• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, September 22, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Masakra e Roskovecit/ “Inshallah s’nxjerr ndonjë muhabet tjetër”- Biseda e fundit e Nertil Buzit me motrën para krimit: Ajo më ka dhënë fjalën se…

by A. Q
21/09/2026 18:20
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Emisioni “Në kohë reale” në RTSH ka siguruar ekskluzivisht bisedën e fundit të Nertil Buzit me një prej motrave të tij, disa ditë para ngjarjes së rëndë të 24 korrikut në Roskovec, ku vrau ish-vjehrrin dhe ish-vjehrrën dhe në fund vrau dhe veten.

Në bisedë, Buzi shprehet se shpresonte që ish-e fejuara e tij, Rozalinda Plaka, të tërhiqte kallëzimin ndaj tij. Ai i tregon motrës se, sipas tij, Rozalinda i kishte dhënë fjalën se do ta bënte një gjë të tillë, por shfaq shqetësimin se mund të ndikohej nga familjarët e saj.

Buzi shprehet gjithashtu se, nëse familjarët e Rozalindës do të merrnin vesh për tërheqjen e kallëzimit, mund të përpiqeshin ta pengonin.

“Duan një deklaratë nga ana e asaj palaços.  Mos të të shpëtojë goja, më ka dhënë  llafin ajo për të ma bërë. E la dhe për të shtunën e parë faktikisht,  por nuk e lanë ata të dilte. Ajo më ka dhënë llafin që do ta bëjë, se di. Inshalla nuk nxjerr ndonjë muhabet tjetër. Po e morën vesh ata, që do bëj atë gjë tha, e para do ta rikthejnë prapë, pastaj do ta detyrojnë, s’di ç’të bëjë. Nuk do ta marrin vesh ata, po e bëri do ta bëjë pa dijeninë e atyre”, thotë Nertili.

Në të njëjtën bisedë, Buzi mohon se kishte ushtruar dhunë ndaj ish-të fejuarës.

 “Pse ç’jam unë budalla, as e kam prekur ndonjëherë atë me dorë dhe s’kam pse e prek, ç’lidhje ka ajo fare s’ka arsye. Iu çova mesazh hajdeni se po ju pres, hajdeni të gjithë familjarisht qysh jeni. Merre dhe atë dajon i thash, atë trimin dhe hajdeni kur të doni iu mirëpres, nuk kthejnë përgjigje. Unë e di që ata atë duan të më fundosin sa më shumë se iu doli blof herën e parë dhe po mundohen tani, por unë nuk jam budalla….”, tha ai.

Gazetarja e RTSH-së, Laureta Roshi, sjell në emision edhe një tjetër pistë për ngjarjen. Sipas saj, konflikti nuk lidhet vetëm me marrëdhënien mes Nertil Buzit dhe Rozalindës, por edhe me çështje financiare që, sipas pretendimeve të saj, lidhen me aktivitetin e Buzit në Angli.

Sipas Roshit, Buzi kishte sjellë para nga Anglia, të cilat dyshohet se nuk i kishte gjetur më në Shqipëri. Ajo tha gjithashtu se “Nertili ishte marrë peng nga grupe kriminale në Angli dhe se në atë rast kishte ndërhyrë policia londineze”. Sipas hetimeve kjo është edhe pista kryesore e konfliktit mes dy familjeve dhe jo vetëm fundi i romancës mes Nertfilit dhe Rozalindës.

Next Post
Reforma Territoriale/ Këshilli Bashkiak i Matit miraton shkrirjen e Bashkisë Klos, 14 vota pro bashkimit!

Reforma Territoriale/ Këshilli Bashkiak i Matit miraton shkrirjen e Bashkisë Klos, 14 vota pro bashkimit!

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Erdogan reagon pas përgjigjes së Hamasit: Hap i rëndësishëm drejt paqes, Turqia do të vijojë misionin e saj

Erdogan: Gaza është kthyer në kampin e përqendrimit më çnjerëzor të kohës sonë

September 22, 2026
Vrasja në Roskovec/ Letra e motrës së autorit: Konfliktet me ish të fejuarën dhe borxhet, kronologjia para tragjedisë

Vrasja në Roskovec/ Letra e motrës së autorit: Konfliktet me ish të fejuarën dhe borxhet, kronologjia para tragjedisë

September 22, 2026
Zjarr në kodrat e Pojanit. Rrezikohet Parku Arkeologjik i Apolonisë

Zjarr në kodrat e Pojanit. Rrezikohet Parku Arkeologjik i Apolonisë

September 22, 2026
Referendumi popullor – “çelësi i arte” per rrogat e gjykatësve dhe proukurorëve

Referendumi popullor – “çelësi i arte” per rrogat e gjykatësve dhe proukurorëve

September 22, 2026
Zjarri përfshin fshatin Delisuf në Vlorë, zjarrfikësit dhe banorët në operacion për shuarjen e tij

Zjarri përfshin fshatin Delisuf në Vlorë, zjarrfikësit dhe banorët në operacion për shuarjen e tij

September 22, 2026
“Fajin e keni ju”, Haxhiu “shpërthen” në studio ndaj Këlliçit dhe Garos!

Vlora Hyseni, mes Bakusë dhe arrestit

September 22, 2026
Skandali me lëndët narkotike në Turqi, shoqërohet në polici aktorja e njohur

Skandali me lëndët narkotike në Turqi, shoqërohet në polici aktorja e njohur

September 22, 2026
“Mund të sulmohej Europa”, Trump në OKB: Irani s’do ketë më armë bërthamore

“Mund të sulmohej Europa”, Trump në OKB: Irani s’do ketë më armë bërthamore

September 22, 2026
“Standard & Poor’s” konfirmon vlerësimin e Shqipërisë në “BB”

“Standard & Poor’s” konfirmon vlerësimin e Shqipërisë në “BB”

September 22, 2026
Dy gjysmat e PD me dy drafte/ Zbulohet formula e demokratëve për reformën territoriale: Ja sa bashki më shumë kërkon Alibeaj!

Nga Elbasani në Delvinë, 15 bashki nisin regjistrimin e pasurive, çelet tenderi 3.5 mln euro

September 22, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com