• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, June 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha para “bombës” së DASH/ Si po e mohon PD dekriminalizimin pas goditjes së Berishës nga SHBA

by Java News
24/08/2021 18:46
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Adriatik Doçi

Para se Departamenti Amerikan i Shtetit të shpallte në 19 maj 2021 non grata Sali Berishën për korrupsion, pengim të drejtësisë dhe minim të demokracisë në Shqipëri, Partia Demokratike ka demostruar publikisht bindjen e plotë se, personat e listës së zezë së SHBA nuk mund të bëhen pjesë e Kuvendit, e pushtetit vendor, administratës dhe e jetës politike. Në gusht të vitit 2019, kryetari i opozitës, Lulzim Basha, denoncoi rikthimin e pretenduar të Tom Doshit në PS, edhe pse ishte shpallur non grata nga SHBA. Sipas Bashës, njerëzit e listës së zezë së SHBA nuk duhet t’i bashkoheshin apo riktheheshin në PS. “Shikoni çfarë ka ndodhur, ka rikthyer në krye të Partisë Socialiste Tom Doshin, një njeri në listën e zezë të partnerëve tanë, të Shteteve të Bashkuara të Amerikës….”, deklaroi Basha.

Në tetor të vitit 2019, Lulzim Basha, duke folur për negociatat, akuzonte kryeministrin Rama për bashkëpunimin me Tom Doshin dhe Vangjush Dakon, pjesë e listës së zezë së amerikanëve. Basha shprehje se Rama po i “ikte përgjegjësisë për bashkëpunimin e ngushtë dhe mbrojtjen që u bën personave në listën e zezë të autoriteteve amerikane, nga Tom Doshi tek Vangjush Dako”. Sipas Bashës, me personat e listës së zezë nuk duhet të kishte asnjë bashkëpunim politik.

Disa ditë më pas, sekretari i Përgjithshëm i PD, Gazment Bardhi, shprehej se “SHBA ka shpallur botërisht si të korruptuar dhe të lidhur me krimin e organizuar dy prej bashkëpunëtorëve më të ngushtë të Edi Ramës. Në vend që të jetë në një linjë me partnerin tonë strategjik, Edi Rama ka graduar Tom Doshin dhe Vangjush Dakon, si mëkëmbësit e tij në Shkodër e Durrës…Mirënjohje Shteteve të Bashkuara të Amerikës për betejën e përbashkët për pastrimin e politikës shqiptare nga krimi dhe korrupsioni. Qeverisja e mirë dhe e ndershme, në shërbim të njerëzve të zakonshëm, është vlerë amerikane dhe evropiane”.

Në 10 mars 2021, Partia Demokratike i kërkoi KQZ-së të mos regjistronte Tom Doshin si kandidat për deputet në zgjedhjet e parlamentare të 25 prillit. Sipas PD-së, personat e shpallur non grata nga SHBA, nuk mund të zgjidhen dhe as emërohen, pasi nuk i lejon ligji dekriminalizimit, i hartuar dhe miratuar me këmbënguljen e opozitës. “Tom Doshi është subjekt i ligjit të dekriminalizimit dhe ai nuk mund të marrë pjesë në zgjedhje. Në kuptimin e ligjit të dekriminalizimit, neni 2, Tom Doshi ndalohet të kandidojë, pasi ai është i dëbuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Urdhri i Sekretarit Amerikan të Shtetit ia ndalon atij hyrjen në SHBA, duke përbërë shkak ligjor për ndalimin e kandidimit të Tom Doshit në zgjedhjet e 25 Prillit 2021. PD i bën thirrje KQZ të zbatojë ligjin dhe të marrë këtë vendim, në interesin më të mirë të vendit dhe qytetarëve shqiptarë”, thuhet në deklaratën e PD-së.

Partia Demokratike i referohej shkronjën ‘b’ të pikës 2 të nenit 2 të ligjit të dekriminalizimit, e cila ndalon që të zgjidhen deputet apo të marrin mandatin e deputetit pasi janë zgjedhur për personat që janë dëbuar nga SHBA për cenim të sigurisë publike. Sipas PD-së një person që shpallet non grata nga SHBA, sipas ligjit të dekriminalizimit, ai konsiderohet si dëbuar dhe rrezik për sigurinë e SHBA.

Por, që pas goditjes së Berishës nga amerikanët në 19 maj 2021, Partia Demokratike ka ‘fshirë’ nga artikulimi politik togfjalëshat ‘listë e zezë’ dhe ‘non grata’. Asnjë përfaqësues i PD nuk e përmend më listën e zezë dhe as ligjin e dekriminalizimit.

Në 30 korrik 2021, Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë kërkuar në formë ultimative përjashtimin e Sali Berishës nga Parlamenti, rrjedhimisht ndarjen e tij nga Partia Demokratike dhe fundin e tij politik. Kërkesa është artikuluar nga ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim, e cila i ka kujtuar Lulzim Bashës se Berisha është shpallur non grata nga SHBA për korrupsion madhor.

Pas kërkesës, Sali Berisha shpërtheu kundër ambasadores amerikane Yuri Kim, ndërsa refuzoi largimin nga Parlamenti që do të konstituohet në shtator, rrjedhimisht refuzoi edhe tërheqjen nga politika. Ndërkaq, Lulzim Basha dhe rrethi i tij, kanë dhënë sinjale të qarta se refuzojnë të distancohen nga Berisha, duke sfiduar kërkesën me natyrë ultimative të SHBA, mohuar parashikimet ndaluese të ligjit të dekriminalizimit dhe rrjedhimisht duke marrë në mbrojtje njerëzit e listës së zezë. /shqiptarja.com

/m.j

Next Post
E la të vdekur në dyert e spitalit, kush ishte i dyti që do të vritej? Rrëfehet shoku i Dardan Krivaqas

E la të vdekur në dyert e spitalit, kush ishte i dyti që do të vritej? Rrëfehet shoku i Dardan Krivaqas

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Larg partiçkat e Ramës që duan të marrin zvarrë protestën”/ Qori, Shehaj e Lapaj të padëshiruar në tubimin për ‘Zvërnecin’

“Larg partiçkat e Ramës që duan të marrin zvarrë protestën”/ Qori, Shehaj e Lapaj të padëshiruar në tubimin për ‘Zvërnecin’

June 4, 2026
“Interes i pastër grek”, deputeti socialist akuzon Athinën për Zvërnecin: Hapën mbi 1000 IP për të pompuar ambientalizmin

“Interes i pastër grek”, deputeti socialist akuzon Athinën për Zvërnecin: Hapën mbi 1000 IP për të pompuar ambientalizmin

June 4, 2026
“Bashkëshortja ime s’është afgane”, gafa e gjendjes civile i ndërron gruas shtetësinë

“Bashkëshortja ime s’është afgane”, gafa e gjendjes civile i ndërron gruas shtetësinë

June 4, 2026
Kontrolle “blic” në Bllok/ Ndalohet Skerdi Sina, qarkullonte me një automjet të blinduar. I riu emër i njohur për Policinë

Kontrolle “blic” në Bllok/ Ndalohet Skerdi Sina, qarkullonte me një automjet të blinduar. I riu emër i njohur për Policinë

June 4, 2026
Nëna u bë shkak, si u zbulua vendi ku fshihej autori i vrasjes së policit në Maliq

Sherri me çobanin ‘e nxori zbuluar’, 43-vjeçari që vrau policin “ka qenë pjesë e forcave Komando”

June 4, 2026
Sondazhi/ A duhet të vijojë ndërtimi i resortit turistik në Zvërnec? Ja si përgjigjen shqiptarët

Sondazhi/ A duhet të vijojë ndërtimi i resortit turistik në Zvërnec? Ja si përgjigjen shqiptarët

June 4, 2026
Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen 5 kërkesat e “grupit nismëtar”

Mbyllet pas më shumë se tre orësh dita e pestë e protestës, zbardhen 5 kërkesat e “grupit nismëtar”

June 4, 2026
Vuante nga problemet e shëndetit mendor, i dënuari gjendet i pajetë në spitalin e burgjeve ku po kurohej

Vuante nga problemet e shëndetit mendor, i dënuari gjendet i pajetë në spitalin e burgjeve ku po kurohej

June 4, 2026
“Nga dorëheqja te shfuqizimi i Paketës së Maleve”, pesë kërkesat e protestuesve ndaj kryeministrit Rama

“Nga dorëheqja te shfuqizimi i Paketës së Maleve”, pesë kërkesat e protestuesve ndaj kryeministrit Rama

June 4, 2026
Braçe kritika ministrit Salla: TVSH-ja ka groposur blegtorinë! Ministria duhet t’i ndihmojë fermerët, jo t’ua vështirësojë punën

Braçe kritika ministrit Salla: TVSH-ja ka groposur blegtorinë! Ministria duhet t’i ndihmojë fermerët, jo t’ua vështirësojë punën

June 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In