• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, August 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Sevdallia, dy fytyrat e Sali Berishës dhe Albin Kurti i pamundur

by Kimete Berisha
18/08/2021 16:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Kimete Berisha

Sevdallia!

E ka kap kara-sevdaja!

…që është kjo një dashuri që të qet n’dy gjunj, veç kush e ka provu di’ me tregu çka t’bën kjo lloj sevdaje.

Unë jam mësuar më shumë me m’dasht sesa me dasht, dhe as kjo kurrfarë lumturie s’është, veç të duket n’fillim…

se edhe Niçe (plotësisht i dështuar në dashuri) ka thënë se lumturia e gruas është  ‘ai

më do’, e lumturia e burrit ‘unë e dua’..

Ama kohëve të fundit jam duke hulumtuar terrenin për ‘të dhënë dashuri’ se m’u kanë grumbullu ‘rezerva të dashnisë’ tuj refuzu ‘ky s’e meriton; as ky, ani ky hiç se hiç’…

dhe boll zor ish, se në momentin që po ta prish qejfin pala matanë receptorit, po idhnohesh menjëherë (e pamësuar me ta prish qejfin), po

hujitesh, dhe masandej inati (krenaria) po ia mund dashnisë.

Ju kujtohen ata meshkujt e viteve të nëntëdhjeta që rrinin përmbys, ratë, çele guri gojën, nuk ditke kush çka i ka gjet, ku kanë shkel a çka u bë me ta…veç shkriheshin e treteshin në vete, për një dashuri të parealizuar.

Ka pas raste, mos t’i përmendi tash m’u lig as unë as ju, kur dilnin në penxhere apo te dyert e sokakut për ta shikuar dashurinë e tyre kah shkon nuse ‘te tjetër kush’!

Apo për ndonjë sekret.

A e dini se sekret ta shkatërron jetën.

Edhe rrudhesh, edhe çoroditesh, edhe sëmuret gjaku, edhe zemra, edhe truri, të gjitha të këqijat vijnë nga jeta e rreme dhe nga dashuria që e mban fshehur!

Njani m’ka pas dasht shumë (kështu së paku kisha dëshirë të mendoj), ama për inat më ka pas thënë, sa për që s’kam forcë shpirtërore  ‘vijë të kcej në dasëm’!

Do me thënë inati është më i madh se dashuria (për shqiptarin)!

Kryesore për shqiponjën është të duket para syve të shqiptarëve ‘i ndershëm’!

S’është me rëndësi ‘të jesh i ndershëm’, me rëndësi është për këtë xhungël ‘të dukesh i ndershëm’!

Sinqeriteti është i pamoralshëm -sekreti ta ruan moralin.

Shqiptari jeton me adete të lindjes (që mendojnë se moralin e ruan shamia, pra që mendojnë se moralin e ruan sekreti), jetojnë me adete të moralit të rremë, ama çaren e lypin në perendim!

Si perendimorë jetojnë tinëz!

Krejt bota na njohin, prandaj po na e kthejnë shpinën, se plus kujtojnë se e kanë mashtruar botën me shtirjen e tyre…me kultura kundërthënëse dhe me realitete kundërthënëse,

akteomi është zhvilluar aq shumë, sa janë bindur se edhe Perendinë e mashtrojnë Ramazanave…

Ky konstatim i imi (sapo i zbuluar) nuk vlen për shqiptarët e Shqipërisë, ata tashmë e kanë tepruar me sinqeritet edhe nëpër emisione televizive, e zbulojnë me lehtësi maskara-llëkun e tyre.

Ka mbetur primitiv, dyfytyrësh dhe me moral të dyfishtë veç Sali Berisha!

Në të vërtetë kjo tema ime devijoi,  mori kahje tjetër…dhe s’po

dua ta redaktoj mendimin dhe ndjenjën, si Shkreli kur e ka pas redaktuar atë librin e tiij (ia paskam harru edhe titullin), sepse bindja dhe ndjenja nuk redaktohen, nuk rishkruhen…

kur provon t’i redaktosh poezitë e rinisë-bëhesh djalë-plak pse vajzë-plakë…

dashuria rinore nuk e duron mençurinë, prandaj rishkrimet dhe redaktimet e shkrimeve të mëhershme me mendt t’sotit janë qesharake…

…se unë desha të shkruaj për diçka tjetër, ndërkohë më tërhoqi dashnia e ku hyra e ku dola….

veç desha të them se sevdallia Arben Vitija është duke kaluar në një nirvanë të tmerrshme:

unë ministër i shëndetësisë,

unë kryetar i Prishtinës,

unë vallëzoj më së miri

(e detyrojnë të kërcej në dasma me ua hijeshu, se s’kish kcy pa e lut…ju kujtohen do gra që kanë qejf t’u bësh riixha:

– hajt, hajt, çu moj kce pak..

– o vallahi s’di, a? Mos m’ngushto!

– din din, çu çu (është sevap

m’i lut me vallëzu  se mbesin mandej me

zhig)

Në kulmin e pandemisë sevadllia fotografohet me ish manikene pa maskë, e sende vende, është llukist (diskriminues), sepse nuk fotografohet me dikë që nuk duket bukur sa ‘do të donte ky’!

…unë i zvogëloj rastet e infektimeve kur dua,

unë i rris rastet kur të dua vet…

Unë jam i lumtur.

Unë jam qytatar.

Unë jam i pazëvendësueshëm.

Kush flet keq për mua është katunar.

Pa mua Albin Kurti nuk mundet…

Duke i injoruar gazetarët, kam fituar…

Ama, jo!

Frida thoshte: Kam pirë sepse dëshiroja ta fundosja në pije, trishtimin tim! Por, ndodhi e kundërta dhe trishtimi im u mësua të notoj…

Do të mësohen shqiptarët të notojnë dhe të shpëtojnë edhe nga ky moçal psikik!

Po, harrova edhe diçka të përfshij në këtë temë, një ngjarje rë vërtetë që ka ndodhur para lufte:

– Njana, tha, nuk ngritej nga shtrati, nuk hante, nuk pinte, nuk fliste…

pasi mjekët konstatojnë se çika ‘s’ka asnjë problem shëndetësor’, baba e nana e çojnë te një hoxhë!

Hoxha ia rekomandon dashurinë si ilaç dhe u thotë prindërve ‘Kjo nuk e asnjë problem shëndetësor, veç i mungon dashuria’.

Familjarë e miq angazhohen, e njoftojnë me një djalë, vajza dashurohet dhe i shërohet shpirti…

Pra…ndoshta ua kam përzi edhe më shumë me këtë shembull, por s’ka dert.

Kryesore t’ju ketë pëlqyer shkrmi…sepse më duket më kanë lënë vetëm: kam mbetur e vetmja autore që ende shkruaj për dashni…(kryetarin e akademisë e pashë dje lodronte neper ‘albi mall’),

Dikush e jeton, dikush shkruan për të, dikush ka mbetur pa të, dikujt i është harxhuar (si lotët kur të harxhohen që shkon i blen në farmaci)…

Shkrimi e banalizon ndjenjën (nëse shkrimi nuk është suprem), prandaj bëjnë mirë që nuk shkruajnë për Dashuri!

P.S. Përndryshe njani një ditë më ofroi në insta’ ofertën si në vijim:

-A je e interesume me kalu pjesën e mbetur të jetës me mua në Gjermani?

Nuk iu përgjija, ama kjo ‘pjesa e mbetur e jetës’ më la shumë përshtypje…

Njëmend, po, në vend se të përqëndrohem në ofertë, unë sharrova (si rëndomë) e u fiksova me pyetje metafizike…pjesa e mbetur!

‘Me t’u kujtu’ se sa shpejt njerëzit e harrojnë të  vdekurin, nuk do të jetosh për të impresionuar askend’ (Christopher Ëalken)

Vëmendje: Ky shkrim u shkrua në lëvizje

(shpresoj as juve nuk ju gjen ulur).

I bëra bërë 9000 hapa derisa i dhash fund!

Next Post
42 zyrtarë të drejtësisë nën hetim/ Nga sekretarja e Adriatik Llallës tek inspektoret e KLD

42 zyrtarë të drejtësisë nën hetim/ Nga sekretarja e Adriatik Llallës tek inspektoret e KLD

Comments 1

  1. Sekuni says:
    5 years ago

    Hajde në Shqipëri, oj Kime, ku mbajnë nga një grua, e jo si në Kosovë, që kanë nga dy e tre gra (një në Kosovë, një në Gjermani e një në Zvicer).

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Epsteini” ynë

Drejtësia që do gjyqe popullore, por jo gjyqe të hapura për popullin

August 4, 2026
Sa ndihmojnë 114 milionë eurot e Gjermanisë në tre projekte energjitike?

Sa ndihmojnë 114 milionë eurot e Gjermanisë në tre projekte energjitike?

August 4, 2026
Masakrat serbe në Kosovë, zbulohet zona e tretë me varre masive në Zubin Potok

Masakrat serbe në Kosovë, zbulohet zona e tretë me varre masive në Zubin Potok

August 4, 2026
Dita e 66-të e tubimit/ Protestuesit kërkojnë Qeveri teknike, nisin fjalimet para Kryeministrisë

Dita e 66-të e tubimit/ Protestuesit kërkojnë Qeveri teknike, nisin fjalimet para Kryeministrisë

August 4, 2026
Tragjike në kufirin shqiptaro-grek, humb jetën 20-vjeçari nga Kili! Shkak dyshohet i nxehti ekstrem

Tragjike në kufirin shqiptaro-grek, humb jetën 20-vjeçari nga Kili! Shkak dyshohet i nxehti ekstrem

August 4, 2026
Policia forcon kontrollet në Gjirin e Vlorës, 32 mjete të bllokuara dhe dy gjoba nga 500 mijë lekë gjatë korrikut

Policia forcon kontrollet në Gjirin e Vlorës, 32 mjete të bllokuara dhe dy gjoba nga 500 mijë lekë gjatë korrikut

August 4, 2026
Detaje nga vrasja e 24-vjeçarit shqiptar në Itali/ Autori pa Nurian Dalipajn duke biseduar me ish-të dashurën e tij dhe u konfliktuan

Detaje nga vrasja e 24-vjeçarit shqiptar në Itali/ Autori pa Nurian Dalipajn duke biseduar me ish-të dashurën e tij dhe u konfliktuan

August 4, 2026
Mbi 56 sulme në minutë, Shqipëria nën presionin e sulmeve kibernetike! Eksperti i IT: Sulmet prekin edhe qytetarët e bizneset

Mbi 56 sulme në minutë, Shqipëria nën presionin e sulmeve kibernetike! Eksperti i IT: Sulmet prekin edhe qytetarët e bizneset

August 4, 2026
Zjarri në masivin pyjor të Mallakastrës mbetet aktiv, evakuohen 6 familje

Zjarri në masivin pyjor të Mallakastrës mbetet aktiv, evakuohen 6 familje

August 4, 2026
Dy turistë gjermanë të bllokuar në malin e Çikës, nisin kërkimet nga terreni dhe ajri pas lëshimit të sinjalit SOS

Dy turistë gjermanë të bllokuar në malin e Çikës, nisin kërkimet nga terreni dhe ajri pas lëshimit të sinjalit SOS

August 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com