• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Friday, August 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Ministri serb i Kosovës i quan shqiptarët terroristë dhe masakrën e Reçakut trillim

by Java News
09/04/2019 11:35
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ministri i Administratës dhe Pushtetit Lokal në Kosovë, Ivan Todosijeviç, në Zveçan, gjatë shënimit të 20 vjetorit të bombardimeve të NATO-s, ka mohuar të ketë pasur masakër në Reçak, si dhe shqiptarët e Kosovës, që luftuan për çlirimin e vendit, i ka quajtur terroristë.

“Shkak për agresionin në vendin tonë ka qenë e ashtuquajtura katastrofë humanitare në Kosovë e Metohi, Reçaku i trilluar, dhe ishin pikërisht ata, shqiptarët terroristë, të cilët e kanë trilluar gjithë këtë, kanë kryer krimet më të rënda në Kosovë e Metohi për të cilat deri në ditën e sotme askush nuk është përgjigjur. Kanë kryer krime para agresionit të NATO-s, vranë serbë të mirë shtëpiakë dhe policë në vendet e tyre të punës. Prirjen e tyre përgjak e vazhduan edhe gjatë agresionit dhe pas të ashtuquajturit misionit paqësor në Kosovë e Metohi”, ka thënë Todosijeviç gjatë një tubimi në Zveçan për të shënuar 20 vjetorin e bombardimeve të NATO-s ndaj caqeve serbe, deklaratë të cilën e ka transmetuar Zëri i Amerikës, edicioni në gjuhën serbe, transmeton Koha.net.

Për një deklaratë të ngjashme, kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, e kishte shkarkuar zëvendësministren e Drejtësisë, Vesna Mikiç.

Ajo, ndërhyrjen humanitare të NATO-s në Kosovë e kishte quajtur “agresion”, dhe vetëm pak kohë pas kësaj deklarate, Haradinaj mori vendimin për shkarkimin e saj.

Kujtojmë se më 15 janar 1999, në Reçak u vranë e u masakruan 45 shqiptarë të paarmatosur.

g.kosovari

Next Post
Detaje nga vrasja e Cukut, porositës u arratisën jashtë vendit pas ekzekutimit

Ish-kryepolici Artan Cuku shpallet "Dëshmor i Atdheut" dy vite pas vrasjes

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Dita e 69-të e protestës para Kryeministrisë, përsëri pjesëmarrje e ulët! I kërkojnë Ramës që të mos prekë Zvërnecin e Rrjollin!

Dita e 69-të e protestës para Kryeministrisë, përsëri pjesëmarrje e ulët! I kërkojnë Ramës që të mos prekë Zvërnecin e Rrjollin!

August 7, 2026
Katastrofë dhe përmbytje apokaliptike në Indi, rreth 100 të vdekur nga shirat e rrëmbyeshëm (VIDEO)

Katastrofë dhe përmbytje apokaliptike në Indi, rreth 100 të vdekur nga shirat e rrëmbyeshëm (VIDEO)

August 7, 2026
Çmenduri nga Koreja e Veriut, televizioni shtetëror u rekomandon qytetarëve: Hani supë me mish qeni për të luftuar vapën!

Çmenduri nga Koreja e Veriut, televizioni shtetëror u rekomandon qytetarëve: Hani supë me mish qeni për të luftuar vapën!

August 7, 2026
Kosovë, deputetët e PDK mblidhen në Kuvend, LDK dhe AAK thirrje Kurtit që të thërrasë sonte seancën e konstituimit e të mos shkelë Kushtetutën

Kosovë, deputetët e PDK mblidhen në Kuvend, LDK dhe AAK thirrje Kurtit që të thërrasë sonte seancën e konstituimit e të mos shkelë Kushtetutën

August 7, 2026
Zjarri në Plan të Matit shkrumbon 3 shtëpi, rrezikohen dhe dy të tjera, zbulohet shkaku i dyshuar!

Zjarri në Plan të Matit shkrumbon 3 shtëpi, rrezikohen dhe dy të tjera, zbulohet shkaku i dyshuar!

August 7, 2026
Video ‘fake’ e dorëheqjes së kancelarit Merz, autorë grupi i hakerave rusë të lidhur me Kremlinin dhe shërbimin sekret GRU

Video ‘fake’ e dorëheqjes së kancelarit Merz, autorë grupi i hakerave rusë të lidhur me Kremlinin dhe shërbimin sekret GRU

August 7, 2026
Ora luksoze ‘Rolex’ dhe 36 pako me puro, Dogana i sekuestron në hyrje të Portit të Durrësi!

Ora luksoze ‘Rolex’ dhe 36 pako me puro, Dogana i sekuestron në hyrje të Portit të Durrësi!

August 7, 2026
Polemikat për ndeshjen Juventus- Real, reagon FIFA me një propozim

UEFA e do të shkarkuar, por Infantino merr edhe mbështetjen e Konfederatës Afrikane të Futbollit: Ka bërë shumë për sportin tonë!

August 7, 2026
Gjermania në alarm, dronë të dyshimtë fluturojnë mbi kampin ushtarak të sistemit kundërajror “Patriot”!

Gjermania në alarm, dronë të dyshimtë fluturojnë mbi kampin ushtarak të sistemit kundërajror “Patriot”!

August 7, 2026
VIDEO / Urimi gazmor i Atalantës për ditëlindjen e Gjimshitit: “Kur dhuratat t’i bën ai që ka festën’

Rrogë ‘sheikësh’, Gjimshiti do bëhet futbollisti më i paguar i Kombëtares shqiptare pas transferimit në Arabinë Saudite!

August 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com