• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Saturday, October 17, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Përkujtim dhe drejtësi, 29 vite nga tragjedia me 81 viktima në Otranto

by E B
28/03/2026 13:55
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

29 vite nga tragjedia e Otrantos dhe data e 28 marsit mbetet vetëm si përkujtim. Familjarë të viktimave, përfaqësues të pushtetit, si dhe qytetarë të Vlorës përkujtojnë një prej tragjedive më të rënda, ku humbën jetën 81 viktima.

Me iniciativë të ministres së Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin dhe deputetes së qarkut të Vlorës, Erjona Ismaili, 81 karrige të lëna bosh në buzë të detit simbolizonin viktimat e kësaj tragjedie, si dhe një lule e hedhur në det, në përkujtim të gjithë atyre që humbën jetën, shkruan A2CNN.

Një ngjarje që qytetit i dhemb, thotë ministrja Ismaili, por sipas saj, “harresa dhemb më shumë se ngjarja”, duke e parë të rëndësishëm përkujtimin çdo vit.

Familjarët e viktimave të tragjedisë së Otrantos insistojnë ndër vite për drejtësi dhe akuzojnë se kjo tragjedi është krijuar me dashje. Sipas tyre, vendimi i gjykatës italiane, pavarësisht se ka pasur prova, ka qenë i padrejtë.

Më 28 mars 1997, anija shqiptare me 142 persona në bord u përmbys nga forcat detare italiane në Ngushticën e Otrantos, ku humbën jetën 81 persona, të cilët shpresonin se do të krijonin një jetë më të mirë në Itali pas trazirave që kishin prekur vendin tonë. Mes viktimave pati edhe fëmijë.

Next Post
Rama nis “punët e Shqipërisë”, ministra, deputetë e kryebashkiakë në terren për takime me qytetarët

Rama nis “punët e Shqipërisë”, ministra, deputetë e kryebashkiakë në terren për takime me qytetarët

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com