• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Basha i rikthehet akuzave ndaj Metës: Paratë e shqiptarëve i merr kuçedra me dy koka Rama-Meta

by A R
01/12/2015 15:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryetari i Partisë Demokratike ka zgjedhur takimin me të rinjtë në Durrës, për t’ju rikthyer edhe njëherë sulmeve ndaj Ilir Metës, akuzat për të cilin kishin munguar prej kohësh. Prej disa javësh lideri i opozitës në fjalimet e tij publike si dhe ish kryeministri Berisha, në parlament, kërkonin me ngulm dorëheqjen e Kreut të Kuvendit Meta, pas asaj që u quajt si “afera CEZ”. Sulmet vijuan e më pas pushuan çuditërisht. Fokusi i sulmeve të opozitës u bë Kryeministri Rama apo ministrat e kabinetit, ndërsa akuza për Metën nuk pati për një kohë të gjatë. Në intervalin kohor të “heshtjes” së opozitës kundrejt Metës, në fokus të politikës shqiptare ishte debati i shumëpërfolur i “krisjes” mes PS dhe LSI, apo i thënieve se shumë shpejt dy forcat kryesore të mazhorancës do të “divorcoheshin”.

Këtë të martë, Lulzim Basha iu rikthye edhe njëherë togëfjalëshit “dyshja Rama- Meta” duke theksuar se kjo qeveri është një kuçedër me dy koka që po mban peng Shqipërinë dhe shqiptarët.

“Një milion dollarë në ditë mungojnë nga doganat dhe tatimet, pse vallë, taksat paguhen me kërbac në dorë, paratë vidhet përfundojnë në pasuri të qeveritarëve, luks, vila, konto jashtë shtetit, bëjnë të paditurin kur raportet e huaja deklarojnë se kryeministri i vendit më të pasur llogaritet të ketë pasuri 200 milionë eurosh. Ku janë paratë? Paratë i ka përthithur kuçedra me dy koka e Ramës me Metën, ky është marifeti I rilindjes, rrit taksat, po jo rrogat, rrit gjobat, jo investimet, planifiko më shumë mblidh me pak, se vjedh më shumë”­ tha Basha.

Lideri demokratëve i ka bërë thirrje të rinjve të Durrësit që të jenë në Tiranë më 8 dhjetor, në protestë kundër qeverisjes së majtë.

 “Sot një javë do të bashkohemi për të përmbysur tiraninë e krimit, korrupsionit, hajdutërisë së Ramës e për të marrë në dorë fatet tona, do të hapim rrugën evropiane të Shqipërisë”­ tha Basha.

Duke qenë në Durrës, Basha ka hedhur akuza edhe ndaj kryebashkiakut Vangjush Dako, duke thënë se krimi është busulla që udhëheq këtë të fundit. Duke riartikuluar një akuzë të Sali Berishës në aulën e Parlamentit, Basha tha se Vangjush Dako është marrë peng nga krimi.

“Vangjush Dakon krimi e ka marr peng për orë të tëra dhe ta detyrojë të grisë një vendim të mëparshëm korruptiv, për të firomsur një tjetër vendim korruptiv. Këtu në Durrës krimi janë bërë njësh me pushtetin, terrorizojnë qytetarët, vendosin se kush mund të bëj aktivitetin ekonomik dhe në cilin sektor. Ata vrasin e presin kudo ku shohin se kanë diçka për të marrë e të zhvatur, e bëjnë këtë pa frilkë. Rama është drama më e dhimbshme për Durrësin e për gjithë Shqipërinë. Erdhi në pushtet me një festival premtimesh të bujshme, në pjesë prej të cilave rrezononin me shumë shqetësime të qytetarëve tanë. Ku jemi sot? Ku ndodhet sot Shqipëria? Megaskandalet po plasin ditë për ditë, premtimet janë harruar, sepse në vend që të merremi me pretimet, përditë merremi me zullumet qeveritare”, tha Basha

Next Post

14 vite burg për “tezen” e kokainës, bashkëpunëtoren e Gëzim Çelës

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Mbledhja e Këshillit Bashkiak në Tiranë-Merren vendime për strehimin e familjeve në nevojë

Si zgjidhen këshilltarët bashkiakë? PS propozon proporcionalitet të dyfishtë me votë preferenciale

October 6, 2026
Familjarët e kërkonin prej muajsh, gjendet në lumin Drin trupi i pajetë i 80-vjeçares

Familjarët e kërkonin prej muajsh, gjendet në lumin Drin trupi i pajetë i 80-vjeçares

October 6, 2026
NATO përgatitet për sulm rus në krahun lindor, plan i ri për dronë dhe inteligjencë artificiale

NATO përgatitet për sulm rus në krahun lindor, plan i ri për dronë dhe inteligjencë artificiale

October 6, 2026
Detaje nga plagosja e 35-vjeçarit në Kurbin, gjenden dy gëzhoja në vendngjarje

Malësi e Madhe, humb jetën 28-vjeçari në fshatin Boriç i Madh, pistat e hetimit

October 6, 2026
Kasacioni italian konfirmon rrugën drejt Francës për provën e enkriptuar SKY ECC

Privatësia dhe kufijtë e kontrollit procedural, një boshllëk që projektligji nuk e zgjidh

October 6, 2026
Po skadon afati për zgjedhjen e Presidentit, Kurti pranon edhe kandidaturën e Vjosa Osmanit: Na sillni emrin me 15 firma

Kurti i kërkon votat PDK për Sejdiun: Pa president nuk mund t’i ndihmojmë ish-krerët e UÇK

October 6, 2026
Videot intime / Zbardhet dëshmia në polici e këngëtarit të ri, denoncim i parë nga një këngëtare nga Kosova

Videot intime / Zbardhet dëshmia në polici e këngëtarit të ri, denoncim i parë nga një këngëtare nga Kosova

October 6, 2026
Von der Leyen: Sulmet ndaj anijeve në Detin e Zi janë të papranueshme -

Von der Leyen: Sulmet ndaj anijeve në Detin e Zi janë të papranueshme –

October 6, 2026

Kontrata e parë hekurudhore Tiranë-Rinas-Durrës: ç’fitojmë?

October 6, 2026
Zhaku drejt divorcit: Mendoj që është gabim të martohesh… vetëm halle ke!

Zhaku drejt divorcit: Mendoj që është gabim të martohesh… vetëm halle ke!

October 6, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com