• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 25, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha u premton lekët naftëtarëve: Vetting zyrtarëve që do të kenë në dorë rafinerinë

by A R
30/03/2021 15:29
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, u shpreh këtë të martë se problemi i Rafinerisë së Ballshit është politik. Basha theksoi se për të gjithë zyrtarët që do të punojnë atje do të ketë kontroll të lartë qeveritar dhe parlamentar.

Sipas Bashës, përgjegjës në këto raste është vetëm qeveria dhe ai dha premtimin se naftëtarëve do t’u paguhen pagat e prapambetura. Këto para sipas kryeopozitarit do të rikuperohen nga ata që kanë vjedhur shtetin.

“Që këto të zeza mos të përsëriten më, kushti i të gjitha kushteve është që  ditët e ardhshme zyrtarët nuk do të kenë jo vetëm mbrojtje, por do të kalojnë në disa lupa. Ata do të ballafaqohen me kontrollin më të lartë qeveritar, parlamentar. Është kjo garanci që ju jap sot. Është ky zotim që më ka sjellë para kësaj porte. Dua që kur të vijë herën tjetër, t’ju shoh së pari më këtë garanci ë bërë realitet. Me zyrtare shqiptarë që do të jenë me vetting të pandërprerë politike dhe privat, pasi do të kenë në dorë një pasuri të madhe që vetëm është abuzuar. Përgjegjësinë e marr unë përsipër, me ndihmën e Alibeajt, apo të tjerëve. Por e marr unë përsipër përgjegjësinë. Nuk mund të thuhet edhe të fshihesh që është marrëdhënie privat privat siç është ai që erdhi para jush me premtime të mëdha, vetëm e përkeqësoi gjendjen tuaj. Përgjegjësi është dhe do të jetë gjithmonë qeveria. Përgjegjësi është dhe do të jetë gjithmonë kryeministri, pavarësisht se kush është investitori. Përgjegjësia qeveritare do të nisë me atë që ju kam thënë teksa dergjeshit në grevën e urisë. Shteti shqiptar do të marrë përsipër pagesën e pakryer nga konkraktori dhe do të përdorë të gjithë fuqinë e tij ligjore dhe shtetërore që këtë pagesë ta rikuperojë nga ata që kanë mbushur xhepat. Ato para ju do t’i merrni si detyrim i përgjegjësisë shtetërore ndaj jush. Por ky është premtimi im ndaj jush dhe premtimi im ndaj shqiptarëve është që asnjë para nuk do të paguhet nga taksat e parave të shqiptarëve”, tha Basha.

/a.r

Next Post
Kërkoi ndryshimin e sigurisë në burg, shtyhet seanca e Zani Çaushit

Kërkoi ndryshimin e sigurisë në burg, shtyhet seanca e Zani Çaushit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Maria Corina Machado kthehet në Venezuelë pas 10 muajsh në mërgim

Maria Corina Machado kthehet në Venezuelë pas 10 muajsh në mërgim

October 25, 2026
Protesta në kornizat e Goffman

Më keq se krim, është gabim

October 25, 2026
13 vite pas aksidentit, Mirjani në kërkim të autorit dhe dëmshpërblimit! Gishtin ia vë tezes…

13 vite pas aksidentit, Mirjani në kërkim të autorit dhe dëmshpërblimit! Gishtin ia vë tezes…

October 25, 2026
Vëllai i 28-vjeçarit që u plagos në sy: Çdo shpenzim është kryer nga shteti, gjendja e Erjonit është e stabilizuar

Vëllai i 28-vjeçarit që u plagos në sy: Çdo shpenzim është kryer nga shteti, gjendja e Erjonit është e stabilizuar

October 25, 2026
PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Etja për një viktimë

October 25, 2026
Tensione të reja para Kryeministrisë! Policia nis shoqërimet, protestuesit sulmojnë bizneset dhe një bankë

Tensione të reja para Kryeministrisë! Policia nis shoqërimet, protestuesit sulmojnë bizneset dhe një bankë

October 25, 2026
Tragjike/ Ishte duke peshkuar mbytet 17-vjeçari në lumin Mat, kërkohet ndihma e palombarëve për nxjerrjen e trupit të viktimës

Nëna humb jetën duke shpëtuar dy djemtë nga mbytja

October 25, 2026
‘Sapo mbërrita në spitalin e Romës… Zoti baftë mrekulli’! Erjon Vishkulli njofton nga Italia

‘Sapo mbërrita në spitalin e Romës… Zoti baftë mrekulli’! Erjon Vishkulli njofton nga Italia

October 25, 2026
Dita e 13-të e protestës/ Para Kryeministrisë hidhen gurë, policia përdor gaz lotsjellës

Dita e 13-të e protestës/ Para Kryeministrisë hidhen gurë, policia përdor gaz lotsjellës

October 25, 2026
Rusia qëndron pas protestave të dhunshme në Evropë? Përgjigjet Vladimir Putin

Rusia qëndron pas protestave të dhunshme në Evropë? Përgjigjet Vladimir Putin

October 25, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In