Kryetari i Grupit Parlamentar për Partinë Socialiste, Taulant Balla ka komentuar në emisionin Real Story në Vizion Plus, përgjimete Dibrës. Balla u shpreh se kjo çështje i takon drejtësisë, dhe ajo duhet të hetojë. “Kjo është çështje që i takon drejtësisë. Kjo për mua nuk është gjë e re, ka dy vjet që ma tund Lulzim Basha. Shqetësimi im është që ky prokuror që vodhi CD, i çoj te PD, i montuan, i nisën në Gjermani. Pse nuk e ka bërë detyrën? Edhe sot reagimi i PS ishte ta zgjidhi prokuroria. Nxorën një sinkron të ministrit Gjiknuri me një funksionar të PS, sepse kishte nodhur një parregullsi, pasi PD kishte vendosur vëzhgues që nuk lejoheshin me ligj. Vëzhguesit tanë ishin intimiduar me njerëz që kishin ardhur nga e gjithë Shqipëria. Unë e kam parë me sytë e mij, nesër do dali përgjimi tjetër, në orën 2 të natës Arben Keshi më ka marrë në telefon dhe më ka thënë “hajde se po më vret Flamur Noka”, u shpreh Balla.
Më tej, Taulant Balla u shpreh se lidhur me problematikat e Dibrës në zgjedhjet e 2016, një vit më pas u bën ndryshime në Kodin Zgjedhor. Balla tha më tej, se për këtë çështje duhet të mos ngrihen akuza politike, por të vijohet me hetimet nga Prokuroria. “Lidhur me problematikat e Dibrës, më pas janë ndryshuar shumë ligje për të rritur efikasitetin. Thelbi është, të tërhiqemi nga akuza politike. unë bie dakord me një gjë, që kjo lloj prokurorie është përdorur si shantazh, sot fillon hetimi, dhe nesër në studiot televizive lexon të gjithë materialet hetimore”.
“Sa më shumë të afrohen zgjedhjet lokale, do dali një paketë e tyre për të justifikuar dështimin politik të Lulzim Bashës. Për mua nuk ka qenë surprizë kjo gjë. Po të më pyesnit në janar, do ju thoja se në qershor do dali kjo gjë. Nuk ka vepër penale të asnjë nga personat… Për zgjedhjet e Dibrës unë kam qenë në emision më Sokol Ballën, kur u publikuan disa informacione në emisionet televizive, nëse doni vlerësimin tim, ato ishim më të rënda se sa këto. Është për të ardhur keq se si një emision investigativ bëri punë më të mirë se sa prokurorët. Ta lëmë Prokurorinë ti shkojë deri në fund kësaj çështje. Prokuroria ka detyrimin ti bëjë një sqarim publikut, unë jam i bindur se as Damian Gjiknuri, as deputetët e tjerë, unë nuk e fsheh më është dashur të komunikojë dhe me deputet të PD për të krijuar një klimë qetësie”./l.m