• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, April 27, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha uron LDK në 30-vjetorin e themelimit: Pavarësia, falë gjakut dhe djersës tuaj

by A R
23/12/2019 10:57
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka kujtuar përmes një statusi në “Facebook” 30-vjetorin e themelit të Lidhjes Demokratike të Kosovës.

Basha thekson se LDK lindi në një kohë të errët pushtimi, si shpresë e shqiptarëve të Kosovës për çlirim kombëtar dhe demokraci.

“Në themel të njërës prej arritjeve më të mëdha të historisë së shqiptarëve, në themelet e Pavarësisë së Kosovës qëndron shpirti, djersa dhe gjaku i drejtuesve, mbështetësve dhe atyre që besuan te LDK”, shkruan ndër të tjera Basha.

Mesazhi i plotë:

Sot në këtë 30 vjetor të themelimit, personalisht dhe në emër të Partisë Demokratike të Shqipërisë, dua nga zemra ti uroj mbarësi e suksese simotrës tonë Lidhjes Demokratike të Kosovës, drejtuesve dhe mbështetësve të saj. LDK lindi në një kohë të errët pushtimi, si shpresë e shqiptarëve të Kosovës për çlirim kombëtar dhe demokraci.

Në themel të njërës prej arritjeve më të mëdha të historisë së shqiptarëve, në themelet e Pavarësisë së Kosovës qëndron shpirti, djersa dhe gjaku i drejtuesve, mbështetësve dhe atyre që besuan te LDK. Historia e LDK është histori e krenarisë së Kosovës, është pjesë e krenarisë kombëtare.

Veçanërisht në këtë ditë, është çasti të kujtojmë me nderim themeluesin e LDK, udhëheqësin e shpirtit të Kosovës së pavarur Presidentin Ibrahim Rrugova, si shembull largpamësie, emancipimi, kurajo dhe qëndrese. Drejtuesve të LDK bashkë me urimin, dua ti garantoj se te Partia Demokratike e Shqipërisë, do të gjejnë përherë mbështetjen vëllazërore, partneren e qëndrueshme dhe të palëkundur të Kosovës së pavarur dhe sovrane dhe të zhvilluar.

Sfidat i kemi përpara por bashkimi i forcave, vizionit dhe vullneteve tona, do të bëjë të mundur ti përmbushim me sukses ato në shërbimin më të mirë të interesave tona kombëtare. Gëzuar 30 vjetorin të dashur vëllezër dhe motra të LDK! Zoti e bekoftë Kosovën, Shqipërinë, dhe shqiptarët kudo ku janë!

Next Post
Vrasja e gazetarit në konsullatë, Riadi dënon me vdekje pesë persona

Vrasja e gazetarit në konsullatë, Riadi dënon me vdekje pesë persona

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Incidenti në Shtëpinë e Bardhë, Trump: Mbreti Charles III do vizitojë SHBA-në, siç ishte planifikuar

Incidenti në Shtëpinë e Bardhë, Trump: Mbreti Charles III do vizitojë SHBA-në, siç ishte planifikuar

April 26, 2026
Prindër të katër fëmijëve, këta janë çifti i bashkëshortëve që u vranë me breshëri plumbash në Lezhë

Prindër të katër fëmijëve, këta janë çifti i bashkëshortëve që u vranë me breshëri plumbash në Lezhë

April 26, 2026
Karburantet / Malaj paralajmëron: Nëse konstatohen abuzime, rikthehet Bordi i Transparencës

“110 milionë euro më shumë se parashikimi”, Malaj tregon arsyet e rritjes së të ardhurave në buxhet

April 26, 2026
Lufta diplomatike Moskë-Sofje/ Rusia dëbon diplomatin bullgar

Rusia konfirmon vizitën e ministrit të Jashtëm iranian në Moskë

April 26, 2026
“Hyra me disa armë dhe askush nuk dyshoi”/ Letra që agresori i dërgoi familjes 10 minuta para sulmit në Uashington

“Hyra me disa armë dhe askush nuk dyshoi”/ Letra që agresori i dërgoi familjes 10 minuta para sulmit në Uashington

April 26, 2026
Shqipëria, tjetër medalje argjendi në Europian! Abakarov shpallet nënkampion në mundje

Shqipëria, tjetër medalje argjendi në Europian! Abakarov shpallet nënkampion në mundje

April 26, 2026
Kaosi me të ftuarit e darkës së Shtëpisë së Bardhë përmes FOTOVE!

Kaosi me të ftuarit e darkës së Shtëpisë së Bardhë përmes FOTOVE!

April 26, 2026
“Djalin e ndiqnin për ta vrarë”, flasin prindërit e 30-vjeçarit që u ekzekutua në Memaliaj: E ruanin përditë…

“Djalin e ndiqnin për ta vrarë”, flasin prindërit e 30-vjeçarit që u ekzekutua në Memaliaj: E ruanin përditë…

April 26, 2026
Pushteti nuk është paçavure

Berisha: Rama na i shkatërroi marrëdhëniet me Greqinë

April 26, 2026
Dhuna politike, përbindshi që rrezikon edhe Shqipërinë!

Dhuna politike, përbindshi që rrezikon edhe Shqipërinë!

April 26, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In