• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

“Mjekësia nuk është thjesht zanat!” Presidenti Begaj: Pas çdo diagnoze qëndron një histori njerëzore

by E B
28/03/2026 13:16
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Këtë të shtunë, më 28 mars, u zhvillua Konferenca XXII Kombëtare e Gastro- Entero- Hepatologjisë, ku ishte i pranishëm edhe presidenti i Republikës Bajram Begaj.

Si mjek në profesion, gjatë fjalës përshëndetëse Begajt theksoi rëndësinë e mjekut në shoqëri, duke vënë në pah humanizmin, profesionalizmin, integritetin dhe sakrificën.

“Mjekësia, profesioni i mjekut, nuk është thjesht zanat; është një mënyrë të menduari që e merr me vete kudo. Ajo të mëson të dëgjosh dhe të hulumtosh me kujdes, të kërkosh shkakun përtej simptomës dhe të mos harrosh se pas çdo diagnoze qëndron një histori njerëzore”, u shpreh presidenti Begaj.

Kreu i Shtetit u ndal te rëndësia e marrëdhënies mes mjekut dhe pacientit, duke e cilësuar të pazëvendësueshëm rolin human të mjekut dhe përgjegjësinë e tij përballë transformimeve teknologjike.

Në këtë konferencë, Presidenti i Republikës përcolli mesazhin për rritjen e besimit në marrëdhënien pacient–mjek dhe në trajtimin mjekësor, në mënyrë që në klinikat dhe spitalet tona pacienti të ndiejë se shkenca dhe humanizmi ecin krah për krah.

“Kjo konferencë është dëshmi e qartë se mjekësia shqiptare është në lëvizje, zhvillohet, përditësohet dhe sfidon veten. Diskutimet mbi risitë në diagnostikim, trajtim, përvojat klinike dhe kërkimet shkencore nuk janë vetëm shkëmbim informacioni, por investim i drejtpërdrejtë në shëndetin dhe cilësinë e jetës së qytetarëve”, deklaroi Begaj.

Ai gjithashtu shprehu mirënjohje për platforma të tilla diskutimi që kontribuojnë në avancimin e mjekësisë shqiptare.

“Konferenca XXII Kombëtare e Gastro- Entero- Hepatologjisë nuk është thjesht një mbledhje shkencore e radhës; është vendi ku bashkohen mendja, përvoja dhe pasioni i mjekësisë shqiptare”, vlerësoi Presidenti Begaj.

“Sistemi shëndetësor nuk qëndron mbi ndërtesa, por mbi profesionalizmin, integritetin dhe sakrificën tuaj”, iu drejtua Presidenti mjekëve, duke theksuar edhe sfidat me të cilat përballet mjekësia sot, përfshirë inteligjencën artificiale.

“Teknologjia ndihmon. Inteligjenca artificiale orienton. Por vendimin e merr mjeku. Sepse mjekësia nuk është vetëm shkencë; është gjykim dhe përgjegjësi, është etikë dhe marrëdhënie njerëzore. Brenda pak sekondash, inteligjenca artificiale mund të analizojë mijëra imazhe endoskopike, por ajo nuk mund të ndiejë shtrëngimin e dorës së një pacienti që ka frikë nga diagnoza”, u shpreh presidenti, duke theksuar rëndësinë e ruajtjes së marrëdhënies pacient–mjek, e cila nuk duhet të cenohet nga këto zhvillime.

Në përmbyllje, në një reflektim filozofik mbi sfidat e mjekësisë mes shkencës dhe humanizmit, presidenti Begaj iu referua veprës së Pikasos “Shkenca dhe Bamirësia”, që sipas tij mund të na ofrojë ende reflektime të rëndësishme mbi praktikën mjekësore, ndërlidhjen e saj me standardet socio-kulturore, si dhe mbi disa nga sfidat e sotme dhe të ardhshme të mjekësisë.

Next Post
Kokainë dhe ekstazi! Policia zbarkon në klubet e natës së Tiranës, 9 të arrestuar

Kokainë dhe ekstazi! Policia zbarkon në klubet e natës së Tiranës, 9 të arrestuar

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Aksident në aksin Korçë-Pogradec/Makina përplaset me motorin, lëndohet pasagjerja

E rëndë në Kavajë, 49-vjeçari me motor ndërron jetë në vend pas aksidentit me një makinë

August 31, 2026
PDK dhe Aleanca bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë, kërkojnë konstituimin e Kuvendit të Kosovës

PDK dhe Aleanca bllokojnë sërish hyrjen e Qeverisë, kërkojnë konstituimin e Kuvendit të Kosovës

August 31, 2026
Rama ndan videon nga Gjirokastra: Një nga destinacionet më të vizituara të Shqipërisë

Rama ndan videon nga Gjirokastra: Një nga destinacionet më të vizituara të Shqipërisë

August 31, 2026
Qirinj për kriminelin e luftës: Vdekja e Mlladiçit shpërfaq krizën morale të Serbisë

Qirinj për kriminelin e luftës: Vdekja e Mlladiçit shpërfaq krizën morale të Serbisë

August 31, 2026
Zjarri në Vajkal të Bulqizës vijon të jetë aktiv, flakët përhapen drejt Fushë-Hutrës

Zjarri në Vajkal të Bulqizës vijon të jetë aktiv, flakët përhapen drejt Fushë-Hutrës

August 31, 2026
Bilanci i INSTAT për Korrikun, rritje e aksidenteve rrugore, Tirana dhe Durrësi kryesojnë për numrin e viktimave

Bilanci i INSTAT për Korrikun, rritje e aksidenteve rrugore, Tirana dhe Durrësi kryesojnë për numrin e viktimave

August 31, 2026
Kujdes kur qesh pushteti!

Qorrsokaku i Elitës tonë

August 31, 2026
Dialogu, Liria Fetare dhe Kohezioni Shoqëror

Kujtim Buza, njeriu që ma rrëfente Shkupin

August 31, 2026
DETAJE / Ekzekutohet me armë zjarri në Napoli figura historike e Kamorrës

DETAJE / Ekzekutohet me armë zjarri në Napoli figura historike e Kamorrës

August 31, 2026
Protestë në Paris në mbrojtje të aktivistit shqiptar “antifa” që rrezikon ekstradimin: Është një persekutim politik!

Protestë në Paris në mbrojtje të aktivistit shqiptar “antifa” që rrezikon ekstradimin: Është një persekutim politik!

August 31, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com