• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, August 30, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

E kishim kuptuar gabim, Berisha sqaron “kilometrin e fundit”: Është për të larguar Bashën dhe Ramën nga PD, jo qeverinë nga pushteti

by E B
28/03/2026 14:47
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Ndërsa protestat që po organizon nuk po japin asnjë rezultat konkret, pasi Rama dhe PS jo vetëm që nuk duken të rrezikuar në qeverisjen e tyre, por përkundrazi po bëhen gati për zgjedhjet e radhës. duke premtuar fitore edhe më të thella, Sali Berisha duket se ka vendosur të rishikojë kuptimin e termit “kilometri i fundit”.

Gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale, kreu i PD u ndal posaçërisht te kjo shprehje për të sqaruar se çfarë kishte dashur të thoshte. Dhe nga shpjegimi i gjatë, la të kuptohej se “kilometri i fundit” nuk lidhet aq me rrëzimin e Ramës nga pushteti, sesa me marrjen përfundimtare të Partisë Demokratike nga Lulzim Basha, i cili sipas tij e kishte orientuar atë drejt Ramës.

“Dua të bëj me këtë rast një sqarim lidhur me shprehjen time ‘kilometri i fundit’. Cili ka qenë dhe cili është kuptimi i kësaj fraze, apo këtij koncepti. Kuptimi është ky që vijon: Ne si opozitë, në vitin 2021, ishim parashikuar nga Lulzim Brava dhe jo vetëm prej tij, por edhe nga të tjerë, të ishim simotër e PS-së në qeveri. Kjo është e vërteta. Unë e kam bërë publike prej kohësh këtë propozim, çka do të ishte drama më e madhe për këtë vend.

Pasi kjo nuk u realizua, u kalua në një seri masash të tjera nga Edi Rama, armik i egër i pluralizmit dhe demokracisë në Shqipëri, por edhe nga mafia ndërkombëtare e Xhorxh Sorosit, armike e egër e demokracisë shqiptare dhe e kombit shqiptar, e cila kishte te PD një kundërshtare të paepur të projekteve të saj antishqiptare. Pra, kjo ishte një betejë që ne duhej ta bënim dhe ne e bëmë. Në këtë betejë, siç e di ti, u mor logoja dhe flamuri i partisë, u morën simbolet e saj nga gjykatës puthadorë, armiq të pluralizmit, nën ndikimin direkt të Ramës dhe faktorëve sorosianë në administratën e presidentit Joe Biden. Por përsëri, ne ia dolëm. Me veprimet tona, ia dolëm t’i rikthejmë.

Sërish kishim kilometra për të bërë, sepse për fat të keq, në vitin 2021, kur zgjedhjet u faktuan farsë, siç e kam thënë që të nesërmen në shkrimin tim ‘Vota vdiq pa hyrë në kuti’, ish-kryetari, në vend që të mbronte votën e qytetarëve, sulmoi Sali Berishën së bashku me Edi Ramën dhe vraponte drejt një koalicioni me këtë të fundit”, tha Berisha.

Pra, e thënë më thjesht, demokratët duhet të kuptojnë se “kilometri i fundit” nuk qenka për të larguar qeverinë nga pushteti, por për të larguar përfundimisht Lulzim Bashën dhe Edi Ramën nga Partia Demokratike.

Sqarimi i kryetarit të PD është njëkohësisht për të qeshur dhe për të qarë. Berisha, i cili dikur rrahu demokratët që tentuan t’i merrnin partinë, dhe që prej disa vitesh tashmë e ka rimarrë zyrtarisht drejtimin e saj bashkë me vulë e logo, rezulton se paska ende një “kilometër të fundit” për ta marrë atë plotësisht.

Një betejë me mullinjtë e erës, në kuptimin më të drejtpërdrejtë të fjalës, sepse jo vetëm që partia është sot më shumë se kurrë në dorën e tij, por edhe ish-i emëruari i tij, Lulzim Basha, është zhdukur nga skena politike, me gjasë duke shijuar jetën diku në lagjet e Holandës.

Ajo që kuptohet qartë nga ky sqarim është se aksioni i nisur me “kilometrin e fundit” për rrëzimin e qeverisë duket se është zgjatur përtej çdo parashikimi dhe nuk po arrin të mobilizojë as militantët më të flaktë. Ndaj një riformulim i konceptit dukej i domosdoshëm, të paktën derisa të shpiket një term i ri për të mbajtur gjallë shpresat e demokratëve, të cilët, me Berishën në krye, duket se kanë ende shumë kilometra opozitë përpara.

Next Post
Mbi 1.6 mld € investime të huaja në vitin 2025, rreth 34% e tyre ‘rrëmbehen’ nga pasuritë e paluajtshme

Mbi 1.6 mld € investime të huaja në vitin 2025, rreth 34% e tyre ‘rrëmbehen’ nga pasuritë e paluajtshme

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

SHËNIM / “Lei Fengët” e protestës: Kur qytetari përdoret si rekuizitë për propagandë

SHËNIM / “Lei Fengët” e protestës: Kur qytetari përdoret si rekuizitë për propagandë

August 30, 2026
Media spanjolle: Shqipëria, destinacioni ekonomik i Evropës, që po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje turistike

Media spanjolle: Shqipëria, destinacioni ekonomik i Evropës, që po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje turistike

August 30, 2026
Diskutime në Bruksel për Shqipërinë! Shqyrtohen kapitujt për tregun e brendshëm dhe…

BE drejt një modeli të ri zgjerimi, KE: Integrimi gradual, vendet përfitojnë para anëtarësimit

August 30, 2026
“‘Sterilizimi’ nuk mund të jetë më i dobishëm se hetimi i SPAK”, analisti: Të përdoresh komisionin për motive politike…

Platforma e PD për komunikimin, Zekthi: Përpjekje për të mbajtur me gajret anëtarët

August 30, 2026
Ministri Hoxha: Shqipëria ka avancuar me ritme të shpejta në negociatat e anëtarësimit, BE të mbajë premtimin

Hoxha njofton ngritjen e Pranisë Diplomatike Virtuale: Shërbime konsullore kudo dhe në çdo kohë

August 30, 2026
Një ditë para takimit me ministrat e drejtuesit politikë, Rama mbledh qeverinë

VIDEO / Rama ndan mendimin e ekspertit izraelit: Algoritmi nxit urrejtjen dhe frikën

August 30, 2026
Xi Jinping-u mbërrin në Bishkek për të marrë pjesë në Samitin e OBSh-së 2026 dhe për vizitë shtetërore në Kirgizistan

Xi Jinping-u mbërrin në Bishkek për të marrë pjesë në Samitin e OBSh-së 2026 dhe për vizitë shtetërore në Kirgizistan

August 30, 2026
Fluks në kufijtë e Gjirokastrës, mbi 9 mijë shtetas kalojnë në Kakavijë brenda 24 orëve

Gushti, më shumë ikje se ardhje nga Qafëbota dhe Porti i Sarandës

August 30, 2026
Incidentet pas Elbasani–Vllaznia, Shoqata e Arbitrave: Asgjë nuk e justifikon dhunën

Incidentet pas Elbasani–Vllaznia, Shoqata e Arbitrave: Asgjë nuk e justifikon dhunën

August 30, 2026
Gjermania, frikë nga destabilizimi! Shkak, mungesa e gazit dhe kriza ekonomike

Frika nga fitorja e AfD-së, emigrantët mendojnë largimin nga Gjermania lindore

August 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com