Zv/ndihmës sekretari i shtetit amerikan, Matthew Palmer do të zhvillojë këtë të martë dhe një sërë takimesh të tjera me liderat politik të vendit.
Pas takimit të zhvilluar të hënën me kreun e qeverisë, Palmer do të çelë takimet e tij fillimisht me kreun e PD, Lulzim Bashën.
Takimi mes Bashës e Palmer do të zhvillohet në orën 13:45.
Pas Bashës, Palmer do të takojë drejtuesen e LSI, Monika Kryemadhi.
Ndërsa në orën 17:30 ai do të takohet me Presidentin Meta.
/a.rada