• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Wednesday, October 7, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

 As Berisha e as Basha, por dikush tjetër…

by Artur Ajazi
07/11/2023 13:00
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Artur Ajazi

Të besosh sot se “Berisha do ta sjellë PD në pushtet”, apo dhe se “Basha është e ardhmja e PD”, është njëlloj  sikur të ndodhë kataklizmoja në politikë. Askush nga këta të dy, kurrën e kurrës, nuk mund ta shpjerë Partinë Demokratike në dyert e pushtetit. Berisha e ka mbyllur ciklin, kurse Basha, mbetet figura më antipatike dhe më e kompromentuar e politikës. Pra, ata që thonë se “Berisha të ikë, Basha të rrijë”, janë mercenarë borderosh, që po dëmtojnë rëndë  atë “çik” opozitë që ka mbetur.

Si Berisha ashtu edhe Basha, po derdhin paranë “lumë” për reklama politike. Të dy po shkallmojnë nga themelet atë parti, që nuk u përket fare, asnjë cm atyre, që kanë abuzuar dhe vazhdojnë të abuzojnë me emrin, logon, firmën, vulën, dhe anëtarësinë e asaj partie. si mund të besosh se Berisha apo dhe Basha, “mund ta çojnë PD drejt pushtetit”, kur akuzohen të dy për afera korruptive, lidhje me trafikun, njerëz të krimit, dhe akuza të tjera të tmerrshme.

Ata të dy, që ç’nuk i kanë bërë partisë tyre, që ç’nuk i kanë bërë shqiptareve sa ishin në pushtet, ata që kanë 2 vjet e ca që po e “shqyejnë” partinë derisa ta bëjnë copash për interesat e ndushta personale dhe familjare, kurrë nuk e çojnë atë në fitore. Më paradoksale mbetet stepja e të rinjve në atë parti. Ata afrohen dhe lihen në hije. Ata afrohen dhe gjëja e parë që u bëhet, është indoktrinimi me berishizmin. Ish-lideri u prezantohet si “hero, shpëtimtar, kryetar i përjetshëm”, dhe çdo gjë, (veç humbjeve) i dedikohet atij.

Po kjo gjë, ndodh edhe në grupimin Basha. Edhe ai si “babai tij politik”, ka krijuar “të rinjtë bashistë”, po investohet në gjithçka, po derdh paranë “lumë”, duke blerë media, “analistë”, militantë dhe mbështetës, duke krijuar edhe ai, “perandorinë e tij të  vogël” si Berisha. Pasi e kanë kthyer partinë në “leckë”, pasi i kanë zhvatur emrin, gërmat, flamujt, simbolet, selinë, paratë, njerëzit, po propogandojnë me forcë “fitoren mbi qeverisjen Rama”.

Naiviteti politik ka pushtuar Berishën, ekzaltuar Bashën, dhe trullosur të rinjtë që besojnë akoma se “në pushtet na shpien vetëm këta të dy”. Mungesa e lirisë së fjalës, mendimit, veprimit dhe aksionit të brëndshëm, mungesa e identitetit politik, po nxjerrin jashtë skene Partinë Demokratike të  ndarë dhe shkaterruar. Dikush tjetër, që do të vinte nga jashtë saj, dikush tjetër që do të ishte me formimin dhe mentalitetin e duhur europianist, do të ishte shpresa e vetme e Partisë Demokratike. Dikush tjetër, i pazgjedhur nga Berisha-Basha, apo i pandikuar nga propoganda e tyre, do të ishte  zgjidhja e duhur e Partisë Demokratike, të paktën për ta rimëkëmbur atë deri në fazën fillestare si forcë politike e përgjegjshme.

Next Post
Disa fjalë për Gërdecin, që nuk i prishin punë askujt

GËRDECI / Gjykata e të Drejtave të Njeriut: U shkelën procedurat. Shteti të dëmshpërblejë me 12 mijë euro Zamira Durdajn

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Këta që kanë mbetur janë zogjtë e një klloçke plakë”, deputetja e PS: Protesta është e lidhur me Berishën

PD mbledh grupin, Berisha: Vetëm revolta i shpëton shqiptarët nga narkoshteti!

October 7, 2026
“Brenda vjeshtës”, qeveria gati për hapin e madh me Inteligjencën Artificiale

“Brenda vjeshtës”, qeveria gati për hapin e madh me Inteligjencën Artificiale

October 7, 2026
Operatorët turistikë: Ja cilët janë turistët më dashamirës?

“Shqipëria, sekreti i Ballkanit”, media kanadeze: Raport i shkëlqyer mes kostos dhe cilësisë…

October 7, 2026
Në burg për mashtrim me Call Center, ankohen të pandehurat: Jemi me fëmijë të vegjël, të shtyhet dënimi

Në burg për mashtrim me Call Center, ankohen të pandehurat: Jemi me fëmijë të vegjël, të shtyhet dënimi

October 7, 2026
Mjekët japin alarmin: Një në tre fëmijë është mbipeshë

Kryebashkiaku i Izmirit braktis opozitën, i bashkohet partisë së Erdoganit

October 7, 2026
Sarandë, tregtarët të kënaqur: Kemi pasur shitje të produkteve

Eksperti ngre alarmin për të ardhurat e familjeve shqiptare: Jemi në ‘kurthin e konsumit’!

October 7, 2026
Tragjedi në Itali: Bie nga skela, humb jetën shqiptari në Rimini. Prokuroria nis hetimet

Tragjedi në Itali: Bie nga skela, humb jetën shqiptari në Rimini. Prokuroria nis hetimet

October 7, 2026
Iu vodhi me dhunë varëset e floririt 2 grave në rrugë, arrestohet 40-vjeçari

Iu vodhi me dhunë varëset e floririt 2 grave në rrugë, arrestohet 40-vjeçari

October 7, 2026
Akademia e Sigurisë hap dyert për 390 studentë, Hita: Energjia dhe mentaliteti i të rinjve janë të domosdoshëm

Akademia e Sigurisë hap dyert për 390 studentë, Hita: Energjia dhe mentaliteti i të rinjve janë të domosdoshëm

October 7, 2026
Horoskopi ditor, e enjte 28 mars 2024

Horoskopi ditor për nesër, e Enjte 8 Tetor 2026

October 7, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com