• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, October 5, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

Autoriteti serb kundër patriarkut Irinej

by A R
06/11/2015 13:30
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Komentatori i gazetës “Politika” Boshko Jakshiç, në një shkrim autorial, të botuar në këtë të përditshme të Beogradit në versionin online, iu ka kundërvënë patriarkut të Kishës Ortodokse Serbe Irinej, i cili, lidhur me zhvillimet për kërkesën e Kosovës për t’u anëtarësuar në UNESCO, kishte thënë se “Kosovën do ta mbrojmë me hir ose me pahir”.

Koha. net, për lexuesit e vet, e sjell këtë shkrim që në ‘Politika’ mban titullin : “Patriarku, shteti dhe forca“:  Patriarku serb Irinej e ka kaluar vijën e kuqe e cila e ndan shtetin sekular nga feja, kishën nga politika.

Lidhur me kërkesën e Prishtinës që trashëgimia historike, kulturore dhe ortodokse serbe ta vërë nën emrin e shtetit Kosova, patriarku ka deklaruar se “nëse ndodh me forcë, duhet të bëjmë çdo gjë që me hir a forcë ta kthejmë atë”.

Derisa Serbia me të gjitha përpjekjet diplomatike përpiqet që bashkësinë botërore ta bindë se hyrja e Kosovës do të ishte precedent i Kombeve të Bashkuara dhe shton se nëse anëtarësimi nuk është asgjë tjetër, ai të paktën është i hershëm, pastori shpirtëror i serbëve ortodoksë, kërcënohet me përdorim force.

Për dallim nga kohët e mëhershme, kur përdorimi i forcës përcaktonte rrjedhën e ngjarjeve në Kosovë, kësaj radhe nuk ka “forcë” e cila t’i përgjigjet kontekstit të fjalëve të patriarkut. Në Paris, beteja rreth anëtarësimit në UNESCO zhvillohet duke u bazuar ekskluzivisht në “forcën e butë”, të cilën e përcakton edhe mjeti që Serbia e ka në disponim.

Meqë nga sllavofilët rusë e kanë huazuar triadën „Zoti – Mbreti – Atdheu”, zyrtarë të KOS-it gjithnjë e më shumë po përzihen në politikën botërore. Po hyjnë në shpërputhje serioze me politikën shtetërore në mënyrën që është e palejueshme për vendin që e konsideron veten sekular bashkëkohor, në të cilin shteti është i ndarë nga Kisha.

Shenjtëria e tij, të themi, kohë më parë ka deklaruar se Republika Srpska „është shtet serb i krijuar në kohën tonë” që ta tubojë rreth vetes popullin serb, ndërsa në majin e vitit 2014 në një intervistë ai i ka ftuar serbët ta shembin B e H-në dhe t’i bashkohen Serbisë.

Kisha dhe krerët e saj kanë të drejtë në qëndrimin e vet, i cili nuk duhet doemos të jetë në harmoni me atë të shtetit, sado që është e dëshirueshme, por ajo nuk guxon të përzihet në vizionet e tij të zhvillimit të ngjarjeve.

Patriarku mundet dhe ta tërheqë vëmendjen e botës ortodokse se shenjtoret e KOS-it janë në “rrezik të madh” dhe se ato i kërcënon “katastrofa humanitare”, të apelojë që kundërshtimi serb të zgjerohet me internet dhe nëpër rrjetet sociale.

Mundet, zoti Irinej, t’i shkruaj edhe patriarkut rus Kiril, sado që do të duhej ta dinte se djepi i ortodoksisë ruse sot gjendet në Ukrainë.

Në kë llogarit patriarku kur e përmend “forcën”? Në igumenët dhe protojerët, të cilët do t’i mobilizonte, armatoste dhe do t’i dërgonte të kthejë trashëgiminë e rrëmbyer në Kosovës? Apo në Ushtrinë e Serbisë, të cilën klerikët do ta bekonin para nisjes, ashtu siç bënte dikur vlladika Amfilohije duke e përcjellë në luftë Arkanin?

Pajtimi i patriarkut për mundësinë e përdorimit të forcës vjen vetëm disa ditë pasi ai shfaqi shpresën se feja do të bëhet lëndë e detyrueshme në shkolla. Gjithmonë kam menduar se feja e ka vendin në kishë e jo në shkolla, e tani çfarë të mendoj? Se përmes fesë do të zhvillohet edhe mësimi i paraushtarakut?

Nuk është kurrfarë zbulimi se kisha përzihet në gjërat botëror. Nuk është hera e parë, por është më e rrezikshmja deri më tash, sepse ajo fton shpirtrat militantë të së kaluarës. Dhe këtë e bën mu në ditën kur kryeministri Aleksandar Vuçiq, duke iu përgjigjur frikës së Angela Merkelit se kriza e refugjatëve mund ta ndezë gjithë Ballkanin, kishte deklaruar se “jemi të ngopur nga luftërat”.

Next Post

Stuhi e mahnitshme në Australi (VIDEO)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Deputetët kanë mendime, por vendimi është politik”, Balla ju kujton Rregulloren Braçes e Sinajt për Territorialen: Kurrë Shqipëria s’ka qenë kaq pranë BE-së

“Deputetët kanë mendime, por vendimi është politik”, Balla ju kujton Rregulloren Braçes e Sinajt për Territorialen: Kurrë Shqipëria s’ka qenë kaq pranë BE-së

October 5, 2026
Peleshi pret delegacionin e Kongresit Amerikan: Të fuqizojmë partneritetin strategjik Shqipëri-SHBA, ekonomik dhe të biznesit!

Peleshi pret delegacionin e Kongresit Amerikan: Të fuqizojmë partneritetin strategjik Shqipëri-SHBA, ekonomik dhe të biznesit!

October 5, 2026
Zbulohet analiza teknike e UEFA-s, pse fati u tregua i pamëshirshëm me Shqipërinë dhe shpërbleu Kosovën!

Zbulohet analiza teknike e UEFA-s, pse fati u tregua i pamëshirshëm me Shqipërinë dhe shpërbleu Kosovën!

October 5, 2026
Shifrat dramatike në SHBA, mbi 8 mijë përdhunime në universitete gjatë vitit 2024

Shifrat dramatike në SHBA, mbi 8 mijë përdhunime në universitete gjatë vitit 2024

October 5, 2026
Rrëfehet William, tregon dhuratën më të shëmtuar që i ka bërë Kate

Edhe në Pallatin Mbretëror ka punë shtëpie: Ja si ndahen detyrat mes Kate dhe William

October 5, 2026
Shkrimtari spanjoll: Nuk na duhen liderë karizmatikë, por ligje që zgjidhin problemet

Shkrimtari spanjoll: Nuk na duhen liderë karizmatikë, por ligje që zgjidhin problemet

October 5, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi për nesër, 6 tetor 2026! Nga puna dhe shëndeti, te financat dhe dashuria

October 5, 2026
“Bie fasada, del sistemi!”- Tabaku pas raportimeve për kreun SHISH dhe ish-kreun e Policisë: Presidenti të mbledhë Këshillin e Sigurisë

“Ekzekutivi në konflikt interesi”- Tabaku: Qeveria po i pret krahët SPAK-ut me ndryshimet në Kodin e Procedurës Penale

October 5, 2026
Harrojini telekomandat! Këto janë objektet më të pista që prekni në dhomën e hotelit

Harrojini telekomandat! Këto janë objektet më të pista që prekni në dhomën e hotelit

October 5, 2026
Lër gjurmën tënde në Piramida Fest… përtej asaj që di!

Lër gjurmën tënde në Piramida Fest… përtej asaj që di!

October 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com