Një zjarr ka përfshirë një pallat në lagjen nr. 4 të qytetit të Korçës, duke detyruar autoritetet të nisin evakuimin e banorëve.
Nuk raportohet për persona të lënduar.
Flakët kanë shpërthyer në një prej ambienteve të pallatit, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse dhe policia.

Forcat zjarrfikëse po punojnë për shuarjen e flakëve dhe vënien nën kontroll të situatës.












