• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, September 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Aktualitet

Associated Press: Qyteti shqiptar që shpreson të tërheqë turistë me tunelet e Enver Hoxhës

by Java News
31/03/2023 22:25
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Prestigjozja Associated Press i ka kushtuar një artikull Shqipërisë, më specifikisht Kukësit. AP përmend në artikullin e saj, Kukësin, qytetin pranë kufirit me Kosovën, në të cilin u ndërtua një rrjet nëntokësor tunelesh në periudhën e diktatorit komunist Envers Hoxhës.

Sipas prestigjonezh amerikane, tunelet u ndërtuan për të mbrojtur vendin në rast të ndonjë sulmi por që në fakt nuk ndodhi kurrë.

Shkrimi i plotë

Pas ardhjes në pushtet gjatë Luftës së Dytë Botërore, diktatori komunist Enver Hoxha përjashtoi Shqipërinë nga bota e jashtme për katër dekada dhe ndaloi udhëtimin.

500,000 bunkere betoni u ndërtuan gjatë kësaj periudhe në të gjithë vendin, në plazhe, male dhe fusha.

Shumë prej tyre janë ruajtur deri më sot.

Nëse dëshironi të ecni me kilometra në bunkerët e betonit, të ndërtuar për të mbrojtur një regjim totalitar, që askush nuk donte ta sulmonte, Kukësi në Shqipërinë verilindore është vendi ideal për ju.

Vendi është ende i mbushur me mbetjet e shkatërruara të 175,000 mini-bunkerëve prej betoni, të ndërtuar për të ndaluar pushtuesit imagjinarë. Rrjeti nëntokësor kishte për qëllim të strehonte të gjithë popullsinë e qytetit prej 16,000 banorësh, për gjashtë muaj, në rast lufte, raporton abcnews.al.

I pajisur me aparatura, që nga zyra e prokurorisë e deri në një klinikë materniteti, ishte projekti më i madh fortifikues i Shqipërisë, me tunele që shtriheshin deri në shtatë kilometra.

Diktatori komunist i Shqipërisë Enver Hoxha ndërpreu lidhjet me Jugosllavinë fqinje në 1949, me Bashkimin Sovjetik në 1961 dhe me Kinën në 1978. Frika e tij nga pushtimi bëri që regjimi të shpenzonte rreth 5% të buxhetit të tij vjetor për ushtrinë.

Ky izolim afatgjatë, i kombinuar me luftrat jugosllave që tronditën Ballkanin në vitet 1990, i dha Shqipërisë një imazh të zymtë.

Vendasit kanë kujtime të shumta të rrjetit nëntokësor, i cili u ndërtua kryesisht nga puna masive lokale dhe u përdor vetëm një herë në një stërvitje të mbrojtjes civile, në fund të viteve 1980.

Tani, autoritetet lokale shpresojnë ta kthejnë atë në një vend tërheqës për turistët, me ndihmën e fondeve të Bashkimit Europian. Eksperti i ngarkuar me punën e muzeut tha se ka “mjaft interes në tunelet veçanërisht nga të huajt, por gjithashtu nga të rinjtë shqiptarë që nuk kanë njohuri, nuk kanë informacion apo nuk kanë jetuar në periudhën e komunizmit”.

Nga fundi i vitit zyrtarët shpresojnë të kenë një qendër komande me shumë dhoma dhe një tunel të gjatë që të çon nga aty në bashkinë e qytetit.

Shqipëria postkomuniste mbetet një nga vendet më të varfra të Europës. Turizmi është një nga burimet kryesore, duke gjeneruar 17% të PBB-së në 2021, ndërsa numri i turistëve u rrit me 33% në 2022 përkatësisht 7.5 milionë njerëz.

Turistët janë veçanërisht të mirëpritur në Kukës, një qytet 150 kilometra (90 milje) në verilindje të kryeqytetit Tiranë, afër kufirit me Kosovën. Është zona më e varfër e Shqipërisë, pavarësisht nga pasuritë e saj minerale dhe peizazhet mahnitëse malore, nga të cilat shumica e të rinjve emigrojnë.

Kryebashkiaku i Kukësit Safet Gjici tha se turistëve do t’u ofrohen eksperienca gastronomike si dhe  për të vizituar tunelin

“Një qytet i tillë muze do të tregojë vlerat lokale të popullsisë dhe do të tërheqë vizitorë, do të sjellë para për bashkinë dhe punësim për njerëzit,” tha ai.

Kukësi është një qytet me banesa pesëkatëshe me tulla të bardha të stilit sovjetik, të ndërtuara nga e para. Banorët e çdo pallati kishin një vend në tunel me qarkullim të mirë ajri dhe furnizim me ujë.

Kishte gjithashtu një fabrikë buke, një shkollë, një spital, një maternitet, prokurori, stacion policie, radiostacion, shtypshkronjë për propagandën komuniste, si dhe klasa për fëmijë dhe hapësira për burra dhe gra për t’iu nënshtruar trajnimit për përdorimin e armëve dhe aftësi të tjera ushtarake.

Oficeri në pension i ushtrisë Haxhi Cenaj, 81 vjeç, thotë se ai kaloi orë të tëra nën tokë në qendrën komanduese të Kukësit me 37 dhoma, ndërsa krerët ushtarakë komplotonin strategjinë e tyre, duke u përgatitur për një sulm jugosllav që nuk ndodhi kurrë, raporton abcnews.al.

Derisa doli në pension në vitin 1995, Cenaj ishte një major që drejtonte një njësi të vogël këmbësorie të caktuar për mbrojtjen e qendrës. Djali i tij, Afrimi, i cili tani kujdeset për një pjesë të vogël të tuneleve, tregon dritat në muret e ftohta, tavolinat e betonit dhe tualetet.

Grupe të vogla lakuriqësh nate qëndrojnë në tavane.

“Shumë britanikë, zviceranë, holandezë apo francezë vijnë në Kukës vetëm për të parë tunelet,” tha ai.

Bukurosh Onuzi, një ekspert turistik përgjegjës për projektin, tha se ka “shumë interes për të, veçanërisht nga të huajt, por edhe nga të rinjtë shqiptarë që nuk kanë njohuri, nuk kanë informacion ose nuk kanë jetuar në komunizëm”.

Cenaj, ish-majori i ushtrisë, tha se e kujton me dashuri kohën e kaluar nën tokë.

“Ne kemi provuar skenarë, provokime. Ne planifikuam se do të kishte një luftë, me gjasë një sulm ajror dhe u stërvitëm se si të mbijetonim, “tha ai. “

Do të preferoja ta kisha ende gati rrjetin nëntokësor. Ku i dihet se çfarë do të ndodhë me luftërat përreth.”

/s.f

Next Post
FOTO/ Ndahet nga jeta gjykatësi i shkallës së parë Tiranë, Martin Deda

Drejtësi e mohuar në Shqipëri/ Gjyqi civil zgjat 6 vjet, ai administrativ deri në 13 vite

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Generation Voyage”: Nga muzetë te gastronomia, si ta shijoni Tiranën në një ditë me shi

“Generation Voyage”: Nga muzetë te gastronomia, si ta shijoni Tiranën në një ditë me shi

September 7, 2026
“Zhduket” VAR-i në Serinë A, asnjë penallti dhe thirrje për rishikim

“Zhduket” VAR-i në Serinë A, asnjë penallti dhe thirrje për rishikim

September 7, 2026
“Sheikët” e Parlamentit, 700 mijë euro për deputetët në korrik! Dieta, rimbursime, telefona, naftë e qira! Peleshi dhe Bardhi ‘kampionë’…

Nesër nis sesioni i ri i Kuvendit! Rikthehen debatet për Reformën Territoriale e Zgjedhore

September 7, 2026
Tumoret e gjakut: Shenjat që duken të zakonshme, por meritojnë vëmendje

Tumoret e gjakut: Shenjat që duken të zakonshme, por meritojnë vëmendje

September 7, 2026
E rëndë në Kosovë, burri qëllon me thikë gruan dhe vajzën e mitur

Lezhë/ Tritol portës së një banese, policia nis hetimet

September 7, 2026
Mbi 1,300 mjekë largohen nga Izraeli në tre vjet, ngrihet alarmi për “ikjen e trurit”

Mbi 1,300 mjekë largohen nga Izraeli në tre vjet, ngrihet alarmi për “ikjen e trurit”

September 7, 2026
Lamallari: Asnjë zjarrvënie nuk është “e vogël”, asnjë tolerancë për shkelësit

Lamallari: Asnjë zjarrvënie nuk është “e vogël”, asnjë tolerancë për shkelësit

September 7, 2026
Horoskopi ditor për nesër, e premte 3 korrik 2026

Horoskopi ditor për nesër, e Martë 8 Shtator 2026

September 7, 2026
Vdes aktori i “Ezel”! 51-vjeçari gjendet i pajetë në banesën e tij në Stamboll

Vdes aktori i “Ezel”! 51-vjeçari gjendet i pajetë në banesën e tij në Stamboll

September 7, 2026
Çështja “Balluku”, Gjykata Kushtetuese shqyrton sot ankimimin e Ramës

Pagat e magjistratëve, reagon Gjykata Kushtetuese: Kuvendi të zbatojë vendimin tonë!

September 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com