• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Basha: Shqiptarët nuk kërkojnë lëmoshë por zgjidhje

by
12/06/2015 15:51
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka vijuar turin elektoral në Cërrik dhe Peqin. Basha tha se ka ndodhur, që një qeveri apo një i votuar të mos arrijë të mbajë dot të gjithë premtimet por nuk ka ndodhur kurrë në një vend demokratik, që një qeveri të shkojë në drejtimin e kundërt të premtimeve të saj, siç ka ndodhur me dyshen Rama – Meta.

“U gënjen mendja se ku me presione, ku me shantazhe, ku me sondazhe, ku me thesin e miellit e ku me paratë do të arrijnë të blejnë varfërinë që mbollën në këto dy vite Drama e çdo nëne, e çdo gruaje, shumë prej të cilave janë marrë e çuar në biruca, sepse lidhnin energjinë për fëmijët e sëmurë, të tjera që dhuronin gjakun sepse nuk kishin me çfarë të paguanin faturat e energjisë e mijëra të tjera që janë pa punë, enden pa shpresë në kërkim të një kothere bukë për fëmijët e tyre. Ky është realiteti, këto janë hallet, problemet, papunësia, varfëria, kriza ekonomike. Kjo është gjëma e dyshes Rama-Meta që erdhi me premtime të mëdha para dy vitesh. Dinjiteti i nëpërkëmbur i kryefamiljarëve nuk është në shitje në 21 qershor por do të ndëshkojë me votë ata që e shkelën, ata që e nëpërkëmbën”. tha Basha

Kryetari i Partisë Demokratike ka shprehur vendosmërinë tij dhe të Partisë Demokratike për të luftuar deri në realizimin e plotë të ofertës së demokratëve për ulje taksash, çmimesh dhe rritjen e punësimit.

“Do të luftoj deri në fund, deri në fitore për të ulur çmimin e energjisë me 25%, për të falur kamatë-vonesat, për të rritur rrogat e pensionet, për të rritur ndihmën ekonomike dhe për të shtuar në listën e ndihmës ekonomike të gjithë ata që u hoqën me të padrejtë, për të qëndruar në krah të më të pamundurve, duke ulur me 20% çmimin e miellit, orizit, sheqerit, vajit, vezës, qumështit dhe mishit përmes heqjes së TVSH”. tha ai

Basha tha se fatin e betejës, në 21 qershor nuk e vendosin as kërcënimet e Edi Ramës, as paratë e pista të krimit, por e vendos rruga e zgjidhjes për të dalë nga varfëria e ulur këmbëkryq.

”Ne e kemi rrugën e daljes nga kjo krizë, ne kemi vizionin, ne kemi vendosmërinë dhe ne do ta ofrojmë atë e me votën tuaj do të hapim një rrugë tjetër. Kjo është rruga e uljes së taksave, kjo është rruga e uljes së çmimit të energjisë e cila është dyfish më e lartë se në çdo vend tjetër në Ballkan, kjo është rruga e një fondi të trefishuar për bujqësinë por që vjen drejtpërdrejt tek fermerët e nuk shkon në një grusht njerëzish që abuzojnë paratë e taksave tuaja, kjo është rruga e punës, punësimit për të gjithë të papunët e Peqinit e në veçanti për rininë punëtore e fisnike të Peqinit” theksoi zoti Basha.

Next Post

Zgjerohet pushteti i bashkive, Çuçi: Decentralizimi nis në 2016

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Zjarr masiv në fshatin Kotë të Selenicës, flakët u afrohen banesave

Zjarr masiv në fshatin Kotë të Selenicës, flakët u afrohen banesave

October 8, 2026
Një skandal dhe kapërcim shumë i madh ligjor, etik dhe deantologjik nga prokurorët Dado dhe Dumani

Lindi dielli shkrepi drita, po na vjen LaCivita…

October 8, 2026
Trump miraton ekzekutimin me pushkatim të autorit të masakrës së Fort Hood, do të ishte vrasja e parë ushtarake në 65 vjet

Trump: Kush thotë “Inteligjencë Artificiale” është armik i Shtëpisë së Bardhë!

October 8, 2026
“Pse të bashkohet Dimali me Beratin, dhe jo Roskoveci me Kuçovën?”/ Deputeti i PS: Do e votoj Territorialen bashkë me shijen e hidhur të…

“Pse të bashkohet Dimali me Beratin, dhe jo Roskoveci me Kuçovën?”/ Deputeti i PS: Do e votoj Territorialen bashkë me shijen e hidhur të…

October 8, 2026
Përballja me fatkeqësitë, ja si do të funksionojë skema e re e Mbrojtjes Civile sipas standardeve të BE-së

Përballja me fatkeqësitë, ja si do të funksionojë skema e re e Mbrojtjes Civile sipas standardeve të BE-së

October 8, 2026
Tetë të shoqëruar për dhunë ndaj efektivëve, Policia reagon zyrtarisht për protestën para Kuvendit: Vezë, domate, gurë…

Tetë të shoqëruar për dhunë ndaj efektivëve, Policia reagon zyrtarisht për protestën para Kuvendit: Vezë, domate, gurë…

October 8, 2026
Dashamir Shehi kritikon protestat e Berishës: Patetizëm politik, kjo rrugë nuk e çon askund

Dash Shehi për Territorialen: Një marrëzi e bërë për efekte elektorale

October 8, 2026
“Berisha është sjellë si një Ajatollah”, analisti: Irani dhe qarqe shoviniste greke po zhvillojnë luftë hibride në Shqipëri

Skandali “LaCivita”, Leka: Lidhja me Dodikun rëndon Berishën, “non grata” edhe nga votuesit shqiptarë

October 8, 2026
BE ideon planet për “integrim gradual” për vendet kandidate

BE mbyll përkohësisht Kapitullin 20 për Shqipërinë, nesër kalon në COREPER

October 8, 2026
Kuvendi në seancë maratonë, Policia nuk e heq perimetrin e sigurisë dhe kordonin përpara rikthimit të protestuesve

Kuvendi në seancë maratonë, Policia nuk e heq perimetrin e sigurisë dhe kordonin përpara rikthimit të protestuesve

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com