• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Barazia gjinore për herë të parë në Kodin e Transmetimit, AMA nis tryezat konsultuese për draftin e ri

by Java News
18/06/2022 14:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Barazia gjinore dhe mosdikriminimi gjinor do të përfshihen për herë të parë në Kodin e Transmetimit për Median Audiovizive në Shqipëri. Autoriteti i Mediave Audiovizive ka nisur me tryezat konsultuese për draft- Kodin e ri.

Takimi i dytë konsultativ në bashkëpunim me UN WOMEN në Shqipëri, u zhvillua në datën 17 Qershor 2022, me pjesëmarrjen e shoqatave të grave në vendin tonë. Ky takim pasoi atë me gazetarët e terrenit që mbulojnë kronikën dhe çështje të aktualitetit, si dhe me moderatorë programesh me natyrë sociale.

Në këtë tryezë u prezantuan ndryshimet e bëra në draft-Kod, ndër të cilat është përfshirë është një seksion i posacëm për çështjet e barazisë gjinore. Përfaqësueset e shoqatave të grave vlerësuan përfshirjen e këtij kapitulli dhe theksuan nevojën që ka tregu audioviziv në lidhje me trajnimin për këtë fënomen.

Shoqëria civile dha sygjerime konkrete sesi kodi mund të shërbejë si nxitës për parandalimin e diskriminimit gjinor në mediat audiovizive.

Propozimi për Kodin e ri të Transmetimit

SEKSIONI I RI, PROMOVIMI I BARAZISË GJINORE, PARANDALIMI E LUFTIMI I DISKRIMINIMIT GJINOR NË MEDIAT AUDIOVIZIVE

– OSHMA-të në transmetimet e tyre garantojnë respektimin e dinjitetit njerëzor dhe ndalojnë çdo diskriminim në bazë të gjinisë dhe dhunën me bazë gjinore në çdo formë të shprehjes së saj.
– OSHMA-të nuk duhet të nxisin, të shtojnë nxitjen ose të përhapin urrejtje ose diskriminim në bazë të gjinisë.
– OSHMA-ve u ndalohet të përdorin gjuhë urrejtjeje mbi baza seksiste.
– OSSHMA-të inkurajohen të marrin masa konkretë për të luftuar diskriminimin me bazë gjinore, fajësimin e viktimave, cënimin e jetës private të viktimave të dhunës me bazë gjinore dhe çdo shkelje tjetër ndaj grave dhe fëmijëve të tyre.
– OSHMA-të duhet të bëjnë përpjekje të vazhdueshme për të balancuar pjesëmarrjen e të gjitha gjinive në programet mediatike.
– OSHMA-të marrin të gjitha masat për të ndaluar objektivizimin seksual, përshkrimin e seksualizuar dhe të racializuar të grave, burrave, vajzave dhe djemve, raportimet nënçmuese ose banalizuese për pamjen, veshjen dhe sjelljen e grave.
– ASHMA -të marrin masa për të nxitur diskutimin e balancuar dhe të informuar të pikëpamjeve dhe opinioneve të burrave dhe grave, për të promovuar raportimin dhe imazhin e grave dhe burrave në role jo-stereotipe brenda familjes dhe komunitetit; për të ndaluar riprodhimin dhe përjetësimin e stereotipeve gjinore në lidhje me viktimat e dhunës me bazë gjinore.
– OSHMA-të promovojnë në programet e tyre përfaqësimin gjinor të ekulibruar dhe programet me përmbajtje me ndjeshmëri gjinore dhe që adresojnë diskriminimin e shumëfishtë dhe të ndërthurur të grave që i përkasin grupeve shoqërore më të cënueshme në shoqëri .
– OSHMA-të nxiten të promovojnë imazhe pozitive të grave si pjesëmarrëse aktive në fushën sociale, ekonomike dhe jeta politike, dhe imazhet pozitive të burrave në role jo tradicionale në shoqëri.
– OSHMA ndalojnë transmetimin e reklamave që krijojnë një imazh, rol dhe dukshmëri stereotipike të grave dhe burrave, ose që kanë një gjuhë dhe përmbajtjes seksiste që mund të çojë në diskriminim për shkak të gjinisë, nxitje të urrejtjes dhe dhunës me bazë gjinore.
– OSHMA inkurajohen të bashkëpunojnë me institucionet e barazisë, organizatat e medias dhe të shoqërisë civile dhe institucionet e specializuara në fushën e barazisë gjinore, për të promovuar portretizimet pozitive dhe jostereotipe të grave dhe burrave në media dhe në reklama, dhe se si të promovojnë komunikime me ndjeshmëri gjinore .
– OSHMA-të inkurajohen të hartojnë, miratojnë dhe zbatojnë politika vetërregulluese dhe mekanizma për eliminimin e seksizmit, përfshirë gjuhën e urrejtjes seksiste në programet, reklama, transmetimet dhe në sektorë të tjerë të punës së tyre, duke u mbështetur në standarde ndërkombëtare të gjithëpranuar si Treguesit e Raportimit me Ndjeshmëri Gjinore të UNESCO-s, Udhëzimeve të Këshillit të Europës dhe OSBE-së .

RREGULLA QË SUGJEROHEN TË PARASHIKOHEN TE SEKSIONI “PARIMET THEMELORE”

OSHMA-të duhet të garantojnë që transmetimet audiovizive informative, argëtuese ose të natyrave të tjera të mos përmbajnë në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të nënkuptuar mesazhe diskriminuese për shkaqe si: gjinia, raca, mosha, ngjyra, etnia, gjuha, identiteti gjinor, orientimi seksual, bindjet politike, fetare ose filozofike, pozita arsimore ose shoqërore ose çdo shkak tjetër .
OSHMA-të distancohen, ndërpresim menjëherë transmetimin ose nuk transmetojnë kur gjenden përpara situatave të mbrojtjes, promovimit ose nxitjes, në çdo formë, denigrimit, urrejtjes, stigmatizimi ose kërcënimi në lidhje me këtë person ose grup personash dhe justifikimi i të gjitha llojeve të shprehjes, bazuar në race,ngjyrë, prejardhje, origjinë kombëtare ose etnike, moshë, aftësi.

RREGULLA TË REJA QË SUGJEROHEN TË PARASHIKOHEN NË SEKSIONIN “KËSHILLI I ANKESAVE”

– Këshilli i Ankesave trajton me vëmendje të veçantë ankesat në lidhje me seksizmin në media dhe në reklama dhe kërkon që përmbajtja ose reklama me përmbajtje seksiste të tërhiqet ose të modifikohet.
– Këshilli i Ankesave në bashkëpunim me organet e barazisë, organizatat e medias, të drejtave të njeriut dhe grave promovon praktikat e mira në lidhje me luftimin e seksizmit dhe steriotipet gjinore në media ;
– Këshilli i Ankesave respekton parimet e barazisë gjinore në vendimmarrjen dhe praktikën e tij në l monitorimin e zbatimit të KT dhe të trajtimit të ankesave përsa i përket respektimin e këtij kodi nga OSHMA-të.

Next Post
La Italinë për të kultivuar drithëra në Selenicë/ Fermeri: Tregtarët shqiptarë grurin e vendit të tyre e blejnë në Itali

La Italinë për të kultivuar drithëra në Selenicë/ Fermeri: Tregtarët shqiptarë grurin e vendit të tyre e blejnë në Itali

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Rriten çmimet e karburanteve, Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja

Rriten çmimet e karburanteve, Bordi i Transparencës publikon çmimet e reja

October 8, 2026
Pse Edi Rama e ktheu debatin mbi projektin e Zvernecit në një betejë politike?

Votimi i “Territoriales”, Rama mbledh deputetët para seancës plenare! Mazhorancës i duhen 84 vota

October 8, 2026
“Rama po u bën presion deputetëve të vet”- Berisha para Kuvendit: Do pengojmë votimin e Territoriales! Ai ka frikë se mos ndokush…

“Rama po u bën presion deputetëve të vet”- Berisha para Kuvendit: Do pengojmë votimin e Territoriales! Ai ka frikë se mos ndokush…

October 8, 2026
EMRI/ Humbi jetën 18-vjeçari, zbulohen detaje të reja nga aksidenti tragjik në Maliq

EMRI/ Humbi jetën 18-vjeçari, zbulohen detaje të reja nga aksidenti tragjik në Maliq

October 8, 2026
Seanca maratonë dhe Territorialja, Policia blindon Parlamentin! “Shtetrrethim” në rrugë dhe masa të rrepta, nis dhe protesta! Berisha: Ne brenda, ata jashtë

Seanca maratonë dhe Territorialja, Policia blindon Parlamentin! “Shtetrrethim” në rrugë dhe masa të rrepta, nis dhe protesta! Berisha: Ne brenda, ata jashtë

October 8, 2026
Ukrainasi i shumëkërkuar për trafik droge u arrestua në Rinas, Ambasada e SHBA-ve ndan detajet e operacionit!

Ukrainasi i shumëkërkuar për trafik droge u arrestua në Rinas, Ambasada e SHBA-ve ndan detajet e operacionit!

October 8, 2026
Moti i keq në vend/ Paralajmërime për rrezik përmbytjesh dhe reshje dëbore

Po vjen dimri, meteorologia paralajmëron disa ditë me reshje shiu dhe bore në vend: Do ketë mot të paqëndryeshëm nga sot!

October 8, 2026
“Për shkak të situatës po këshillohem me ju”- Berisha mbledh Federatën e Opozitës dhe u ankohet: Rama po përdor 83 mandatet për pushtet dhe Territorialen

Pak para seancës për Territorialen në Kuvend, Berisha mesazh qytetarëve: Të gjithë bashkë në protestë! Rama po ekzekuton sot 15 bashki

October 8, 2026
Ish-futbollisti zviceran Ramon Vega sfidon Infantinon për ‘fronin’ e FIFA-s: Futbolli është në reanimacion, s’i përket presidentëve por…!

Ish-futbollisti zviceran Ramon Vega sfidon Infantinon për ‘fronin’ e FIFA-s: Futbolli është në reanimacion, s’i përket presidentëve por…!

October 8, 2026
Izraeli mbyll Konsullatën Britanike në Jerusalem, protesta masive dhe përplasje për masat ndaj vendbanimeve!

Izraeli mbyll Konsullatën Britanike në Jerusalem, protesta masive dhe përplasje për masat ndaj vendbanimeve!

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com