• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, June 14, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha- Selami/ Ja parashikimi i Ngjelës se kush bëhet kryetar i PD

by Java News
16/07/2017 16:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Avokat Spartak Ngjela bën prognozën e zgjedhjeve në PD, duke parashikuar rikthimin e Eduard Selamit në krye të Partisë Demokratike.

Përmes një statusi në Facebook, Ngjela shkruan se Selami ka qenë gjithmonë një njohës i mirë i politikës amerikane, ndërsa kujton se Berisha ka kundërshtuar Uashingtonin gjatë bombardimeve të ish-Jugosllavisë në vitin 1995. E njëjta gjë vlen dhe për Nanon në vitin 1999 kur takoi Millosheviçin në Kretë.

“Tani jemi sërish në udhëkryq; se jemi në krizën e katërt: duhet të funksionojë domosdoshmërisht shpejt aleanca shqiptaro-amerikane. Por kjo u pengua në lidhje me Reformën që zvarriti Berisha dhe Basha, derisa u kërcënuan ashpër nga politika amerikane.

Por tani nuk ka më kohë.

Prandaj, ardhja e Eduard Selamit në krye të të djathtës dhe të Partisë Demokratike, e zgjidh përfundimisht krizën e Reformës dhe e kthen politikën e progresit perëndimor atje ku u përmbys Selami: në vitin 1995”, shkruan Ngjela.

Zgjedhjet për kryetarin e PD zhvillohen në 22 korrik. Në garë janë Lulzim Basha dhe Eduard Selami, i pari që të rizgjidhet për një mandat të dytë, ndërsa i dyti për t’u rikthyer në krye të PD pas 22 vitesh.

Postimi i plotë i Spartak Ngjelës:

Shqipëria është në prag të një ndryshimi të madh. Zgjedhjet e fundit nuk kanë lidhje me ndryshimin. Prandaj ato nuk janë jetëgjata në funksion të ndryshimit.

Por cili do të jetë ndryshimi?

l.
Ndryshimi do të vijë me goditjen penale dhe luftën kundër korrupsionit.
Është hetuar gjithçka. Korrupsionit aktuale shqiptar i janë gjetur me emra konkrete shuma të mëdha parash, të cilat shumë shpejt pas pastrimit të gjykatës dhe prokurorisë do të bëhen publikë.
Mendoj se nesër fillon hapi i parë: do të mblidhen komisionet e vetingut.
Por është për të qeshur thirrja që i bëjnë Saliut që të kthehet në krye të Partisë Demokratike. Sali ziu nuk di ku ka kokën, këta duan ta ngatërrojnë dhe më keq. (!)

Il.
Edhe Basha edhe Saliu janë të ikur. Këtu pyetja që ngrihet është: çfarë do bëjë Eduard Selami?
Por kjo pyetje shihet se i ka trembur të gjithë.
Rikthimi i Selamit mban brenda vetes 20 vjetë vonesë të zhvillimit shqiptar; dhe jo vetëm të Shqipërisë, por të të gjithë botës shqiptare në Ballkanin Perëndimor.

Dhe ja faktet:
1. Berisha doli kundër Bombardimeve të ish Jugosllavisë në vitin 1995. Presidenti Klinton i preu takimin në Shtëpinë e Bardhë me ane te sekretarit të vet Stefanopulos, kur ky, pasi nuk i pranoi tre kërkesat e Këintonit, filloi të fliste broçkulla për Jugosllavinë e Milosheviçit.

Selami ishte kryetar partie, e dinte lojën nga politika amerikane, dhe kërkoi të ishte kryeministër se ishte kryetar partie.

Kjo do të ishte zgjidhja: por Berisha dhe Meksi e rrëzuan.
2. Selami iku, por kriza vijoi, derisa në vitin 1997 erdhi kryeministër Nano. Nanoja ishte gjithashtu kundër bombardimeve të ish Jugosllavisë. U takua edhe me Millosheviçin vetëm për vetëm në Kretë.

Por edhe qeveria Nano u mbërthyes nga një krizë permbysëse.
3. Me një krizë të re u rrëzua dhe Nanoja; por politika amerikane e gjeti më në fund një mbështetës të palëkundur: Pandeli Majkon kryeministër. Menjëherë Bill Klintoni urdhëroi bombardimet e ish Jugosllavisë.

lll.
Tani jemi sërish në udhëkryq; se jemi në krizën e katërt: duhet të funksionojë domosdoshmërisht shpejt aleanca shqiptaro-amerikane. Por kjo u pengua në lidhje me Reformën që zvarriti Berisha dhe Basha, derisa u kërcënuan ashpër nga politika amerikane. Por tani nuk ka më kohë.

Prandaj, ardhja e Eduard Selamit në krye të të djathtës dhe të Partisë Demokratike, e zgjidh përfundimisht krizën e Reformës dhe e kthen politikën e progresit perëndimor atje ku u përmbys Selami: në vitin 1995.

lV.
Kjo është gjendja e sotme. Por a do të dalë dot Selami në krye të Partisë Demokratike? Sigurisht që po, sepse përgjigja e kësaj pyetjeje është: vërtet mendoni ju se i verbëri nuk i do sytë?

Për mendimin tim gjithçka është zgjidhur, as Berisha e aq më pak Basha nuk e ndalojnë dot më Selamin që të drejtojë frymën e liberalizmit amerikan në konceptin e zhvillimit modern shqiptar. Sigurisht që kjo pritet për t’u parë këto ditë.

ma.me

Next Post
Vrasja me thikë në Austri/ Shqiptari goditi polakun… për kamarieren

TIRANE/ Një tropojan i vërsulet me thikë një palestinezi, arrestohet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Trump, një nuse që do te nusërojë për herë të dytë

Viza amerikane për Berishën dhe Interesi Kombëtar Amerikan

June 14, 2026
Shërbente si furnizues i heroinës, arrestohet 48-vjeçari në Kurbin. Në banesë i gjenden 144 bimë kanabisi

Shërbente si furnizues i heroinës, arrestohet 48-vjeçari në Kurbin. Në banesë i gjenden 144 bimë kanabisi

June 14, 2026
Zogaj: Faji mbetet jetim, OSBE/ODIHR-i u referohet partive për shitblerjen e votave dhe incidentet

Rikthimi i demokracisë, kauza e madhe që zgjidh të tjerat

June 14, 2026
“S’mund të kalohet gjysmë muaji duke bërë sehir”, Braçe reagon për protestën: Qeveria të përqendrohet te shërbimet dhe emergjencat

“S’mund të kalohet gjysmë muaji duke bërë sehir”, Braçe reagon për protestën: Qeveria të përqendrohet te shërbimet dhe emergjencat

June 14, 2026
Aksident i rëndë në aksin Pogradec-Lin, humb jetën një grua, plagosen katër persona

Aksident i rëndë në aksin Pogradec-Lin, humb jetën një grua, plagosen katër persona

June 14, 2026
Ilir Beqaj: Kufizimi i kohës për mbrojtjen në Apel pa arsyetim të individualizuar, mund të cenojë procesin e rregullt ligjor

Ilir Beqaj: Kufizimi i kohës për mbrojtjen në Apel pa arsyetim të individualizuar, mund të cenojë procesin e rregullt ligjor

June 14, 2026
Funerali i Khameneit/ Data e zgjedhur është 4 korriku! Një sinjal për Shtetet e Bashkuara

Funerali i Khameneit/ Data e zgjedhur është 4 korriku! Një sinjal për Shtetet e Bashkuara

June 14, 2026
Kush e fitoi luftën mes ShBA dhe Iranit? Nga Hormuzi te programi bërthamor, cilat janë katër çështjet kryesore

Kush e fitoi luftën mes ShBA dhe Iranit? Nga Hormuzi te programi bërthamor, cilat janë katër çështjet kryesore

June 14, 2026
Me artistë nga e gjithë bota, nis në Korçë edicioni i katërt i Festivalit të Video Artit Gjon Mili

Me artistë nga e gjithë bota, nis në Korçë edicioni i katërt i Festivalit të Video Artit Gjon Mili

June 14, 2026
Trump pret sot nënshkrimin e marrëveshjes me Iranin, Netanyahu mbledh kabinetin e sigurisë në Izrael

Trump pret sot nënshkrimin e marrëveshjes me Iranin, Netanyahu mbledh kabinetin e sigurisë në Izrael

June 14, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In