• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, July 28, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Atentati/ Shpërthimi në celular, ‘kurthi’ për ta nxjerrë nga banesa ish-mësuesin e dënuar për vrasje

by Java News
31/08/2019 11:53
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Detaje te reja pas ngjarjes se mbremshme ne Vlore, ku një 36-vjeçar, ish-i dënuar për vrasje, u plagos me armë zjarri ne mbremje, teksa po qëndronte në ballkonin e banesës së tij.

Ngjarja, që fillimisht u raportua si sulm me eksploziv, por më vonë rezultoi atentat me armë zjarri, ndodhi në lagjen “10 Korriku” të Vlorës.

Burime nga Policia bën me dije panorama, thanë se i plagosuri është Eljus Thartori, i dënuar me 10 vite burg, dënim që nuk e kishte penguar që të bëhej mësues fizkulture në një shkollë 9-vjeçare. Të njëjtat burime thanë se 36-vjeçari Thartori është dërguar në spitalin e Vlorës, nderkohe qe me pas u dergua ne Tirane.

Ai ka thene vetem se “me plasi celulari ne dore”, nderkohe qe ne trup i jane gjetur copeza metali.

Dyshohet se atentatorët kanë përdorur shpërthimin për ta nxerrë me pas Thartorin nga banesa në mënyrë që ta kishin objektiv të sulmit me armë.

Ne vendngjarje është ngritur grupi hetimor me oficerë të Krimeve kundër Jetës dhe ekspertë kriminalistë, që kanë bërë këqyrjen e vendit ku mbeti i plagosur Eljus Thartori, si dhe kanë marrë dëshmitë e para.

Ndërsa në zona të ndryshme të qytetit janë ngritur pika kontrolli për të rënë në gjurmët e autorëve që mendohet se kanë lëvizur me një makinë. Deri në orët e vona të mbrëmjes, Policia nuk kishte persona të identifikuar për krimin. Megjithatë, pati dhjetëra të shoqëruar si persona që mund të kenë dijeni për ngjarjen, dëshmitarë, por edhe persona me të shkuar kriminale në qytetin e Vlorës.

Eljus Thartori ka qenë mësues i edukimit fizik të shkollës 9- vjeçare “Teli Ndini” në Vlorë, ndonëse ka qenë i dënuar për vrasje, por Drejtoria Arsimore e Vlorës nuk ka verifikuar dokumentacionin e tij dhe as i ka kërkuar që të sjellë dëshminë e penalitetit, duke mos e penguar atë që të japë mësim për 8 vite.

Rasti i tij u bë i njohur dy vite më parë në një emision investigativ, kur ai u filmua duke luajtur me letra në klasë me nxënësit dhe i mësonte ata që të ofendonin drejtoreshën e shkollës. Por pas publikimit të rastit, Drejtoria Arsimore e shkarkoi atë nga detyra.

g.kosovari

Next Post
FOTO/ Kinematografia në zi, aktorja e njohur humb betejën me kancerin

FOTO/ Kinematografia në zi, aktorja e njohur humb betejën me kancerin

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Patos/ Zjarr i madh shkrumbon fermën blegtorale, digjen mbi 10 krerë bagëti! Dëmet arrijnë 7 mln lekë

Patos/ Zjarr i madh shkrumbon fermën blegtorale, digjen mbi 10 krerë bagëti! Dëmet arrijnë 7 mln lekë

July 28, 2026
E trishtë! Ndahet nga jeta në moshën 54-vjeçare Artan Pogoni

E trishtë! Ndahet nga jeta në moshën 54-vjeçare Artan Pogoni

July 28, 2026
Zyrtare/ Ja kush është trajneri i ri i kombëtares italiane të futbollit

Zyrtare/ Ja kush është trajneri i ri i kombëtares italiane të futbollit

July 28, 2026
Rriten eksportet e “Tre Risive Versioni 2.0″

Rriten eksportet e “Tre Risive Versioni 2.0″

July 28, 2026
“Kurti po tenton ta kontrollojë masën”, deputeti i PDK-së akuzon Vetëvendosjen: Qindra profile false dhe sulme ndaj UÇK-së e opozitës

“Kurti po tenton ta kontrollojë masën”, deputeti i PDK-së akuzon Vetëvendosjen: Qindra profile false dhe sulme ndaj UÇK-së e opozitës

July 28, 2026
Momente paniku në Korçë! Automjeti godet karrocën me fëmijën e vogël

Momente paniku në Korçë! Automjeti godet karrocën me fëmijën e vogël

July 28, 2026
Trump: Irani shkeli marrëveshjen brenda një ore, SHBA reagoi me bombardime

“Mund të shkatërrojmë ura dhe termocentrale brenda pak orësh”, Trump kërcënon sërish Iranin

July 28, 2026
Shqipëria ngjitet me shpejtësi drejt integrimit të BE-së, vetëm 0.1 pikë larg Malit të Zi!

Shqipëria ngjitet me shpejtësi drejt integrimit të BE-së, vetëm 0.1 pikë larg Malit të Zi!

July 28, 2026
Kush janë kandidatët për postin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së?

Kush janë kandidatët për postin e sekretarit të përgjithshëm të OKB-së?

July 28, 2026
E vërteta e baltës mbi Milot-Balldren

E vërteta e baltës mbi Milot-Balldren

July 28, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com