• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, May 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

BE prezanton kushtet e anëtarësimit, Hohmann: Të mbyllet Reforma në Drejtësi

by A R
23/09/2022 12:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ambasadorja e BE-së në Tiranë, Christiane Hohmann, gjatë një konference ka deklaruar se çelja e bisedimeve për integrim e bën bashkëpunimin mes Shqipërisë dhe unionit europian edhe më të rëndësishëm dhe më strategjik. Sipas saj, vendi ynë sapo ka nisur një maratonë duke shtuar se për këtë duhet rezistencë, aftësi dhe bashkërendim shumë i fortë mes institucioneve.

“Sot tashmë që ne flasim kemi takimin shpjegues për kapitullin 24 për drejtësinë, lirinë dhe sigurinë. Është organizuar dhe po ndodh në Bruksel. Natyrisht disa nga kolegët tuaj nuk janë këtu, por janë në Bruksel për këtë takim, por fillimi i bisedave për anëtarësim është një arritje shumë e madhe për Shqipërinë dhe për BE-në dhe është si rrjedhojë e një pune shumë të madhe dhe një vendosmërie në vijimësi nga Shqipëria dhe të gjithë ju. Shqipëria sapo ka filluar një maratonë. Një maratonë e cila do të kërkojë rezistencë, aftësi dhe një bashkërendim shumë të fortë ndërmjet institucioneve”, u shpreh Hohmann.

Sipas saj ecuria në fushën e sundimit të ligjit do të përcaktojë ritmin e përgjithshëm të bisedimeve.

“Shqipëria do duhet të tregojë një udhëheqje të fortë politike për të avancuar në fushën e ligjit dhe natyrisht institucionet e drejtësisë dhe organet e zbatimit të ligjit po ashtu duhet të kenë një rol tejet kyç për të luajtur. Përveç takimeve shpjeguese një pjesë shumë e rëndësishme për autoritetet shqiptare do të jetë që të prezantojnë tek ne një udhërrëfyes për sundimin e ligjit, dhe në të do të shtjellojnë të gjitha objektivat dhe gjërat që dëshirojnë të arrijnë”, u shpreh ambasadorja.

Sipas saj, do të shikohet si do konsolidohet reforma në drejtësi; do të monitorohet nga afër historiku i hetimeve, ndjekjeve penale dhe i dënimeve në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizohet; do të priten më shumë rezultate në fushën e luftës kundër pastrimit të parave; do të duhet angazhim në vijim për luftën kundër prodhimit të kanabisit, armëve të zjarrit dhe të qenieve njerëzore si dhe do të shikohet bashkëpunimi me agjencitë e zbatimit të ligjit me vendet anëtare.

“Bashkëpunimi ynë i ngushtë në fushën e drejtësisë duhet të jetë më i plotë dhe më i fortë që ne të jemi më të fortë”, tha ajo.

Ambasadorja njoftoi se më 3 dhe 4 Nëntor Tirana do të mikëpresë takimin ministerial mes BE dhe Ballkanit Perëndimor për çështjet e drejtësisë dhe ato të brendshme, ku prezentë do të jenë edhe komisionerët europianë.

Ambasadorja tha po ashtu se BE e mbështet Shqipërinë sa i përket sulmeve kibernetike.

“BE po e mbështet Shqipërinë për të qenë sa më rezistente kundër këtyre sulmeve dhe së bashku me agjencitë e specializuara të shteteve anëtare e ndihmojmë Shqipërinë në mënyrë sistemike”, u shpreh ajo.

Deklaratat ambasadorja i bëri gjatë një takimi ku diskutohej për rolin e BE-së në zbatimin e ligjit në Shqipëri. Po ashtu u prezantua edhe projekti “EU4LEA”, Bashkimi Evropian për Zbatimin e Ligjit në Shqipëri.

“Ky projekt do të fillojë në bazë të punës së madhe që është bërë gjatë dy dhjetëvjeçarëve të fundit të një bashkëpunimi të ngushtë dhe në rritje mes BE-së dhe organeve ligjzbatuese të Shqipërisë. Lançimi i këtij aktiviteti ndodh sot në një kontekt tërësisht të ri”, u shpreh Hohmann.

EU4LEA është një projekt i financuar nga BE-ja që kontribuon në forcimin e shtetit të së drejtës në Shqipëri. Agjencitë ligjzbatuese shqiptare, – veçanërisht Policia e Shtetit Shqiptar, Ministria e Punëve të Brendshme, Struktura e Posaçme Antikorrupsion SPAK, Prokuroria e Përgjithshme, përfshirë prokuroritë e rretheve – do të asistohen për ta afruar performancën e tyre me standardet më të mira të BE-së.

Fushat kryesore të mbështetjes përfshijnë luftën kundër krimit të organizuar, korrupsionin e nivelit të lartë, krimin mjedisor, si dhe menaxhimin e integruar të kufirit, kontrollin e trafikut rrugor dhe policimin në komunitet.

Next Post
“Rama po ndërton Dubain e familjes së tij”, Berisha këshillon BE-në: Hetoni urgjent Portin e Durrësit

Mbyllja e 'Turgut Ozal', Berisha sulmon Ramën: Të skuqesh nga turpi! Trishtove 255 'Zaho'...

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Frrok Çupi paralajmëron “varrosjen” e dosjes së 21 Janarit

Çupi sulmon Berishën: E ka luftuar integrimin me “thikë në dhëmbë”, është njeri i betuar kundër Perëndimit

May 14, 2026
Aksident në Tiranë, humb jetën babai i ministres Pirdeni

Aksident në Tiranë, humb jetën babai i ministres Pirdeni

May 14, 2026
Balliu pas qëndrimit të ambasadorit britanik: Berisha është shpallur i korruptuar

Balliu pas qëndrimit të ambasadorit britanik: Berisha është shpallur i korruptuar

May 14, 2026
Kryemadhi merr mbështetjen e Shoqatës së Grave të Divorcuara: Jam e papunë, dua të jetoj jetën time!

Kryemadhi merr mbështetjen e Shoqatës së Grave të Divorcuara: Jam e papunë, dua të jetoj jetën time!

May 14, 2026
SHBA rrisin presionin ndaj Kinës për Iranin, Teherani kërkon alternativa në BRICS

SHBA rrisin presionin ndaj Kinës për Iranin, Teherani kërkon alternativa në BRICS

May 14, 2026
Debati në Kuvend! Bozdo kritikon rritjen e çmimeve, Ibrahimaj: Kemi vepruar me përgjegjësi për shmangien e abuzimeve

Debati në Kuvend! Bozdo kritikon rritjen e çmimeve, Ibrahimaj: Kemi vepruar me përgjegjësi për shmangien e abuzimeve

May 14, 2026
FSHF bën propozimin për President të UEFA-s, zbardhen detajet nga mbledhja

FSHF bën propozimin për President të UEFA-s, zbardhen detajet nga mbledhja

May 14, 2026
Rregullorja e re e Kuvendit, mbeten ende çështje pa konsensus mes PS dhe PD

Rregullorja e re e Kuvendit, mbeten ende çështje pa konsensus mes PS dhe PD

May 14, 2026
Nga sporteli i shtetit në “litarin” e qelisë

Nga sporteli i shtetit në “litarin” e qelisë

May 14, 2026
“Epsteini” ynë

“Meritën” kryesore për rezolutën e ka Berisha

May 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In