• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, March 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Banaliteti i Ilir Metës: Për mua nuk ka rëndësi “Venecia”, por Hysaj që është dëmtuar

by A R
10/10/2019 21:23
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një ditë përpara se të shpallet vendimi i komisionit të Venecias, Presidenti Ilir Meta është shprehur i prerë se për të ai vendim nuk ka asnjë rëndësi dhe se nuk është gjë tjetër veçse propagandë. Ndryshe nga qëndrimi i tij që ka mbajtur, pak javë më parë, ku tha se do të jepte dorëheqjen nëse Venecia dilte në përfundimin se kishte shkelur Kushtetutën, në intervistën e tij në “Open”, kreu i shtetit i ka qëndruar besnik vendimit të tij duke thënë se ka mbrojtur Kushtetutën.  Madje, me ironi ai ka thënë se për të më e rëndësishme është kombëtarja që pritet të luajë nesër me Turqinë, sesa vendimi i Komisionit të Venecias.

Meta:Nuk kam asnjë lloj emocioni për ndonjë vendim të Venecias, sepse vendim im ka qenë tërësisht kushtetues dhe në mbrojtjen më të shkëlqyer të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

Unë nuk pres as Venecia dhe askënd tjetër që të konfirmojë drejtësinë e vendimit tim.

Unë kam Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë që e njoh më mirë se kushdo tjetër. Kam qenë edhe në Komisionin Parlamentar që merret gjoja me këtë hetimin e Presidentit, pikërisht vetëm për t’u treguar të gjithëve që Presidenti i Republikës së Shqipërisë, jo vetëm nuk ka shkelur asnjë nen të Kushtetutës, por përkundrazi, ka bërë mbrojtjen më të shkëlqyer të Kushtetutës.

Gazetarja: Megjithatë, ju e keni vlerësuar më parë Komisionin e Venecias apo jo?

Presidenti Meta: Unë e kam vlerësuar për ato kontribute që ka dhënë për reformën në drejtësi dhe prisja që ndoshta të shprehte diçka në komentet e veta lidhur me këto problemet e mëdha të zbatimit të ligjit në kundërshtim, jo vetëm me Kushtetutën tonë, por edhe vetë formulimet dhe rekomandimet që ka bërë Komisioni i Venecias. Por çuditërisht në vend që të shprehej për këto çështje, për të cilat ajo ka një kompetencë ishte shprehur për çështje që janë të OSBE/ODIHR-it.

Gazetarja: Zoti President, a ka një kontradiktë këtu? Në fillim ju thatë që unë e besoj Venecian, e vlerësoj çfarë thotë Venecia dhe unë mund të jap dorëheqjen. Më pas thatë se 11 tetori nuk është i rëndësishëm, është fokus propagande…

Presidenti Meta: Po pa dyshim, propagandë është. Pse çfarë është? Çfarë vlere ka Venecia?

Gazetarja: Ju thatë se do jap dorëheqjen nëse Venecia thotë se keni shkelur Kushtetutën…

Presidenti Meta: Po, nëse më bind, por le të më bindin.

Gazetarja: Që do të thotë se kishte rëndësi apo jo? Ka rëndësi apo nuk ka rëndësi 11 tetori?

Presidenti Meta: Në qoftë se, jo Venecia, por ju si gazetare, qytetare e Republikës së Shqipërisë, më bindni dhe më thoni: Zoti President, ju me këtë dekret keni shkelur këtë nen të Kushtetutës unë jap dorëheqjen. Pse do të vlerësoja me shumë Venecian se sa Eni Vasilin për shembull?!

Edhe kur shkova te Komisioni Parlamentar që është ngritur dhe që merret me këtë çështjen e hetimit, shkova për të treguar respekt ndaj qytetarëve shqiptarë dhe njëkohësisht për të treguar që Presidenti është i hapur që të shkojë dhe të ballafaqohet në mënyrën më transparente dhe konstruktive pikërisht për të treguar që Presidenti nuk ka bërë asnjë shkelje. Çdo gjë tjetër është propagandë.

Gazetarja: Propaganda nga kush? Nga komisioni?

Presidenti Meta: Propagandë nga të gjithë. Nga mazhoranca, nga parlamenti, nga qeveria, nga të gjithë ata që duan të hyjnë në këtë propagandë. Do të jap një shkelje të qartë të Kushtetutës?

(…)

Gazetarja: Nëse Venecia thotë e ka shkelur në këtë nen dhe në këtë paragraf?

Presidenti Meta: Nuk ekziston një shqetësim i tillë, sepse unë e di Kushtetutën shumë herë më mirë se sa Venecia. Unë kam vetëm një shqetësim për nesër, Kombëtarja. Jemi të shqetësuar se na është dëmtuar Hysaj, shpresojmë ta kompensojmë këtë mungesë. Do të kisha shkuar në Stamboll, por nuk kishte bileta. Dje u kujtova dhe nuk kishte bileta.

Gazetarja: Dhe ju nuk jeni nga ata Presidentë, të cilët marrin çarter për të shkuar për parë një ndeshje?

Presidenti Meta: Jo, atë nuk e bëj dot. Nuk kam as kohë të shkoj me biçikletë se mund të ikja edhe me biçikletë.

Next Post
Ministri polak i Kulturës: Asnjë roman të nobelistes s’kam lexuar deri në fund

Ministri polak i Kulturës: Asnjë roman të nobelistes s’kam lexuar deri në fund

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Qëllimi i Ramës për krijimin e “Shtetit Bektashi”… Vangjeli: Me një gur vret 3-4 zogj

Vangjeli: Sali Berisha e ka kthyer PD në “Airbnb” ambiciesh

March 5, 2026
Salianji sfidon Berishën: Hap garën në PD, lëri demokratët të votojnë të lirë!

Salianji sfidon Berishën: Hap garën në PD, lëri demokratët të votojnë të lirë!

March 5, 2026
Sot Kuvend, pritet votimi për ministrat e rinj pas dekreteve të Presidentit Begaj

Sot Kuvend, pritet votimi për ministrat e rinj pas dekreteve të Presidentit Begaj

March 5, 2026
EMRI / Ekstradohet nga Britania e Madhe anëtari i grupit të Laert Haxhiut

EMRI / Ekstradohet nga Britania e Madhe anëtari i grupit të Laert Haxhiut

March 5, 2026
Reshje të pakta shiu/ Parashikimi i motit për sot, 6 shtator 2023

E enjtja me mot të paqëndrueshëm në të gjithë vendin

March 5, 2026
Visho Ajazi Lika rrëfen historinë e kërcënimit: I shkova në zyrë kryeministrit! U informova se mund të bëhej sulm ndaj…

“Jo vetëm raketa”, ish-kreu i SHISH, Visho Ajazi: Irani mund të na sulmojë në shumë mënyra

March 5, 2026
Dita e VI | Irani lëshon raketa drejt Izraelit, Senati Amerikan lë në fuqi kompetencat ushtarake të Trumpit

Dita e VI | Irani lëshon raketa drejt Izraelit, Senati Amerikan lë në fuqi kompetencat ushtarake të Trumpit

March 5, 2026
“Po i qëndroj presioneve të pacipa të PD”, Salianji: Nuk iki nga partia, s’është pronë private

“Po i qëndroj presioneve të pacipa të PD”, Salianji: Nuk iki nga partia, s’është pronë private

March 5, 2026
SPAK-u, gjykatat dhe keqkuptimi i madh mbi drejtësinë

Kur Teherani ka dilema, Tirana e ka vendosur

March 5, 2026
Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

Turisti i huaj grabitet në Vlorë/ Policia shpall në kërkim autorin, i rrëmbeu me dhunë varësen nga qafa

March 4, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In