• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Tuesday, October 20, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

As afganë dhe as talebanë, por vetëm shqiptarë të qeverisur keq!

by Lorenc Vangjeli
27/05/2026 14:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Lorenc Vangjeli

Edhe njëherë si dhe herë të tjera, Edi Rama zgjodhi të përdorë metaforën e preferuar të tij se “…shqiptarët janë talebanët e Evropës!”. Më herët, gjatë krizës së refugjatëve afganë në 2021-shin, i quante shqiptarët si afganët e Evropës. Dje, nuk ju nda gjithashtu një metafore më të pafajshme me dashuri dhe martesë: për Shqipërinë marrëdhënia me Evropën është martesë dashurie, kurse Evropa e sheh zgjerimin si martesë dashurie. Stili është njeriu dhe nëse stili nuk diskutohet, por thjesht pranohet, njeriu, aq më tepër kur është kryeministër, duhet të jetë shumë më i kujdesshëm. Sepse përtej buzëqeshjeve diplomatike që vjel humori atipik, ajo çka mbetet pas, mund të jepë reaksionin e një ilaçi që dobinë e ka më të vogël sesa efektet anësore. Dhe mund të afrojë, madje, edhe efekt krejt të kundërt. Njëlloj si ata fakirët që qëndrojnë në kryqëzime semaforësh dhe demonstrojnë cenet fizike duke kërkuar lëmoshë. Dhe që në vend të mëshirës së kalimtarëve dhe monedhave të lëmoshës, vjelin neveri. Por kjo është vetëm ana e dukshme e problemit. Thelbi është se këto metafora janë larg të vërtetës. Shqiptarët nuk janë as afganë dhe as talebanë. Madje nuk kanë qenë kurrë as koreanoveriorët e dikurshëm nën komunizëm. Janë vetëm një popull fatkeq dhe i qeverisur keq.

Nuk ka qenë faji i shqiptarëve të uritur kur i bënë të besojnë tek çeku i bardhë. Askund tjetër nuk u lanë jetimë dhe braktisën në fatin e tyre ata qindra mijëra refugjatë që kërkonin në Perëndim vitrinat që shihnin në reklamat e RAI-t. Askush nuk mund të fajësojë shqiptarët imigrantë që vraponin drejt “tokës së xanun” duke krijuar një katastrofë urbane dhe humane si në Shqipëri. Askund tjetër nuk u krye ajo masakër elektorale në garën e tretë të tillë dhe që u pasua nga më tej nga një luftë pothuaj civile, me armatosje të popullatës dhe me mijëra të vdekur, rrjedhojë e etjes për pushtet të një njeriu të vetëm. Askund tjetër nuk ndodhi me atë shpejtësi ngjethëse shndërrimi i heronjve të opozitës së dikurshme në derra të kënaqur e vanitozë, si në Shqipëri, kur ish-kryeministri shumë i pjekur në adoleshencën e tij, sillej si një adoleshent emocional në moshë të pjekur. Askund tjetër nuk ka ndodhur që kush iku me armë nga pushteti të rikthehej në pushtet me votë revolte ndaj hajdutëve dhe më pas, ta lidhte qeverisjen e tij po me armë që hidheshin në erë dhe me armë që ekzekutonin protestues antiqeveri. Askund nuk ka ndodhur në atë formë e masë si në Shqipëri kur armiqtë të shndërroheshin në miq për hesap dhe që miqtë të armiqësoheshin deri në pikën kur as hapsana nuk lan hakmarrjen. Askund tjetër nuk ndodh që të ngordhësh në burg për dy cigare hashash dhe të nderohesh e gradohesh po të trafikosh dy tonë kokainë. Askund nuk ka ndodhur si në Shqipëri që opozita të dezertojë nga detyra që i jep votuesi, që të shpërthejë si një kamikaz fanatik në themel të sistemit, të bojkotojë zgjedhjet dhe të hyjë në treg për të bërë të ultra të pasur kryetarin dhe një grusht njerëzish rreth tij.

Askund tjetër nuk ka ndodhur që dy njerëzit më të fuqishëm të vendit, si rregull dhe jo si përjashtim, të kenë aftësinë e pabesueshme për ta rrethuar veten me servilë e mëkatarë, dallkaukë kokëbosh e hesapllarë. Që të pranojnë si arkitektë të kënaqur një model të deformuar ekonomik me geto luksi për një pakicë e kapanone fjetjeje për kusurin që mbetet. Që të ndjehen si heronjtë që rrëzuan një pasha të kuq dhe të shndërrohen pak nga pak në sulltanë që imponojnë vullnetin e tyre në oborre gjithmonë e më të vegjël e në oborrtarë gjithmonë e më të paktë.

Eshtë e pamundur të mendohet që kancelari Merz të ankohet për gjermanët dembelë, “hunë” apo robotikë apo presidenti Macron t’u thotë francezëve “baguette”, “djathngrënës” apo tutkunë. Por nuk ka gjë më të lehtë sesa fajësimi i popullit në Ballkan. Aq më tepër një popull që mund të votojë i lirë, por nuk ka lirinë për të zgjedhur. Edhe kur kjo shkon kundër krenarisë kombëtare që i vizaton shqiptarët si trima të çartur e racë krenare që zgjedh të vdesë e të mos nënshtrohet, por që shitet për një thes miell. Që toleron religjionin e ndryshëm, por vret për një vështrim të vëngërt. Që lutet për drejtësi, por gjakon për hakmarrje. Edhe kur kjo bie ndesh me kumbimin e sinqertë në stadiume “…o sa mir’ me ken shqiptar!’ dhe që pasohet nga turravrapi për të braktisur një vend që krimin më të egër konsideron varfërinë e ndershme. Që përbuz të ligun e të fortin, por mezi pret të bëhet i fortë me mjete të liga.

Me gjasë Edi Rama i ka rënë shkurt kur e vizaton shqiptarin si talebanin e Evropës. Me gjasë ai beson sinqerisht se qeverisja e tij në mos më e mira e mundshme, është ku e ku më e mirë se ajo e paraardhësit të tij. Por nuk ka dyshim se në Evropë zënë hundët me dorë kur i bëjnë të besojnë se në oborrin e tyre do të vijë edhe një popull me sëpatë në dorë, i aftë që t’i bëjë vetes atë që nuk ja kanë bërë as pushtuesit më të ligj. Dhe me siguri, njëlloj si me lëmoshtarin e kryqëzimeve të rrugës, do të ndjejnë më shumë neveri sesa nevojë për të dhënë monedhën gjeopolitike: bëhuni dhe ju si ne! Vetëm mos hyni në shtratin martesor të “kurvës së motit” me këpucë me baltë dhe dhëmbë e këmbë pa larë!

Next Post
Meloni: Transferimi i emigrantëve drejt Shqipërisë, në përputhje me ligjin europian

Meloni ‘godet’ Brukselin: Mjaft me burokraci, duam zhvillim!

Comments 2

  1. Anna Anna says:
    5 months ago

    Më ke lënë pa fjalë me këtë analizë brilante ku: rrebeshi i ngjarjeve dhe fakteve historike ilustroheshin me një fjalor brilant shumëdimensional jo vetëm politik,por artistik nëpërmjet antitezave të fuqishme mes dy partive politike kundërshtare me njëra-tjetrën dhe liderve të fortë dhe “dallkaukë” të kohëve moderne… Mirënjohje, respekt dhe admirim për Ju zoti Lorenc Vangjeli! Shqipëria ka nevojë për njerëz mendjehapur dhe të mençur si Ju! Faleminderit shumë

    Reply
  2. shqiptar says:
    5 months ago

    Respekte z Vangjeli.

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Projekti “Bashki të Forta”, Mazniku: 15.6 milion euro për rritjen e cilësisë së qeverisjes vendore

Mazniku e thotë prerë: Edi Rama nuk e jep dorëheqjen! S’ka dhunë të tejkaluar nga policia

October 19, 2026
Mbyllja e tre grupkapitujve me BE, Romina Kuko: Shqipëria është në rrugën e duhur! Sfida reale fillon tani

“Qeveritë demokratike nuk rrëzohen nga gurët”, Kuko: Në Shqipëri po shohim tipare të lëvizjes ekstremiste ANTIFA

October 19, 2026
“Nuk jemi republikë nëse gjyqësori pezullon ekzekutivin”, Balla zbulon ndryshimet për Nenin 242

Dosja “21 Janari”, Balla optimist: SPAK ka disa detyra për t’i zbatuar, shpresoj shumë që…

October 19, 2026
“Vrasësit me pagesë po lidhen me agjenturat ruse”/ Karamuço: Po marrin ish-ushtarakë të kujdesen për armët. Shkollat e terrorit…!

Karamuço ngre alarmin për ANTIFA-n: Europa pritet të ashpërsojë masat, çfarë rrezikojnë protestuesit

October 19, 2026
“Nuk jam një admirues i Zelenskyt”- Trump: Lufta mes Rusisë dhe Ukrainës nuk duhej të kishte nisur kurrë

Trump: Zelenskyy duhet të gjejë edhe dikë tjetër për të negociuar për t’i dhënë fund luftës

October 19, 2026
Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

Trump: Nëse Zelensky do të më kishte dëgjuar miliona ukrainas do të ishin gjallë

October 19, 2026
Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

Sherr në studio/ Demalia: Nuk jeni burra, është ANTIFA dhe islamizmi ekstrem! Gjinishi: Rroftë Edi Rama

October 19, 2026
Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

Kriza e vitit 1987/ Rënia historike e Dow Jones, humbja më e madhe ditore në historinë e bursave

October 19, 2026
“A nuk ju kanë informuar për Antifa-n?” Balla replikon me kongresmenët amerikanë për protestat në Tiranë

Balla paralajmëron masa ndaj protestuesve të dhunshëm: Studentët rrezikojnë bursat, nesër detajet!

October 19, 2026
A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

A ngjasojnë protestat e sotme me 21 Janarin e 2011? Flet Bamir Topi: Ka një të veçantë që…

October 19, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com