kongresit

Mbyllet votimi në 20 shtete të tjera të SHBA-së, tri gara në fokus

November 4, 2026
Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

Sekretari amerikan i Sigurisë Kombëtare: Pas zgjedhjeve në SHBA do të nis hetimi për votime të paligjshme

November 4, 2026
Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

Zgjedhjet e mesmandatit, CNN: Rezultatet e para në Indiana tregojnë performancë më të mirë të demokratëve

November 4, 2026
Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

Zgjedhjet në SHBA/ Mbyllen qendrat e para të votimit në Indiana dhe Kentucky

November 4, 2026
Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

Trump shpall “Javën e Antikomunizmit” në SHBA, u bën thirrje amerikanëve të mbrojnë lirinë

November 4, 2026
Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

Zelensky: Roli i SHBA-së në botë mund të zvogëlohet, Evropa duhet të marrë më shumë përgjegjësi për sigurinë

November 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In