• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 29, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Baza ligjore/ Hapat për strehimin politik të afganëve, nga kërkesa për mbrojtje në kufi, gjurmët e gishtave, akomodimi, hetimi deri te përgjigjia fundore

by Java News
18/08/2021 16:12
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Adriatik Doçi

Përpos vullnetit politik të qeverisë, rreshtimit në krah të SHBA dhe NATO-s, traditës së mikpritjes, besës etj., Shqipëria ka edhe një bazë të qartë ligjore për mbrojtjen dhe strehimin e refugjatëve politikë, në rastin konkret të disa afganëve që po përpiqen të shpëtojnë nga talebanët, të cilët tashmë kontrollojnë Afganistanin pas tërheqjes së forcave amerikane.

Në 1 shkurt të këtij viti, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar ligjin e ri për azilin, në bazë të direktivave të Brukselit dhe konventave ndërkombëtare. Ligji i jep të drejtë çdo të huaji të kërkojë strehim, mbrojtje dhe azil në Shqipëri, për shkak të frikës apo persekutimit për arsye politike,  të racës, të besimit fetar, të kombësisë, të anëtarësisë në një grup të caktuar shoqëror etj.

Parimi themelor i ligjit për mbrojtjen dhe azilin është ndalimi i dëbimit të çdo refugjati që hyn në Shqipëri, ku i kërcënohet jeta apo liria në vendin e tij, ku ka rrezik se mund t’i nënshtrohet torturës apo zhdukjes me forcë si dhe dëbimin në një shtet të tretë, siç është rasti konkret i afganëve, të cilët po largohen për t’i shpëtuar dhunës dhe arbitraritetit të talebanëve.

Nga ana tjetër, kushti bazë që një refugjat të kërkojë strehim, mbrojtje dhe azil në Shqipëri është persekutimi i tij në vendin nga ka ardhur.

Me persekutim do të konsiderohen rastet kur ka shkelje të rënda të të drejtave të njeriut, kemi të bëjmë me akte të dhunës fizike, psikologjike dhe seksuale, me masa policore ose vendime gjyqësore diskriminuese, ndjekjes penale diskriminuese, me mohim të së drejtës për t’iu drejtuar gjykatës për rishikim të dënimit dhe ndjekjes penale për shkak të refuzimit për të kryer shërbimin ushtarak në një konflikt etj.

Gjithashtu, persekutim do të konsiderohen përndjekjet dhe rreziqet për shkak të racës, besimit fetat, kombësisë, grupit shoqëror dhe bindjeve politike. Do të përfitojnë azil edhe personat që mund të përballen me dënimin me vdekje apo ekzekutim, me tortura apo trajtim çnjerëzor dhe nga kërcënime të tjera të rënda në situata të konflikteve të armatosura.

Përjashtohet nga strehimi, statusi i refugjatit dhe nga azili të gjithë të huajit që kanë kryer krime kundër paqes, krime lufte ose krime kundër njerëzimit, që kanë kryer krime të tjera të rënda, që janë fajtorë për akte që bien në kundërshtim me parimet e Kombeve të Bashkuara dhe që paraqesin rrezik për rendin dhe sigurinë në Shqipëri.

Si do të strehohen refugjatët politikë afganë

Fillimisht, shtetasit afganë të larguar nga vendi i tyre për të shpëtuar nga talebanët, duhet të shprehin verbalist ose në formë të shkruar kërkesën për mbrojtje ndërkombëtare, në momentin e hyrjes në territorin e Shqipërisë.

Personat përgjegjës për kufirin dhe migracionin regjistrojnë të gjitha kërkesat, të cilat i përcjellin brenda 72 orëve tek organet për azilin dhe refugjatët. Krahas administrimit të kërkesës, secilit refugjat i merren gjurmët e gishtave, fotografi, dëshmi etj.

Strehimi i menjëhershëm

Në momentin e regjistrimit të kërkesës për mbrojtje në pikën kufitare, i huaj, në rastin konkret, afganët, kanë të drejtë të qëndrojnë në Shqipëri, deri kur të marrin një përgjigje përfundimtare. Ata praktikisht janë të mbrojtur në Shqipëri.

Pas shprehjes së qëllimit për mbrojtje në pikën kufitare, çdo shtetas afgan akomodohet në Qendrën e Pritjes për Azil, në vendin e përcaktuar nga ministria ose në një vend tjetër sipas dëshirës së tij. Pas akomodimit në qendrat e pritjes, ata do t’i nënshtrohen vizitave të nevojshme mjekësore.

Më konkretisht, refugjatëve afganë do t’i ofrohen në qendrat e pritjes; akomodimi, ushqimi, sigurimi shëndetësor, kushtet minimale të higjienës dhe programe pedagogjike e edukuese, si dhe këshillim ligjor falas.

Shqyrtimi i kërkesave

Në fazën e kërkesës së refugjatit për mbrojtje, autoritetet shqiptare do të bashkëpunojnë ngushtë me Zyrën e Komisionerit të Lartë për Refugjatët e Organizatës së Kombeve të Bashkuara (UNHCR). Brenda 15 ditëve nga paraqitja e kërkesës për mbrojtje, refugjati informohet në një gjuhë të cilën e kupton për procedurat, të drejtat, detyrimet dhe kushtet e pritjes.

Ndërkaq, procedura për përgjigjen përfundimtare për të pranuar ose jo kërkesën për mbrojtje dhe strehim politik në Shqipëri, zgjat 6 muaj, por për raste komplekse zgjat deri në 9 muaj.

Për të pranuar ose jo përfundimisht kërkesën për strehim politik, autoriteti përgjegjës për azilin dhe refugjatët, gjatë shqyrtimit të kërkesës, kryen një hetim bazuar në fakte dhe rrethana konkrete. Autoritetet shqiptare, për secilin rast, do t’i referohen një dosje, e cila përmban informacion të saktë mbi gjendjen që mbizotëron në Afganistan, deklarata dhe dokumente të paraqitura nga refugjati, duke përfshirë informacionin nëse kërkuesi ka qenë subjekt i persekutimit, rrethanat personale të refugjatit, si origjina, orientimi seksual, mosha etj., si dhe informacion mbi aktivitetet e kryera nga kërkuesi./shqiptarja.com

Next Post
Kapitalistët e Albin Kurtit kundër kapitalizmit!

Sevdallia, dy fytyrat e Sali Berishës dhe Albin Kurti i pamundur

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SUPERIORE/ Polemika të forta për derbin Tirana-Dinamo, tekniku Daja: Derbi mund të luhej në një tjetër orar, i njëjti arbitër…

SUPERIORE/ Polemika të forta për derbin Tirana-Dinamo, tekniku Daja: Derbi mund të luhej në një tjetër orar, i njëjti arbitër…

October 29, 2026
Fitorja e zgjedhjeve nga studentët, tronditet dhe media e Vuçiç, dorëhiqet shefja e RTS!

Fitorja e zgjedhjeve nga studentët, tronditet dhe media e Vuçiç, dorëhiqet shefja e RTS!

October 29, 2026
Vrasja e Arlinda Zekajt, pezullohen kryeprokurorja e Pejës dhe prokurorja e çështjes pas publikimit të audiove tronditëse!

Vrasja e Arlinda Zekajt, pezullohen kryeprokurorja e Pejës dhe prokurorja e çështjes pas publikimit të audiove tronditëse!

October 29, 2026
Prona private për projektet rrugore! Qeveria miraton shpronësimet në Fier dhe Tiranë

Rritet buxheti për rrugët, ja projektet që financohen vitin që vjen! Nga korridori VIII, te zgjerimi i Tiranë-Durrës

October 29, 2026
Deputetët e PD ndezin tymuese në Kuvend dhe bllokojnë foltoren, përjashtohen katër prej tyre

Kaosi i opozitës në Kuvend, socialistët kërkojnë përjashtimin e Berishës me 10 ditë dhe masë me 60 ditë për 6 deputetë të tjerë të PD!

October 29, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Veliaj nuk është armik politik, por një figurë që ka të drejtë të mendojë ndryshe

October 29, 2026

Ankimimet ndaj vendimit të ish-krerëve të UÇK-së /Apeli i ‘Speciales” pranon shtimin e numrit të fjalëve në deklaratat e mbrojtjes

October 29, 2026
Pa vendimin e gjykatës, Lacivitën do e shihte me dylbi Ai..

Guvernatori i Bankës nuk është mbi Republikën!

October 29, 2026
Si iku Bolsonaro nga Brazili: Plani i mashtrimit me 4 makina, avioni privat për në Argjentinë dhe ndihma e Shtëpisë së Bardhë

Si iku Bolsonaro nga Brazili: Plani i mashtrimit me 4 makina, avioni privat për në Argjentinë dhe ndihma e Shtëpisë së Bardhë

October 29, 2026
Mbledhja e Këshillit Bashkiak, ja vendimet në ndihmë të shtresave në nevojë

Transferimi i Veliajt ndez debatin në Këshillin Bashkiak, socialistët: Çfarë ishte gjithë ky ngut për ta çuar në Fier?

October 29, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In