• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, July 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

‘Ballkani i Hapur’/ Rama: Samiti i radhës në qershor, ftojmë Abazoviç të na bashkohet! Të gjithë do i bashkohen një ditë

by Java News
28/04/2022 16:15
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Kryeministri Edi Rama ka bërë me dije se me zgjedhjen e Dritan Abazoviç si kryeministër i Malit të Zi, do të ketë një ftesë zyrtare për t’iu bashkuar Ballkanit të Hapur.

“Jemi shumë të interesuar që edhe të tjerë të përfshihen se Ballkani i Hapur është krijuar për të qenë gjithëpërfshirës, dhe duke folur me kryeministrin e ri të Malit të Zi, imagjinoni sikur dikush t’ju thoshte 5 vjet më parë që Ballkani Perëndimor me 6 vende, do kishte 3 kryeministra shqiptar, sot është realitet, mund të jetë gjë e mirë ose e keqe, por nuk është pak, është shumë, sikundër është e qartë që shqiptarët në këtë kohë që kanë rilidhur urat me Euopën ecin përpara nëse dinë të sillen si njerëz të paqes, kjo është pak, por e sigurt dhe ne do e riftojmë Malin e Zi, i takon kryeministrit të Maqedonisë së Verit ta bëj ftesën.

Se samiti i ardhshëm do të jetë në Ohër në 9 dhe 10 Qershor , dhe unë nga ana ime do bëj inkurajimin tim për Dritanin që të jetë në tryezë, ka qenë optimist ndaj kësaj nisme, por vjen Mal i Zi, Kosova, apo Bosnja,Ballkani i Hapur do të vijojë, të gjithë do vijnë një ditë, kush do vijë më vonë do ketë humbur më shumë”, tha Rama.

Kryeministri Edi Rama dhe Komisioneri për Zgjerim Oliver Varheley në një konferencë të përbashkët folën për procesin e anëtarësimit të vendit në BE, si edhe u ndalën tek projekti Open Balkan.

Kryeministri Rama bëri me dije se takimi i radhës i Open Balkan do të mbahet me 9-10 qershor në Ohër, ndërsa ftoi Malin e Zi t’i bashkohet.

Komisioneri për Zgjerim Oliver Varheley u shpreh se çështja e anëtarësimit është një çështje e nxehtë , por janë të vendosur t’i shkojnë deri në fund këtij procesi.

Pjesë nga pyetje-përgjigjet: 

Nëse në qershor dështon çelja e negociatave çfarë mbetet tjetër për t’u bërë?

Varheley: Kjo është çështje e nxehtë, por problemi i vërtetë është anëtarësimi i Shqipërisë në BE,. Ne për këtë po punojmë… Çështja e menjëhershme është të kemi marrëveshje për të dyja shtetet. Po sikur të dështoj unë çfarë do të bëja pastaj? Unë po përpiqem fort, por kjo kërkon durim, kjo është natyra e kësaj pune. Mbaj mend herën e parë kur kam ardhur në Tiranë, ne po punonim fort që të arrinim çeljen e negociatave edhe për RMV edhe për Shqipërinë dhe ju më bombarduat me pyetje dhe të njëjtën përgjigje ju jap edhe tani. ne duhet të jemi të përqendruar tek puna që ne po bëjmë dhe nuk ka asnjë mënyrë tjetër për të dalë nga kjo situatë. Ne do ta kemi një vendim dhe jam besimplotë që të gjithë kanë të njëjtën mentalitet…

Si i shihni ndryshimet politike në Malin e Zi dhe a keni marrë sinjale nga Mali i Zi për t’ju bashkuar ‘Open Balkan’?

Rama: Ne jemi të vendosur të vazhdojmë pa lëkundje dhe sigurisht jemi të interesuar që edhe të tjerët të përfshihen sepse ndaj është krijuar që të gjithë të përfshihen. Dhe me kryeministrin e ri të Malit të Zi ende nuk kam komunikuar, imagjinoni sikur dikush t’ju thoshte 5 vjet përpara që Ballkani Perëndimor me 6 vende do të kishte tre kryeministra shqiptar, sot është realitet, kjo mund të jetë shenjë e mirë apo e keqe nuk e di. Por sot janë tre shqiptarë kryeministra dhe kjo nuk është pak është shumë… Përpara ecin dhe fitojnë nëse dinë të sillen si njerëz të paqes, ne do ta riftojmë Malin e Zi, i takon kryeministrit të Maqedonisë së Veriut për të bërë ftesën zyrtare sepse takimi i ardhshëm do të jetë në Ohër më 9-10 qershor. Por unë do të bëj përpjekjen time që Dritani të jetë  në tryezë, por vjen Mali i Zi apo jo, vjen Kosova apo jo, Ballkani i Hapur do të vazhdojë, të gjithë do të vijnë një ditë.

“Duke u kthyer tek ajo që thashë për Kosovën, ne jemi vende që kemi rëndësi relative në raport me problemet që kanë miqtë dhe partnerët tanë kështu që duhet të kuptojmë edhe pjesën tjetër, sado të drejtë të kemi, sepse përndryshe na mbyllim në banjo siç ndodh me fëmijët që i bien këmbës. për të marrë atë që na takon e marrim vetëm bashkë me partnerët tanë dhe nuk e marrim dot me forcë dhe për momentin ne i respektojmë partnerët tanë. Edhe nëse në këtë rast nuk do të ndryshojë ne do të ndryshojmë kursin, nuk do të presim Bullgarinë. Një tango dhe nuk e kërcen dot veten imagjino të hedhësh valle me shumë të tjerë. Duhet djegur me shumë kujdes shamia e beqarit”, tha Rama./m.j

 

Next Post
Gjobitet me 100 mijë lekë kryetarja e bashkisë Durrës, zbulohet arsyeja e vendimit

Gjobitet me 100 mijë lekë kryetarja e bashkisë Durrës, zbulohet arsyeja e vendimit

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Protesta po hyn në një fazë të re? Aktivistja propozon ngritjen e një Kuvendi Kombëtar Qytetar

“Protesta nuk jep ultimatum”. Deputetja e PS: Ftojmë pjesën e shëndetshme që të ulemi

July 1, 2026
Martohet “vajza më e bukur në botë”!

Martohet “vajza më e bukur në botë”!

July 1, 2026
Kushtetuesja e ktheu “Veliajn” në GJL, gjyqtarja Bejtja: Arrestimi, pa asnjë provë që implikon kryebashkiakun

Kushtetuesja e ktheu “Veliajn” në GJL, gjyqtarja Bejtja: Arrestimi, pa asnjë provë që implikon kryebashkiakun

July 1, 2026
“KLP nuk është mbledhur kurrë”, avokati i Veliajt: Po anashkalohen procedurat për të legjitimuar Dadon

Zbardhja e vendimit të GJK, avokati i Veliajt: U konfirmua mungesa e testit të proporcionalitetit për masën e sigurisë

July 1, 2026
BE-ja vendos tarifa për blerje nga Temu, AliExpress dhe kompani të tjera kineze

BE-ja vendos tarifa për blerje nga Temu, AliExpress dhe kompani të tjera kineze

July 1, 2026
Rama reagon pas padisë në SPAK për librin “Albanian Files”: Provë krimi 35 vjet pas rënies së komunizmit

Rama reagon pas padisë në SPAK për librin “Albanian Files”: Provë krimi 35 vjet pas rënies së komunizmit

July 1, 2026
Eleni Foureira flet hapur për origjinën shqiptare dhe paragjykimet në karrierë

Eleni Foureira flet hapur për origjinën shqiptare dhe paragjykimet në karrierë

July 1, 2026
Atentati ndaj biznesmenit ukrainas në Monako, autori dyshohet se ka ikur në Itali

Atentati ndaj biznesmenit ukrainas në Monako, autori dyshohet se ka ikur në Itali

July 1, 2026
Zjarri përfshin pallatin në Belgjikë, të paktën 6 të vdekur, disa të lënduar

Zjarri përfshin pallatin në Belgjikë, të paktën 6 të vdekur, disa të lënduar

July 1, 2026
Ndërron jetë në moshën 75-vjeçari politikani i njohur grek, Vasilis Leventis

Ndërron jetë në moshën 75-vjeçari politikani i njohur grek, Vasilis Leventis

July 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In