• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, October 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Bardhi manipulues dhe servil”, Elezi për procesin e Primareve: Sherrnajë brenda PD, me listat e Mulit dhe Albanës!

by S T
18/02/2025 18:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Primaret në partinë Demokratike po bëhen shkak për tërheqjen e shumë figurave brenda tyre, (rasti i deputetit Helidon Bushati në Shkodër), por edhe për pakënaqësi të strukturave dhe pretendentëve për kandidatë në listat e zgjedhjeve parlamentare të 11 Majit.

I ftuar në “Studio Live” të gazetarit Arbër Hitaj, ish-kreu i PD-së së Kukësit, Ibsen Elezi, tha për Report Tv se kjo është një “sherrnajë brenda strukturave”, duke shtuar se aty pranohet hapur edhe vjedhja e votës dhe nuk ka debat.

Ai e sheh procesin një dështim dhe se në fund do vendosen ata që do Sali Berisha, kurse Bardhi si manipulator i këtyre proceseve, bashkë me të tjerët, do i servilosen për të qenë në listë. Kurse gazetari Anri Bala e krahasoi me festivalin “Kënga Magjike”, ku në fund fituesit i zgjedh drejtuesi.

Zoti Gazment Bardhi e kupton se nuk mund të ketë sukses me primaret në PD. Sado t’i thotë Berisha elektoratit të tij votoheni, ata do kujtojnë deklaratat dhe akuzat e Bardhit si manipulator apo ndaj Berishës. Bardhi është figurë e diskredituar në opinionin publik dhe te demokratët, që një manipulator të marrë shumicën, kjo kthehet në absurditet. Helidon Bushati e ka kuptuar se këto Primare nuk janë ato që duhet të jenë. Primaret janë garë e ndershme dhe debat thelbësor demokratik dhe duke mos u zbatuar këto kritere kthehen në sherrnajë, ku ai që nuk fiton apo nuk është dakord, i shtrëngon dorën tjetrit. Të ketë proces gare, me debat, pikpamjesh, qëndrimesh politike, me lista të sakta. Jo lista siç i jep Muli dhe Albana dhe sa duan ata, plotësojnë 300 apo 400 formularë dhe deformojnë rezultatin dhe këto nuk janë primare të ndershme, sepse efekti i tyre del në të kundërtën. Ndaj edhe Bardhi e thotë se të fut në sherrnajë. Sepse PD nuk funksionon në mënyrë institucionale, ku nuk numërohen votat. Unë nuk e di se një pjesë e mirë e eksponentëve në PD e kanë kërkuar dikur me Lulin dhe tani janë dakord me atë që Berisha bën. Këta urrejnë votën, debatin dhe të ballafaqohen me të vërtetën. Këta s’mund të sjellin progres as në PD dhe as në shoqërinë shqiptare”, dha mendimin e tij Elezi për procesin.

Më tej ai kujton se në PD e pranojnë hapur edhe vjedhjen, sepse atje nuk njihet procesi i votës. Madje ai me ironi bëri edhe një krahasim, duke u shprehur se “është njëlloj sikur t’i thuash hajdutit na merr çelësat dhe më ruaj magazinën!”.

“Këta kanë futur duart në vjedhje. Albana Vokshi e ka deklaruar, edhe Paloka e tha se u vodhën votat. E imagjinon kur tjetri thotë i vodhëm, kjo është për të vënë duart në kokë. Këta e pranojnë edhe vetë. Vodha, vodha, vodha, e ku çon kjo tani? Berishës i servilosen për një mandat deputeti. Nuk e bëjnë dot atë proces. Kjo është t’i thuash hajdutit ‘na çelësat për të ruajtur magazinën’. Bushati është i ri vetë, nuk besoj se ikën për këtë. Të dy subjektet politike po japin imazhin e keq në public, e për fat të keq nuk ka një pol të tretë, siç bëri Albin Kurti dikur”, tha Elezi.

Në lidhje me partitë e reja ai u shpreh pesimist, pasi nuk ka pol të tretë dhe as bashkim, kurse për votën e Diasporës, nëse ajo do jetë masive, do të thotë se është kundër sistemit dypolar politik. Ndërsa vetë shprehet se pasi është djegur dy herë me grupimet e mëparshme, nuk do e bënte gabimin e tretë, duke kujtuar dështimin e Bashës në të bërit opozitë.

“Unë shoh se partitë e reja nuk janë gati të bashkohen, nuk i shoh gati. Nuk i shoh as të dalin me propozim për Bashkim. Tjetra është ose këta kanë halle, janë kapur, janë të shantazhueshëm dhe ndaj nuk bashkohen. Nuk e kuptoj dot, edhe nga bisedat që kam pasur u kam thënë të bëhen bashkë duke vendosur disa kritere. Unë mendoj se nuk do jem në asnjë koalicion ku janë Rama, Berisha, Meta dhe Basha, se janë pjesë e një estabilishmenti, të lidhur, pavarësisht si duken e si sillen. Por nuk mund t’i besohet Lulzim Bashës që në tetë vjet tregoi se si mund të shkatërrohet opozita. Njërin e thërret Zeni, njërin Argita apo njërin Meta dhe përfundon grupim me dy tre vetë. Nëse rritet vota e Diasporës, do të jetë votë kundër estabilishmentit politik dhe sistemit. Po qe numër i vogël, janë të partive të mëdha”, përfundon ai.

Next Post
“Hetimet për masakrën e Dobraçit kanë avancuar”/ Sokolaj: SPAK ka krijuar një ekspozitë tjetër, bëhet fjalë për një zinxhir ngjarjesh

“Hetimet për masakrën e Dobraçit kanë avancuar”/ Sokolaj: SPAK ka krijuar një ekspozitë tjetër, bëhet fjalë për një zinxhir ngjarjesh

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

PD nuk është më parti e demokratit kuksian

Një reformë për territorin politik më shumë sesa reformë territoriale

October 9, 2026
Tornado e fuqishme godet Siçilinë, dy persona në gjendje të rëndë dhe dëme të shumta

Tornado e fuqishme godet Siçilinë, dy persona në gjendje të rëndë dhe dëme të shumta

October 9, 2026
Berisha: Shqiptarët na votojnë vetëm nëse ripërtërihemi dhe paraqesim një vizion të ri

Berisha: Shqiptarët na votojnë vetëm nëse ripërtërihemi dhe paraqesim një vizion të ri

October 9, 2026
Kronika e dëshpërimit të Nallbatit dhe të tjera gajle

“Braçe zinte kokën me grushte. Heronjtë ikin, nafaka mbetet”/ Satira e Gjekmarkajt për Territorialen: Bela po i linte në suspancë…

October 9, 2026

Kriza për naftën, pse çmimi i karburantit po shkon në rekorde historike?

October 9, 2026
Zgjerimi, BE forcon kushtet për anëtarët e rinj: Deri në 15 vite mbikëqyrje dhe pezullim fondesh nëse mashtrojnë!

Mbyllja e “Kapitullit 20”, konfirmohet 13 tetori për Konferencën Ndërqeveritare Shqipëri-BE! I pranishëm do jetë edhe Rama

October 9, 2026
Mes Diellës dhe Skënderbeut: politika virtuale dhe Shqipëria reale

“PROTESTA – Shënimet e një gazetari”

October 9, 2026
“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

Sali, Shqipëria do të bëhet!

October 9, 2026
Tentuan t’i arratiseshin Policisë, prangoset çifti shqiptar në Selanik, iu gjenden kokainë dhe armë në makinë!

Tentuan t’i arratiseshin Policisë, prangoset çifti shqiptar në Selanik, iu gjenden kokainë dhe armë në makinë!

October 9, 2026
Një ditë para takimit me ministrat e drejtuesit politikë, Rama mbledh qeverinë

“Shqipëria mbyll kapitullin e katërt”- Integrimi dhe anëtarësimi në BE, reagon kryeministri Rama: Nis numërimi mbrapsht i kohës drejt objektivit historik

October 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com