• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

“Bashkimi kombëtar, i pashmangshëm!”/ Stërnipi i Hasan Prishtinës: Ju tregoj dallimin mes tij dhe Ahmet Zogut

by S T
29/11/2024 18:42
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Bashkimi kombëtar po na vjen dhe është i pashmangshëm. Këtë bindje ndau Mehmet Prishtina stërnipi i Hasan Prishtinës, duke përforcuar idenë e stërgjyshit të tij.

“Bashkimi po na vjen dhe duhet të vijë pavarësisht se ne punojmë dhe është fat që kemi miq të fortë SHBA, që e dinë se pa bashkim nuk mund të mbijetojmë. Bashkimi është i pashmangshëm dhe nevojë jetike”, tha ai.

Sipas tij Hasan Prishtina nuk bënte asnjë kompromis për bashkimin kombëtar dhe kjo e diferenconte nga politikanët e asaj kohë, ndërsa tregon dallimin mes tij dhe Ahmet Zogut.

“Nuk bëri asnjë kompromis, i janë bërë shumë oferta të gjithë përfaqësuesit kanë qenë të prekshëm si na kapital e karrierë, pro Prishtina nuk bëri kompromis për çështjen e bashkimit kombëtar. Një nga arsyet e fuqishme nga kundërshtimi nga Ahmet Zogu ishte fakti që ai nuk bënte kompromis. Dallimi mes Ahmet Zogut e Hasan Prishtinës ai ishte i fokusuar në interesin e shtetit, kurse Hasan Prishtina te kombit, sepse e thoshte pa kombin as shteti nuk mund të mbijetojë këtë bindje kam edhe unë sot”, vijoi ai.

Stërnipi i Hasan Prishtinës shprehet skeptik për politikanët e sotëm, por thekson se ka edhe nga ata që punojnë heshturazi për çështjen e bashkimit kombëtar.

“Jam skeptik për politikanët se ata fokusohen në karrierën e tyre interesat e tyre ideologjike dhe materiale. Ka edhe nga ata që punojnë heshturazi për këtë çështje por do të doja më shumë se kaq”, tha ai.

Krahas bashkimit kombëtar, ai foli në A2 CNN për kontributin e Hasan Prishtinës si atdhetar, ku meritën më të madhe sipas tij e ka për arsimin, ndaljen e shpopullimit dhe pavarësisë.

“Ka pasur disa poste dhe jetëgjatësi të shkurtër si ministër, por Hasan Prshtina luftën më të madhe e bëri të parandalonte eksodin e shqiptarëve në Turqi. Ai me letrat që dërgonte fuqive të mëdha kërkonte ndihmë për shpopullimin masiv që shqiptarët e dëbuar të mos dërgohet në Turqi, por në trojet e veta. Kjo përsëritet në 99. Ky është suksesi i Hasan Prishtinësi priu forcave të armatosura nga Luma, Kukësi, Tropoja, Hasi, duke zhvilluar luftën për bashkim. Arritjet më të mëdha Hasan Prishitna i ka për arsimin shqip, Normalen e Elbasanit. Rreth 200 nxënës ka financuar e mjetet e veta. Edhe në Tropojë që përuruam bustin e Hasan Prishtinës kishin ardhur disa elbasanllinj. Kontributi i tij për arsimin shqip është i jashtëzakonshëm. I ndante 5% të të ardhurave vjetore për arsimin”, tha ai në “A2 CNN”.

Bazuar në dokumente, ai tregoi pse mungoi Hasan Prishtina në ditën e shpalljes së pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912.

“Mistere nuk ka. Hasan Prishtina me 25 deputetë përfaqësonte Shqipërinë në parlamentin osman nga të gjitha zonat, por 5-6 deputetë u dakorduan që pas Greqisë të bëjnë shtetin dhe hartoi doktrinën 14 pikëshe për të përgatitur perandorinë osmane që përmes autonomisë të krijonte shtetin shqiptar. Ishte kërkesë për autonomi, por në përbërje të saj kishte të gjithë elementët e pavarësisë. U dakorduan që do të kthehen në Shqipëri dhe do organizojnë zonat për kryengritje Ismaili doli në perëndim. Bazuar në dokumente Hasan Prishtina më 14 tetor 1912 pas kryengritjes antiosmane e cila u realizua me sukses, tenton të shpallë shtetin e pavarur shqiptar në Shkup por burgoset nga ushtria serbe së bashku me Idriz Seferin e Nexhip Dragën në burgun e Kalamendanit dhe vetëm me ndikimin e forcave të mëdha lirohet”, tha Prishtina.

Next Post
29-Nëntori, Berisha sulmon luftën partizane: Kryen gjenocid dhe krime kundër njerëzimit

29-Nëntori, Berisha sulmon luftën partizane: Kryen gjenocid dhe krime kundër njerëzimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

13 vite pas aksidentit, Mirjani në kërkim të autorit dhe dëmshpërblimit! Gishtin ia vë tezes…

13 vite pas aksidentit, Mirjani në kërkim të autorit dhe dëmshpërblimit! Gishtin ia vë tezes…

October 25, 2026
Vëllai i 28-vjeçarit që u plagos në sy: Çdo shpenzim është kryer nga shteti, gjendja e Erjonit është e stabilizuar

Vëllai i 28-vjeçarit që u plagos në sy: Çdo shpenzim është kryer nga shteti, gjendja e Erjonit është e stabilizuar

October 25, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Etja për një viktimë

October 25, 2026
Tensione të reja para Kryeministrisë! Policia nis shoqërimet, protestuesit sulmojnë bizneset dhe një bankë

Tensione të reja para Kryeministrisë! Policia nis shoqërimet, protestuesit sulmojnë bizneset dhe një bankë

October 25, 2026
Tragjike/ Ishte duke peshkuar mbytet 17-vjeçari në lumin Mat, kërkohet ndihma e palombarëve për nxjerrjen e trupit të viktimës

Nëna humb jetën duke shpëtuar dy djemtë nga mbytja

October 25, 2026
‘Sapo mbërrita në spitalin e Romës… Zoti baftë mrekulli’! Erjon Vishkulli njofton nga Italia

‘Sapo mbërrita në spitalin e Romës… Zoti baftë mrekulli’! Erjon Vishkulli njofton nga Italia

October 25, 2026
Dita e 13-të e protestës/ Para Kryeministrisë hidhen gurë, policia përdor gaz lotsjellës

Dita e 13-të e protestës/ Para Kryeministrisë hidhen gurë, policia përdor gaz lotsjellës

October 25, 2026
Rusia qëndron pas protestave të dhunshme në Evropë? Përgjigjet Vladimir Putin

Rusia qëndron pas protestave të dhunshme në Evropë? Përgjigjet Vladimir Putin

October 25, 2026
Kush është njeriu që sfidon Vuçiçin?

Kush është njeriu që sfidon Vuçiçin?

October 25, 2026

Ku është populli (dhe ku janë 78 mijë studentë)?!

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In