• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, August 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Banesa dhe hapësirat private nuk garantohen si të paprekshme!

by Ylli Manjani
25/03/2026 11:19
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Manjani

Po, po. Ky është standardi kushtetues i paprekshmërisë së banesës që është dhunuar nga Kodi i Proçedurës Penale, madje edhe i reformuar!!!

Ja ta spjegoj pak.

Garancia kushtetuese e paprekshmërisë së banesës është një nga ato standarde kushtetuese që, përfaqëson një vijë të kuqe absolute mes individit dhe shtetit.

Kushtetuta e Shqipërisë, në nenin 37, e formulon këtë mbrojtje si një të drejtë themelore:
“banesa është e paprekshme dhe hyrja në të lejohet vetëm në kushtet dhe procedurat e parashikuara nga ligji”.

Në dukje, kemi një standard të qartë: shteti nuk hyn dot në sferën private të qytetarit pa një justifikim të fortë dhe pa kontroll të rreptë ligjor.
Por pikërisht këtu fillon përplasja llogjike. Sepse ligji, në këtë rast Kodi i Proçedurës Penale, në vend që të ndërtojë garanci procedurale të forta, krijon një hapësirë ku prokurori, përmes vendimeve gjyqësore shpesh formale, mund të ndërhyjë në banesë në mënyrë madje sa herë të dojë, pa një mekanizëm efektiv ankimi nga ana e qytetarit.

E kuptoni apo jo?! Nuk keni se ku të ankoheni askund kundër vendimit të kontrollit, megjithëse mund të jetë haptazi abuziv!!!!

Tani, kemi një problem thelbësor kushtetues këtu: a mund të quhet “e paprekshme” një banesë, nëse ajo mund të kontrollohet disa herë, mbi të njëjtin dyshim, pa i dhënë individit të drejtën për të sfiduar ligjshmërinë e këtij kontrolli?!

Asnjë gjykatë, as ajo Kushtetuese deri më sot nuk ka marrë mundimin të japë një spjegim, një rrugëdalje. Jo se nuk ka patur raste, por janë injoruar!!!

Megjithëse kemi një përmbysje të raportit mes normës kushtetuese dhe ligjit zbatues, prap hiç reagim!!!

Kushtetuta synon të kufizojë pushtetin. Procedura penale, në këtë rast, duket se e zgjeron atë. E drejta për të kundërshtuar ndërhyrjen shtetërore është pjesë integrale e çdo garancie themelore. Në mungesë të kësaj të drejte, garancia shndërrohet në deklarative. Megjithatë Gjykata Kushtetuese hesht. Nuk merr mundimin të thotë as shprehjen ” e ka në dorë legjislativi”…

Problemi bëhet edhe më i mprehtë kur analizojmë mungesën e mjeteve juridike efektive. Sistemi procedural, në fakt, lejon ankim për masat e sekuestros mbi sendet, por jo për vetë aktin e kontrollit të banesës nga kanë rrjedhur sendet e sekuestruara. Kjo krijon një absurditet juridik: mund të kundërshtosh pasojën (marrjen e sendeve), por jo shkakun (hyrjen në banesë). Në logjikë kushtetuese, kjo është një e drejtë e cunguar, sepse mbrojtja efektive duhet të përfshijë vetë ndërhyrjen fillestare.

Padyshim që kjo praktikë që buron nga një ligj i mangët bie ndesh jo vetëm me frymën e Kushtetutës, por edhe me nenin e saj me numër 37. Haptazi fare! Kjo praktikë bie ndesh edhe me nenin 8 të Konventës dhe me jurisprudencën e Gjykatës Evropiane e të Drejtave të Njeriut, e cila ka theksuar në mënyrë të vazhdueshme se ndërhyrjet në banesë duhet të jenë:
të bazuara në ligj, të nevojshme dhe proporcionale, dhe, mbi të gjitha, të kontrollueshme nga një autoritet i pavarur.

Pa një mundësi reale ankimi, kontrolli gjyqësor bëhet iluziv.

Vendimi i gjykatës që autorizon kontrollin nuk mjafton nëse ai është formal dhe nuk i nënshtrohet një verifikimi të mëvonshëm. Në këtë kuptim, sistemi penal kthehet në një mekanizëm vetë-legjitimues të ndërhyrjes shtetërore.

Në plan më të gjerë, kjo çështje prek një nga parimet themelore të shtetit të së drejtës: balancën mes sigurisë publike dhe lirive individuale. Lufta kundër kriminalitetit nuk mund të justifikojë boshatisjen e garancive kushtetuese. Përndryshe, shteti rrezikon të fitojë efikasitet në hetim, por të humbasë legjitimitetin demokratik. Në fakt kjo ka ndodhur tashmë. Apo duhet të na e thotë ndonjë i huaj që ta kuptojmë?!

Kjo është një situatë ulëritëse!
Atë që ta garanton Kushtetuta ta merr Prokurori pa qenë i detyruar të japë llogari diku për atë që bën!!!

E thonë pastaj pse na thoni “Republika e Prokurorëve”?!

Edhe një gjë të fundit, për të gjithë dashnorët e të huajve që na reformojnë drejtësinë tonë kam një pyetje: a ka dikund në perëndim një gjë të tillë ku e drejta për privatësi shumëzohet me zero nga ligji e nga veprimet abuzive të prokurorëve e gjykatësve?!

Next Post
Po priste dru në terren malor dhe u rrëzua, ndërron jetë 69-vjeçari

Po priste dru në terren malor dhe u rrëzua, ndërron jetë 69-vjeçari

Comments 1

  1. leka says:
    5 months ago

    Manjan pa kompliment kur lexoj verejthet e tua shume llogjike per kodin e procedures penale them se jeni nga juristet me te mire ne vend duke lane me nje ane egoizmin qe keni gjithmone!Pse ju nuk beheni pjestar i hartimit me te sakte te ligjit penal qe duhet qeveria ta hedh per votim ne kuvend .Si ty dhe shume te tjere . Kontriboni qe populli i jauj mos te abuzohet nga padrejtesia e drejtesise se vetingut

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

VIDEO/ Ronaldinjo i rikthehet futbollit profesionist në moshën 46-vjeçare, momenti kur ylli brazilian zbarkon në Itali për aventurën te Ravenna

VIDEO/ Ronaldinjo i rikthehet futbollit profesionist në moshën 46-vjeçare, momenti kur ylli brazilian zbarkon në Itali për aventurën te Ravenna

August 20, 2026
A u ndikua Odhise Paskali nga Ivan Meshtroviq?!

A u ndikua Odhise Paskali nga Ivan Meshtroviq?!

August 20, 2026
VIDEO/ Sulmet masive ruse me raketa e dronë ndaj Kievit, të paktën 16 të vdekur dhe mbi 40 të plagosur!

VIDEO/ Sulmet masive ruse me raketa e dronë ndaj Kievit, të paktën 16 të vdekur dhe mbi 40 të plagosur!

August 20, 2026
Kërcënimet e Trump ndaj Iranit me “D-Day”, çmimi i naftës rritet edhe më shumë, shkon në 94 dollarë për fuçi!

Kërcënimet e Trump ndaj Iranit me “D-Day”, çmimi i naftës rritet edhe më shumë, shkon në 94 dollarë për fuçi!

August 20, 2026
Aksidenti ujor me një të vdekur në Shëngjin, Policia zbardh dinamikën: I riu ra nga gomonia aksidentalisht dhe helika…!

Aksidenti ujor me një të vdekur në Shëngjin, Policia zbardh dinamikën: I riu ra nga gomonia aksidentalisht dhe helika…!

August 20, 2026
Bernardo Silva flet si “Los Blancos”: U realizua ëndrra ime, Reali i Madridit klub unik!

Bernardo Silva flet si “Los Blancos”: U realizua ëndrra ime, Reali i Madridit klub unik!

August 20, 2026
“Shpresojmë mos të kemi pasoja”- Zjarret në Pukë, flet nënkryetari i Bashkisë: Situata problematike në Gojan, ndërhyrje edhe nga ajri!

“Shpresojmë mos të kemi pasoja”- Zjarret në Pukë, flet nënkryetari i Bashkisë: Situata problematike në Gojan, ndërhyrje edhe nga ajri!

August 20, 2026
Qasja jonë e pamundur me Neoliberalizmin, inerci apo hipotezë sistemi

Nebil Çika po këqyr “Flamingot”

August 20, 2026
Dhuna ndaj avokatit Cakrani/ Policia: Është identifikuar automjeti që u larguan dy personat që ishin pjesë e sherrit

Aksident në Kaninë të Vlorës, makinat përplasen “kokë më kokë”, 2 persona të plagosur!

August 20, 2026
EMRAT/ Zbardhet aksidenti në ujërat e Shëngjinit, dy të rinjtë ranë nga gomonia dhe i goditi helika! Njëri humbi jetën, shoku u plagos rëndë

EMRAT/ Zbardhet aksidenti në ujërat e Shëngjinit, dy të rinjtë ranë nga gomonia dhe i goditi helika! Njëri humbi jetën, shoku u plagos rëndë

August 20, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com