• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 13, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Gjiknuri flet për përgjimet: Isha drejtues politik, s’kam shkelur ligjin! Le të hetojë prokuroria

by Java News
17/06/2019 21:36
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Deputeti i PS, Damian Gjiknuri, i cili shfaqej ne pergjimet e BILD duke komunikuar me nje drejtues politik te PS ne Diber gjate zgjedhjeve te 2016, ka reaguar me ane te nje postimi ne facebook mbi sulmet e opozites ndaj tij.

Ne reagimin e tij ai shkruan se ne bisedat e tij telefonike të publikuara audio në gjuhën shqipe, nuk ka asnjë veprim që bie ndesh me ligjin apo shkon përtej komunikimit normal organizativ mes shtabit elektoral në një fushatë.

Me tej Gjiknuri thekson se ”çdo pretendim tjetër është deduksion politik i qëllimshëm, madje edhe transkriptim dhe koment i pavërtetë në raport me atë çka thuhet me zë prej meje apo asaj çka përfaqësojnë bashkëbiseduesit”.

Reagimi i plote:

Referuar publikimeve të fundit në media rreth procesit zgjedhor në Bashkinë e Peshkopisë në vitin 2016, me synim transparencën dhe hedhjen poshtë të spekulimeve të qëllimshme sqaroj se për periudhën për të cilën bëhet fjalë kam mbajtur funksionin e drejtuesit politik të PS në Qarkun Dibër. Në bisedat e mia telefonike të publikuara audio në gjuhën shqipe, nuk ka asnjë veprim që bie ndesh me ligjin apo shkon përtej komunikimit normal organizativ mes shtabit elektoral në një fushatë.

Çdo pretendim tjetër është deduksion politik i qëllimshëm, madje edhe transkriptim dhe koment i pavërtetë në raport me atë çka thuhet me zë prej meje apo asaj çka përfaqësojnë bashkëbiseduesit. Natyrisht, ky spekulim bëhet qëllimshëm për të njollosur fitoren e merituar të kandidatit të Partisë Socialiste dhe punën organizative të të gjithë kordinatorëve elektoral ashtu dhe timen si drejtues politik.

Duke qenë se çështja është në hetim nga prokuroria nuk është normale që unë të flas me detaje për këtë proces. Mbështes dhe inkurajoj prokurorinë të hetojë çdo element, pretendim apo qoftë dhe indicie për veprimtarinë e kujtdo përfaqësuesi të Partisë Socialiste të angazhuar në këtë proces zgjedhor.

Gjithashtu, publiku duhet të dijë se si ka mundësi që Prokuroria e Krimeve të Rënda në atë kohë, ka përfshirë në përgjim të gjithë shtabin elektoral të PS me vetëm një kallëzim nga subjekti kundërshtar Partia Demokratike, madje e ka regjistruar hetimin për korrupsion dhe jo për shitblerje votash!?/l.m

Next Post
Kodheli rrëfen momentin më të vështirë si ministre dhe ftesën e parë të Ramës

Kodheli për përgjimet e 'Bild': Nuk mund të nxirren nga konteksti dhe të abuzohet

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Nuk i hapën rrugën, ambulanca bllokohet mes protestuesve në Tiranë

VIDEO/ Nuk i hapën rrugën, ambulanca bllokohet mes protestuesve në Tiranë

September 13, 2026
Trump: Nuk jam kundër fabrikave kineze të makinave në SHBA, le të punësojnë amerikanë -

Trump: Lufta me Iranin do të përfundojë këtë vit, çmimi i gazit “do të bjerë si shkëmb”

September 13, 2026
22 kg kokainë, armë e municione, shqiptari dënohet me 10 vite burg në Itali

22 kg kokainë, armë e municione, shqiptari dënohet me 10 vite burg në Itali

September 13, 2026
Kur pushteti politik abdikon ndaj atij gjyqësor

Kur pushteti politik abdikon ndaj atij gjyqësor

September 13, 2026
Rama në Forumin Ekonomik Botëror: Ëndrra e BE-së e bën Shqipërinë të ndryshme

Rama në Forumin Ekonomik Botëror: Ëndrra e BE-së e bën Shqipërinë të ndryshme

September 13, 2026
“Jam rritur me Shqiptarët”, Cardi B pozon me simbolin e shqiponjës dykrenare -

Jam rritur me Shqiptarët, Cardi B pozon me simbolin e shqiponjës dykrenare –

September 13, 2026
Përparim Rama ironizon Vetëvendosjen: Patriotizmi sot e paska pushim!

Përparim Rama ironizon Vetëvendosjen: Patriotizmi sot e paska pushim!

September 13, 2026
Kosova me Qeveri të re! Me 62 vota pro, Kuvendi miraton kabinetin e Albin Kurtit

Kosova me Qeveri të re! Me 62 vota pro, Kuvendi miraton kabinetin e Albin Kurtit

September 13, 2026
Kurti zbulon kabinetin qeveritar, ja ministrat që kërkojnë votat e Kuvendit

Kurti zbulon kabinetin qeveritar, ja ministrat që kërkojnë votat e Kuvendit

September 13, 2026
Skandal në futboll/ Tifozët tallen me vdekjen e Diogo Jota, Neves shpërthen: Po na shikon nga lart!

Skandal në futboll/ Tifozët tallen me vdekjen e Diogo Jota, Neves shpërthen: Po na shikon nga lart!

September 13, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com