• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, May 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

BE “trondit” Berishën/ 7 Korriku mund të sjellë lajme të mira për Shqipërinë dhe MV për hapjen e negociatave

by Java News
01/07/2022 19:50
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Gazetarja Erisa Zykaj duke folur në “Skype” për emisionin “Ballkan” në Abc për gazetaren Linda Karadaku, ka shpjeguar se si po avancon procesi i diskutimeve në Bruksel për hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Zykaj tha se që në ditën e parë, ABC është njoftuar se, presidenca çeke është po aq e përkushtuar sa presidenca franceze për t’a çuar përpara dakortësinë midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut mbi propozimin e fundit të shpalosur dje nga presidenti francez, Emmanuel Macron deri në finalizim.

Sipas saj takimi i ardhshëm i 27 ambasadorëve të përhershëm të BE-së zhvillohet në 7 korrik dhe në këtë kuptim, data 7 korrik mund të përbëjë edhe datën e vendimit mbi kuadret negociuese.

Nje “tronditje” dhe per Berishen nje lajm i tille, i cili nje nga pikat e protestes ka dhe zgjatjen e hapjes se bisedimeve nderqeveritare te BE me Shqiperine.

7 korriku shansi i parë për aprovimin e kuadrove negociuese me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut

Zykaj: Presidenca çeke e Bashkimit Europian jep sinjale shumë inkurajuese për progres konkret lidhur me integrimin europian të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Që në ditën e parë të kësaj presidence, ABC është njoftuar se, presidenca çeke është po aq e përkushtuar sa presidenca franceze për t’a çuar përpara dakortësinë midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut mbi propozimin e fundit të shpalosur dje nga presidenti francez, Emmanuel Macron deri në finalizim. Është ky finalizim që do të zhbllokojë rrugën për aprovimin e kuadreve negociuese me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Nëse ky finalizim do të bëhet brenda pesë ditësh, atëherë presidenca çeke do të vendosë pa humbur kohë çështjen e kuadreve negociuese me të dyja vendet në axhedën e takimit të ambasadorëve të përhershëm të Bashkimit Europian. Takimi i ardhshëm i 27 ambasadorëve të përhershëm të BE-së zhvillohet në 7 korrik dhe në këtë kuptim, data 7 korrik mund të përbëjë edhe datën e vendimit mbi kuadret negociuese. Më tej, ky vendim mund të kalojë pastaj përmes një procedure të përshpejtuar me shkrim, siç ka ndodhur gjatë periudhës së pandemisë me një sërë vendimesh që nuk mund të merreshin me prezencën fizike të ministrave të çështjeve europiane, ministrave të jashtëm apo të fushave të tjera. Pra, nuk ka nevojë domosdoshmërisht të mbahet një takimi i posaçëm i 27 ministrave të çështjeve europiane për përcaktimin e një date për mbajtjen e konferencës së parë ndërqeveritare me të dyja vendet, që shënon dhe hapjen zyrtare të negociatave me to.

Presidenca çeke gati të ecë përpara me Ballkanin si paketë

Zykaj: Burime çeke kanë shpjeguar për ABC qasjen ndaj Ballkanit Perëndimor në këtë kontekst të mprehtë të agresionit rus në Ukrainë, ku Bashkimi Europian nuk duhet të tregojë asnjë dobësi dhe nuk duhet të tolerojë asnjë rrjedhojë destabilizuese të  Rusisë në rajon. Si rrjedhim, Bashkimi Europian synon të përparojë me të gjitha vendet e rajonit në integrimin e tyre europian dhe ndaj rajoni aktualisht shihet më shumë si një paketë. “Nëse zhbllokohet rruga për hapjen e negociatave zyrtare të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, atëherë do ecim përpara dhe me liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe me aplikimin e Bosnjës për statusin e vendit kandidat” janë shprehur këto burime. Sipas tyre, një moment i rëndësishëm për vendet e Ballkanit Perëndimor do të jetë dhe samiti i muajit tetor mbi Komunitetin Politik Europian, ku do të ftohen shumë vende, përfshirë ato të rajonit. Gjatë samitit të tetorit pritet të mësohet më shumë lidhur me liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës dhe ecjen përpara të Bosnjës Hercegovinës në përmbushjen e 14 prioriteteve për marrjen e statusit të vendit kandidat./m.j

Next Post
“Çmenden” plazhet e Barcelonës, ndalojnë pirjen e duhanit kudo!

"Çmenden" plazhet e Barcelonës, ndalojnë pirjen e duhanit kudo!

Comments 1

  1. shkurt 2014 says:
    4 years ago

    Mire don Zoti e do hapen negociatat ne kete muaj,me siguri ky eshte nji vendim politik,mbase hapjes negociatave ktu do jemi.Po te mose jete perseri nji vendim politik,vendi jone do pranohet ne BE ne vitin 2060 sic ka then XHefri.Arsyeja eshte e thjeshte te plotsohen sandartet e BE duhet shume pune,qe k/hajduti edvin me hajdutet e tije eshte shume large me kerkesat e BE ne te gjitha drejtimet.Per te pasur nji shtet,pa korrupsion e pa krime,duhet nji drejtesi rreale,ajo nuke eshte pengohet nga kta kriminele,ata qe ishin,e kta qe mbajne pushtetin sot me dhune,me votat e vjedhura.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Salianji vijon turet nëpër qytetet e Shqipërisë, ish-deputeti njofton takimin me demokratët e Vlorës

“Basti” i Salianjit për zgjedhjet në PD: Nuk do të votojnë as 10 mijë anëtarë, Berisha do të lexojë 54 mijë vota

May 13, 2026
“Është puç”, debat në studio, Rexhaj: Ku është parë që një prokuror të pezullojë kryeministrin?

“Kurti mendoi se i duhej divorci me Osmanin”, Albatros Rexhaj: Lufta është mes LVV dhe PDK!

May 13, 2026
Senati amerikan rrëzon rezolutën për tërheqjen e trupave nga konflikti me Iranin

Senati amerikan rrëzon rezolutën për tërheqjen e trupave nga konflikti me Iranin

May 13, 2026
Kush është opozita iraniane? Nga dëshira për kthimin e monarkisë te lëvizjet e të rinjve “Gen Z”

Reza Pahlavi nën akuza të rënda: Vrasja në Kanada zbulon të pathënat e tij

May 13, 2026
Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Ndrenika në gjyqin e Veliajt, Vangjeli: Akt njerëzor! Neveri e pafundme për reagimin në rrjet

May 13, 2026
Salianji: Në PD-në e Berishës prevalojnë interesat personale, jo të demokratëve

Salianji: Tre deputetë të PD më mbështesin mua

May 13, 2026
“Ka njerëz që vetëm burgun njohin”, juristët debat për drejtësinë: Të ndërhyhet për procedimet penale

“Ka njerëz që vetëm burgun njohin”, juristët debat për drejtësinë: Të ndërhyhet për procedimet penale

May 13, 2026
Mandati i Xhaçkës, Gogu-Bardhit: Po bën xhonglerin politik! Bëni si mendja pas Kushtetueses, por…

Gogu: Reforma në Drejtësi nuk ka përfunduar. I duhen ndërhyrje plotësuese deri kur të jemi anëtarë të BE

May 13, 2026
Deputeti i PD entuziast: SHBA-të po i heqin “non gratën” Berishës, shumë shpejt japim lajmin!

Deputeti i PD entuziast: SHBA-të po i heqin “non gratën” Berishës, shumë shpejt japim lajmin!

May 13, 2026
”Lëre të vdesë”, Rama kujton dhunimin në 97: Mjeku më tha se ishte tentativë vrasjeje! Në Francë…

”Lëre të vdesë”, Rama kujton dhunimin në 97: Mjeku më tha se ishte tentativë vrasjeje! Në Francë…

May 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In