• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, October 4, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Banda e bankave/ Xhyliu: Çfarë i ofruam 2 laçianëve për grabitjen e parave

by Java News
21/02/2017 09:06
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Neim Avdulaj ka ndërmjetësuar mes Fation Xhyliut dhe dy personave nga Laçi, të cilët kishin marrë përsipër të sulmonin blindat ku ndodheshin eurot. Ky takim sipas Xhyliut është kryer në një lokal pranë ish-fushës së aviacionit.

Pavarësisht se Xhyliu ia ka shpjeguar në një letër mënyrën se si lëvizin blindat dhe si mbahen lekët dhe me çfarë mund të hapen sa më shpejt kasafortat, njëri prej laçianëve ka dërguar fjalë disa ditë më vonë se smund të merte pjesë në këtë grabitje pasi kërkohej nga policia. “…Xhyliu shprehet se personi me të cilin ka folur, pas disa ditësh nëpërmjet Neim Avdulaj, i ka bërë me dije se nuk do e realizonte do grabitjen, pasi ishte në ndjekje nga policia, shkruan Shqiptarja.com.

Për këtë arsye, shtetasi Neim Avdulaj është interesuar të gjente persona të tjerë. Sipas Xhyliut, Neim Avdulaj i kishte siguruar se personat që kishte gjetur ishin të aftë për të kryer punën. Kjo bisedë, sipas shtetasit nën hetim është bërë me shtetasin Neim Avdulaj në muajin gusht të vitit 2015. Neim Avdulaj i ka thënë se këtyre personave do t’i jepnin vetëm informacion, kur do të lëviznin paratë me makinat e firmës”, thuhet në dokumentin e prokurorisë.Gjatë kohës që ka punuar pranë shoqërisë në fjalë, shtetasi nën hetim shpjegon se kishte lidhje shoqërore me një punonjës tjetër të shoqërisë, shtetasin Ditjon Memlika. Ky i funidt e ka prezantuar me shtetasin Neim Avdulaj, me origjinë nga Ballshi.Këta shtetas e kanë takuar disa herë dhe gjatë këtyre takimeve është hedhur idea për të goditur eksortën që shoqëronte paratë për në Rinas.

Nisur nga kjo, shtetasi Fation Xhyliu shpjegon se i kanë kërkuar ndihmë Neim Avdulajt dhe ky i fundit fillimisht nuk ka konfirmuar se do të bashkëpunonte. Më pas, në qershor të vitit 2015, shtetasi nën hetim shpjegon se Neim Avdulaj, i ka prezantuar me dy persona, të cilët ishin nga Laçi. Këta persona janë interesuar për mënyrën si lëviznin blindat që transportonin paratë. Xhyliu sqaron se Neim Avdulaj nuk i ka prezantuar me emra me këta persona nga Laçi, por vetëm i ka thënë se ishin shokët e tij të mirë, dhe më pas i ka lënë të bisedonin mes tyre.

Pas disa verifikimeve në rrugë operative rezulton se Fation Xhyliu është aktualisht i papunë, por megjithatë bën shpenzime në vlera të konsiderueshme. Ai mendohet të ketë blerë një automjet, të cilin e përdor për të lëvizur në Tiranë, ku edhe jeton me qera. Automjeti i markës, “Audi” me targë AA437 NI, rezulton të jetë rregjistruar në emër të shtetasit Gentian Xhyliu, jeton jashtë shtetit dhe disponon një automjet tjetër në pronësi të tij.

Banes ku jeton me qëra Fation Xhuliu është në katin e parë të një pallati të vjetër, që ndodhet pas qëndrës “Gloobe” në Tiranë. Nisur sa më lart janë marrë deklarime nga shtetasi Fation Xhyliu, fillimisht si person që ka dijeni për veprën penale, të cilat pas sqarimit të disa rrethanave që inkriminojnë deklaruesin, janë ndërprerë dhe më pas, këtij të fundit i janë marrë deklarime në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetimet. Në këtë cilësi, shtetasi Fation Xhyliu ka shpjeguar se ka punuar tek “Ro-Gat” deri në 28 dhjetor 2015. Më datën 3 dhjetor 2015 ky shtetas shpjegon se ka qënë në detyrë, por jo në eskortën e shoqërimit të të hollave.

ma.me

Next Post
Itali/ Kapet gomonia me 500 kg marijuanë, ishte nisur nga Shqipëria

Itali/ Kapet gomonia me 500 kg marijuanë, ishte nisur nga Shqipëria

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qarkullonte me pistoletë dhe municion luftarak, arrestohet 38-vjeçari

Qarkullonte me pistoletë dhe municion luftarak, arrestohet 38-vjeçari

October 4, 2026
Merr jetë “Pasqyrë Albania”/ Leka: Nisma e Ramës për të respektuar protestën, por Pasqyra të jetë cilësore, jo si valë deti. Protestuesit, “punë me pagesë”

Merr jetë “Pasqyrë Albania”/ Leka: Nisma e Ramës për të respektuar protestën, por Pasqyra të jetë cilësore, jo si valë deti. Protestuesit, “punë me pagesë”

October 4, 2026
Deputeti i PD nxjerr nga shalqiri, “surprizën”: Dhurata e qeverisë për gjithë shqiptarët

“Të kalojmë në veprime të forta”, Korreshi: Duhet ngujim në Parlament apo grevë urie

October 4, 2026
Pse Trump duket identik në fotot me Kurtin, Ramën e Vuçiçin: Çfarë fshihet pas pozës protokollare?

Pse Trump duket identik në fotot me Kurtin, Ramën e Vuçiçin: Çfarë fshihet pas pozës protokollare?

October 4, 2026
Identifikohen viktima dhe i riu i arrestuar pas aksidentit fatal në Rrugën e Dibrës

Identifikohen viktima dhe i riu i arrestuar pas aksidentit fatal në Rrugën e Dibrës

October 4, 2026
“Liria ka emër” do të mbledhë 500 mijë firma! Veteranët e UÇK: Duam të sensibilizojmë ndërkombëtarët

“Liria ka emër” do të mbledhë 500 mijë firma! Veteranët e UÇK: Duam të sensibilizojmë ndërkombëtarët

October 4, 2026
Në pritje të ëmbël, Ajola Xoxa kërkon ndryshim të masave të sigurisë për të dalë jashtë shtetit

Gjyqi për Ajola Xoxën, caktohet data në Kushtetuese për bashkëshorten e kryebashkiakut të Tiranës

October 4, 2026
Helmimi i 11 fëmijëve në kopshtin e Korçës, flet nëna e një prej të miturve: Enët mund të kenë qenë të palara

Helmimi i 11 fëmijëve në kopshtin e Korçës, flet nëna e një prej të miturve: Enët mund të kenë qenë të palara

October 4, 2026
30 vite pas luftës, Bosnje-Hercegovina ende e ndarë! Zgjedhjet ‘hapin’ plagët e vjetra

30 vite pas luftës, Bosnje-Hercegovina ende e ndarë! Zgjedhjet ‘hapin’ plagët e vjetra

October 4, 2026
Korrupsioni si vepër penale është strikt çështje fakti, jo llafesh

Policia kap drogë, SPAK kap llafe…

October 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com