• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, April 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha: Qeveria erdhi nga krimi, përgjimet e ‘Bild’ janë prova

by Java News
17/06/2019 21:32
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Për liderin e Partisë Demokratike Lulzim Basha përgjimet e publikuara në Bild nga dosja 184 janë provë se kryeministri Edi Rama ka ardhur në pushtet nga krimi. Dhunë e padrejtë që është derdhur nga ne nga të gjitha anët – tha Basha, por edhe nga ata naivë të pavendosur që nuk shikonin atë që shihnim ne – tha Basha në një konferencë për mediat nga selia blu, në mbrëmje.

“Si njeriu që për gjashtë vjet rresht është përpjekur çdo ditë t’i bëjë njerëzit të shikojnë atë, që sot është shpalosur hapur para syve dhe veshëve të gjithë botës, do të duhej që sot të ndjehesha mirë dhe i çliruar nga një barrë e madhe.

Sot, kur nuk ka më njeri që nuk është bindur se i vetmi projekt që ka patur Edi Rama është plaçkitja e Shqipërisë përmes pushtetit në ortakëri dhe aleancë me çdo keqbërës të mundshëm, nga ata të botës së malavitës tek ata të botës së mercenarëve publikë;

Sot, që çdo njeri e ka kuptuar se Edi Rama ka ardhur në pushtet dhe e ka mbajtur pushtetin përmes bashkëpunimit me krimin për të blerë, frikësuar, dhunuar dhe ndëshkuar qytetarët, me qëllim manipulimin e votës,

Pikërisht sot, unë dhe të gjithë demokratët, duhet tw ndiheshim të shpaguar për shpërfilljen, përçmimin, sharjet, sulmet, dhe dhunën e padrejtë që është derdhur mbi ne nga të gjitha anët, që nga nga qeveritarët e korruptuar tek interesaxhinjtë, servilët dhe mercenarët e tyre por edhe nga naivët, edhe të pafajshmit dhe të paanshmit që nuk shikonin dot atë që shikonim ne.

Por unë sot ndjehem keq dhe i trishtuar.

Ndihem keq për gjendjen ku kemi përfunduar si shoqëri, si popull. Jam i trishtuar, sepse sot një votë kushton 4 mijë lekë në pazarin e mosbesimit dhe tradhtisë që politika i ka bërë interesave të njerëzve të thjeshtë.

Ky është dënimi më i rëndë që mund t’i bëhet politikës, sepse një politikë që ka humbur besimin e njerëzve ka humbur çdo gjë.  Ky është dënimi më i madh që mund t’i bëhet një shoqërie, sepse kur politika nuk është më mjet në duart e njerëzve do të thotë se në atë shoqëri nuk ka më liri dhe demokraci.

Së dyti, jam i trishtuar nga niveli ku ka përfunduar shteti i shqiptarëve: Sot shteti është një lukuni banditësh qëllimi i vetëm i të cilëve është plaçkitja dhe dhunimi i njerëzve, për t’u mburrur dhe gëzuar pastaj në gostitë e financuara me plaçkën e vjedhur. Në këtë shtet edhe nëse ka njerëz të ndershëm –  ata dhunohen, çnderohen dhe vihen përditë para zgjedhjes fatale, ose të bëhen hajdutë për partinë ose të flaken në rrugë’, tha Basha./l.m

Next Post
Elbasan-Tiranë, Gjiknuri: Autostrada kërkon 138 mln dollarë shtesë

Gjiknuri flet për përgjimet: Isha drejtues politik, s'kam shkelur ligjin! Le të hetojë prokuroria

Comments 1

  1. Lili says:
    7 years ago

    Ti kriminel qe per te shpetuar veten do we ta djegesh gjithe Shqiperine S,ke asnje kauze.Vendin e ke tek 313. Vdeksh ishalla,maskara

    Reply

Leave a Reply to Lili Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Vrasja në Memaliaj, disa të shoqëruar/ Nga konflikti, mbeti i plagosur dhe vëllai i autorit

Vrasja në Memaliaj, disa të shoqëruar/ Nga konflikti, mbeti i plagosur dhe vëllai i autorit

April 22, 2026
Mbetën të plagosur nga shpërthimi i lëndës plasëse, ja si paraqitet gjendja e dy të rinjve

Mbetën të plagosur nga shpërthimi i lëndës plasëse, ja si paraqitet gjendja e dy të rinjve

April 22, 2026
Dorëhiqet drejtori i Policisë Lezhë, vendimi pas zbulimit të ambienteve të lojërave të fatit

Dorëhiqet drejtori i Policisë Lezhë, vendimi pas zbulimit të ambienteve të lojërave të fatit

April 22, 2026
Buxheti fiton nga kriza, rritja e çmimeve dhe mbifurnizimet shtojnë 14% të ardhurat nga TVSH-ja

Buxheti fiton nga kriza, rritja e çmimeve dhe mbifurnizimet shtojnë 14% të ardhurat nga TVSH-ja

April 22, 2026
Detaje nga operacioni antidrogë në Tiranë: 15 të arrestuar, 2 prej tyre iu komunikohet akuza në burg

Detaje nga operacioni antidrogë në Tiranë: 15 të arrestuar, 2 prej tyre iu komunikohet akuza në burg

April 22, 2026
Kriza e karburantit, Lufthansa anulon 20 mijë fluturime

Kriza e karburantit, Lufthansa anulon 20 mijë fluturime

April 22, 2026
Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndikime të forta planetare dhe mundësi të arta

Horoskopi nga Jorgo Pulla, ndikime të forta planetare dhe mundësi të arta

April 22, 2026
Berisha nga Foltorja në Krujë: Ky regjim po u nxin jetën shqiptarëve! Rama ka kapur të gjitha pushtetet

“Berisha e ka vendin në burg”, avokati: Disponon 230 pasuri të paluajtshme brenda dhe jashtë Shqipërisë!

April 22, 2026
Forumi Ekonomik i Delphit, Rama pjesëmarrës në debatet globale, takim me Mitsotakis dhe liderët europianë

Forumi Ekonomik i Delphit, Rama pjesëmarrës në debatet globale, takim me Mitsotakis dhe liderët europianë

April 22, 2026
Raporti i HIV: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a

Raporti i HIV: Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016-a

April 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In