• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, March 10, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Basha: BKH nën varësinë e policisë, qeveria hi syve të partnerëve

by Aalison Pearse Stevens
10/02/2016 13:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Pak minuta pas publikimit të vendimit të qeverisë për miratimin e Byrosë Kombëtare të Hetimit ka ardhur edhe reagimi i kryetarit të Partisë Demokratike Lulzim Basha. Me sa duket, ende i panjohur me dokumentin, Basha tha se është për tu përshëndetur nëse i është dhënë OK variantit sipas të cilit Byroja vihet nën varësinë e Prokurorisë. Dhe nëse sipas tij ajo është vënë nën drejtimin e policisë, është një përpjekje e radhës për t’i hedhur hi syve të partnerëve.

“Aleanca e pashembullt me krimin dhe koncesionet e kanë bërë Ramën subjektin numër 1 të dekriminalizimit dhe Reformës në Drejtësi. Shqiptarët po ndërgjegjësohen çdo ditë se dekriminalizimi fillon nga Edi Rama. Ai është pengesa e vetme për Reformën në Drejtësi, për Byronë e Hetimit dhe çdo nisme që do çonte para drejtësisë të korruptuarit. Që nga dita kur ra poshtë ideja e tyre për të futur nën sqetull strukturën e hetimit ata e hodhën poshtë. Sot mediat njoftuan për miratimin e Draftit të Byrosë nga qeveria.

Drejtimi i Byrosë nuk mund të jetë jashtë prokurorisë. Nëse Byroja nuk është nën varësinë e prokurorisë ky është truk për ti hedhur hi syve të institucioneve ndërkombëtare. Të njëjtën lojë ka bërë edhe me Reformën në Drejtësi”, tha Basha.

Më tej kreu i opozitës ka shprehur mbështetjen e idesë për ngritjen e një misioni të Bashkimit Evropian për monitorimin e procesit të reformës në drejtësi.

“Mbështesim pa asnjë rezervë, ngritjen e një misioni të BE për monitorimin e procesit të Reformës në Drejtësi”, tha Basha.

Referuar lligjit të dekriminalizimit, ai tha se Edi Rama po mban peng miratimin e akteve nënligjore. Sipas bashës, Rama synon të mbajë nën mbrojtje personat e inkriminuar.

“Evropa ka vënë gishtin te plaga e moszbatimit të ligjit nga qeveria. Ne nënvizuam shqetësimin tonë për zvarritjen e akteve plotësuese të dekrinalizimit dhe sfidën që  i bën kryeministri përmes fuqizimit ekonomik dhe politik të inkriminuarve. Që nga dita e miratimit të ligjit ai ka treguar se do ta linte në sirtar po të mundte. Ai po bën gjithçka që ti fusë nga dritarja personat me rekorde kriminale që ligji i largon. Ai kërkon t’i mbajë kryesisht brenda PS falangat e tij të krimit, me të njëjtat detyra, të vjedhin, plackisin, grabisin votat”, vijoi kreu i opozitës.

Next Post

Sipas Wikipedias serbe, Adem Jashari është terrorist e Thaçi mafioz

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, humb jetën 40-vjeçari në Berat

Humbi kontrollin e motorit dhe ra në kanal, humb jetën 40-vjeçari në Berat

March 10, 2026
“Ishim mirë, kur ishim keq”, fermerët flasin për financimet në bujqësi

Zhbllokohen fondet IPARD III, BE hap rrugën për financimin e bujqësisë shqiptare

March 10, 2026
Vëmendje për viktimat

Me dinamit kundër demokracisë

March 10, 2026
Të paraburgosurit tek 302-shi futen në grevë urie, bëjnë publike 8 kërkesat

447 të burgosur përfitojnë lirinë, ja kur kalon për diskutim në Kuvend amnistia penale

March 10, 2026
Rritja e çmimeve të karburantit, mblidhet task-forca për monitorimin e situatës

Rritja e çmimeve të karburantit, mblidhet task-forca për monitorimin e situatës

March 10, 2026
VIDEO / Sulmi kibernetik, momenti kur hakerat fshijnë materialet e Kuvendit

VIDEO / Sulmi kibernetik, momenti kur hakerat fshijnë materialet e Kuvendit

March 10, 2026
Paralajmërimi i fortë i Katarit: Lufta me Iranin mund të japë rezultate katastrofike

Paralajmërimi i fortë i Katarit: Lufta me Iranin mund të japë rezultate katastrofike

March 10, 2026
Analizë: Gjykata e Lartë drejt rishikimit të standardit për paraburgimin. Arsyetimi, proporcionaliteti dhe liria personale

Analizë: Gjykata e Lartë drejt rishikimit të standardit për paraburgimin. Arsyetimi, proporcionaliteti dhe liria personale

March 10, 2026
“Epsteini” ynë

Komplekset e PD dhe PS ndaj burgosjes të zyrtarëve dhe politikanëve, pa u gjykuar

March 10, 2026
PS nuk lejon arrestimin e Ballukut, reagon Komisioni Europian: Vendimi i takon Kuvendit, nuk komentojmë raste në zhvillim

Kuvendi voton të enjten për imunitetin e Ballukut, zbardhet rendi i ditës i seancës plenare

March 10, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In