• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 8, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kronikë

Asnjë gjurmë për pukjanin e marrë peng prej të premtes/ Çfarë u zbulua nga kamerat e sigurisë në Kamzë

by Java News
18/01/2020 10:45
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Një 48-vjeçar nga Puka, banues në zonën e Bathores, vazhdon të mbahet peng që prej paradites së djeshme, kur u fut me forcë në një makinë nga dy persona të maskuar.

Fillimisht, ai u dhunua fizikisht e më pas dy autorët e morën peng, duke u larguar me shpejtësi me një automjet dhe pas lanë vetëm disa njolla gjaku në asfalt. Ngjarja ndodhi në orën 11:44, në rrugën “London”, në Kamzë të Tiranës.

Policia është lajmëruar nga dëshmitarët për ngjarjen e ndodhur dhe shërbimet kanë shkuar me shpejtësi në vendin ku kishte ndodhur konflikti e më pas edhe pengmarrja.

Dëshmitarët u kanë treguar shërbimeve të Policisë se dy persona, të cilët dyshohet të kenë qenë të maskuar, kanë rrahur një person e më pas e kanë futur me forcë në makinë e janë larguar.

Burimet thanë se është bërë këqyrja e kamerave të sigurisë së një biznesi pranë vendit të ngjarjes, por përmes tyre e më pas edhe familjarëve është arritur të identifikohet vetëm i dëmtuari.

Të njëjtat burime thanë se personi që dyshohet të jetë marrë peng, është shtetasi Jan Prenga, 48 vjeç, por nuk dihet asgjë rreth autorëve të kësaj ngjarje.

Shërbimet e Policisë kanë ngritur pika kontrolli dhe janë vënë në ndjekje të një makine, e identifikuar nga kamerat e sigurisë, por të paktën deri në orët e mbrëmjes nuk është zbuluar asgjë rreth vendndodhjes së autorëve apo vendit se ku mbahet pengu, që më pas të veprohet me lirimin e tij./ panorama

g.kosovari

Next Post
VIDEO/ Mbi 100 policë të RENEA-s dhe Forcave të Posaçme për kapjen e 47-vjeçarit që ekzekutoi 2 persona 20 vite më parë

VIDEO/ Mbi 100 policë të RENEA-s dhe Forcave të Posaçme për kapjen e 47-vjeçarit që ekzekutoi 2 persona 20 vite më parë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Reforma në Drejtësi dhe integrimi i Shqipërisë në BE, ministri Gogu takohet me Komisionerin Europian McGrath!

Reforma në Drejtësi dhe integrimi i Shqipërisë në BE, ministri Gogu takohet me Komisionerin Europian McGrath!

October 8, 2026
Ambasadorët, Europa dhe komunizmi që nuk e pamë kurrë

Presidenti grek dhe Bashkia Dervician e Dropullit provokojnë shqiptarët

October 8, 2026
“Berisha influencon interesa ruse”- Skandali me LaCivita, analisti Meçe: Përfshirja e Trump, pasi preken interesat amerikan!

“Berisha influencon interesa ruse”- Skandali me LaCivita, analisti Meçe: Përfshirja e Trump, pasi preken interesat amerikan!

October 8, 2026
Sulm rus ndaj autobusëve në Ukrainë, vriten 33 persona dhe plagosen 18 të tjerë

Sulm rus ndaj autobusëve në Ukrainë, vriten 33 persona dhe plagosen 18 të tjerë

October 8, 2026
Kuvend, Manja: Reforma territoriale respekton Kushtetutën, opozita ta mbështesë

Kuvend, Manja: Reforma territoriale respekton Kushtetutën, opozita ta mbështesë

October 8, 2026
Garda i afrohet, acarohet Bardhi: Kush ua jep të drejtën? Peleshi: Parlamenti, jo arenë gladiatorësh

Garda i afrohet, acarohet Bardhi: Kush ua jep të drejtën? Peleshi: Parlamenti, jo arenë gladiatorësh

October 8, 2026
Shpërthime të fuqishme tronditin Riadin, strehohen banorët dhe diplomatët

Shpërthime të fuqishme tronditin Riadin, strehohen banorët dhe diplomatët

October 8, 2026
Anne Carson fiton Çmimin Nobel në Letërsi për vitin 2026

Anne Carson fiton Çmimin Nobel në Letërsi për vitin 2026

October 8, 2026
Mazniku u sqaron ‘Territorialen’ demokratëve: Reforma e 2014 e suksesshme, por nuk mjaftonte për aspiratën e PS

Mazniku u sqaron ‘Territorialen’ demokratëve: Reforma e 2014 e suksesshme, por nuk mjaftonte për aspiratën e PS

October 8, 2026
Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet 39-vjeçari në Bulqizë

Qëlloi me armë zjarri në ajër, arrestohet 39-vjeçari në Bulqizë

October 8, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com