• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Bota

BE ndryshon kriteret për përdorimin e pasaportës shëndetësore! Çfarë duhet të dini…

by A R
26/01/2022 09:39
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

BE ka ndryshuar kriteret për përdorimin e certifikatës COVID-19. Kjo certifikatë ishte vendosur në pranverën e vitit të kaluar me qëllim që të lehtësojë lëvizjen brenda BE-së në kohën kur kishte nisur procesi i vaksinimit kundër sëmundjes COVID-19.

Ministrat e Bashkimit Evropian, gjatë takimit të mbajtur të martën, pranuan propozimin e Komisionit Evropian për të bërë ndryshime në kriteret për përdorimin e certifikatës COVID-19 për udhëtim brenda bllokut evropian. Kjo certifikatë ishte vendosur në pranverën e vitit të kaluar me qëllim që të lehtësojë lëvizjen brenda BE-së në kohën kur kishte nisur procesi i vaksinimit kundër sëmundjes COVID-19.

Por rrethanat kanë ndryshuar dhe BE-ja ka rekomanduar ndryshimin e kritereve për përdorimin e kësaj certifikate. Tani më shumë do të merret parasysh gjendja shëndetësore e personit, të dhënat për vaksinim apo shërim nga virusi, sesa gjendja epidemiologjike e shtetit apo rajonit prej nga ai vjen.

Sipas rekomandimeve të reja, certifikata COVID-19 do të jetë e vlefshme nëse përmban të dhënat se bartësi i saj është i vaksinuar me së paku dy doza. Kjo certifikatë vlen nëntë muaj nga marrja e dozës së dytë të vaksinës, ndërkaq për personat që janë të vaksinuar me dozën përforcuese, vlefshmëria e certifikatës do të jetë e pakufizuar, së paku derisa nuk ka të dhëna të reja shkencore që tregojnë për kohëzgjatjen e mbrojtjes që ofron kjo dozë, citon REL.

Të vlefshme do të jenë edhe certifikatat që dëshmojnë se bartësit e tyre e kanë kaluar virusin jo më vonë se para gjashtë muajve. Për bartësit e këtyre certifikatave, BE-ja ka propozuar që të mos ketë asnjë kufizim shtesë apo detyrim për testim ose vetizolim.

Në kohën kur shtetet e BE-së po regjistrojnë shifra rekorde të infektimeve për shkak të përhapjes së variantit Omicron, megjithatë blloku evropian sugjeron lehtësime për udhëtime duke marrë parasysh suksesin që kanë arritur disa shtete me fushatën e vaksinimit të qytetarëve të tyre.

Megjithatë, mes shteteve të BE-së ka dallime të mëdha sa i përket nivelit të vaksinimit. Për shembull, në Belgjikë dozën përforcuese e kanë marrë më shumë se 70 për qind e qytetarëve të moshës madhore, ndërkohë në Bullgari dhe Rumani gjysma e qytetarëve ende janë të pavaksinuar.

Këto janë vetëm rekomandime të BE-së, pasi secili shtet anëtar do të vendosë për zbatimin e tyre në shtetet përkatëse.

/a.r

Next Post
“Ai donte ta merrte selinë me vëllavrasje, dërgoi njerëzit…”, Bejko plas deklaratën e fortë për Sali Berishën

“Ai donte ta merrte selinë me vëllavrasje, dërgoi njerëzit...”, Bejko plas deklaratën e fortë për Sali Berishën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Vangjeli: Sali Berisha e ka kthyer PD në “Airbnb” ambiciesh

March 5, 2026
Salianji sfidon Berishën: Hap garën në PD, lëri demokratët të votojnë të lirë!

Salianji sfidon Berishën: Hap garën në PD, lëri demokratët të votojnë të lirë!

March 5, 2026
Sot Kuvend, pritet votimi për ministrat e rinj pas dekreteve të Presidentit Begaj

Sot Kuvend, pritet votimi për ministrat e rinj pas dekreteve të Presidentit Begaj

March 5, 2026
EMRI / Ekstradohet nga Britania e Madhe anëtari i grupit të Laert Haxhiut

EMRI / Ekstradohet nga Britania e Madhe anëtari i grupit të Laert Haxhiut

March 5, 2026
Reshje të pakta shiu/ Parashikimi i motit për sot, 6 shtator 2023

E enjtja me mot të paqëndrueshëm në të gjithë vendin

March 5, 2026
Visho Ajazi Lika rrëfen historinë e kërcënimit: I shkova në zyrë kryeministrit! U informova se mund të bëhej sulm ndaj…

“Jo vetëm raketa”, ish-kreu i SHISH, Visho Ajazi: Irani mund të na sulmojë në shumë mënyra

March 5, 2026
Dita e VI | Irani lëshon raketa drejt Izraelit, Senati Amerikan lë në fuqi kompetencat ushtarake të Trumpit

Dita e VI | Irani lëshon raketa drejt Izraelit, Senati Amerikan lë në fuqi kompetencat ushtarake të Trumpit

March 5, 2026
“Po i qëndroj presioneve të pacipa të PD”, Salianji: Nuk iki nga partia, s’është pronë private

“Po i qëndroj presioneve të pacipa të PD”, Salianji: Nuk iki nga partia, s’është pronë private

March 5, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Kur Teherani ka dilema, Tirana e ka vendosur

March 5, 2026
Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In