• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, December 18, 2025
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

APP (atdheu i projekteve të papërfunduara)

by
15/12/2015 16:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

lura-e-shkaterruar-23

Nga Skënder Minxhozi/

Ky mund të ishte një akronim shumë i gjetur për Shqipërinë e tranzicionit 25 vjeçar. Një vend ku shuma e projekteve, gjysëm-projekteve dhe e punëve të nisura e të lëna në mes, është dhjetrafish më e vogël sesa masa gjigande e fjalëve e premtimeve që janë bërë nga të gjitha krahët, nga shqiptarë e të huaj, politikanë të ndershëm e batakçinj pa ngjyrë, nga njerëz me emër apo nga anonimë që dolën nga hiçi e përfunduan sërish në hiç.

Shqipëria është vendi ku një rrugë me vlera të jashtëzakonshme financiare, e cila mban emrin e madh Rruga e Kombit, ka nisur para dhjetë vjetësh dhe ende s’ka përfunduar, megjithëse buxheti i saj do të vazhdojë të mbajë peng disa breza shqiptarësh. Edhe të atyre që akoma s’kanë lindur. Ky është vendi ku tetë vjet më parë u ngrit mes sherresh të pafudme, një TEC në buzë të Adriatikut, me një faturë prej gati 90 milion eurosh, i cili ende sot nuk e ka prodhuar kilovatin e parë të energjisë. Është gjithashtu vendi ku 21 kilometra rrugë, e cila lëpihet gjatë bregut të një liqeni, atij të Pogradecit, kërkoi dy qeveri dhe tre vjet kohë, që të mbarohet. Shqipëria është vendi ku qindra koncesione HEC-esh, rreth një dekadë më parë, përgatisnin në letër, së bashku me centralin bërthamor imagjinar, atë që shihej si “superfuqia energjitike”. Megjithatë sot kemi një grusht letrash pa vlerë nëpër xhepa dhe asnjë central atomik. Ashtu siç kemi një ambjent të masakruar, pyje të prera, lumenj të ndotur e të gërryer.

Shqipëria ka fjetur me dekada mbi gjurmë virtuale koridoresh, autostradash, projektesh turistike gjigande, por s’ka parë të ndërtohet asnjë syresh. Fatos Nano do e kthente Sazanin në një kazino të përmasave mesdhetare, këtu e dhjetë vjet të shkuara, por aty sot shkohet sërish me një varkë artizanale ose me skafe që dikur transportonin hashash, ndërkohë që ishulli ka shumë ferra e gjarpërinj, por asnjë lojtar të thekur letrash apo ruleti.

Autostrada e famshme Tiranë-Elbasan, me tunelin po aq të famshëm të përuruar në kohë zgjedhjesh, është edhe ajo e lënë përgjysëm, si Rruga e Kombit. Për të shkuar në qytetin e ballakumeve nga Tirana, duhet sërish të kalosh nëpër segmentet e vjetra rrugore të kohës së komunizmit. Për të mos folur më pas për rrugët e Veriut dhe të Jugut, që të gjitha të arnuara. Diku rruga zgjerohet me katër kosi, por pa sinjalistikë, pastaj papritmas ngushtohet dhe përpara të del asfalti gjithë gropa i kohës së komunizmit. Shikoni shkollat, spitalet, stadiumet, institucionet artistike: ngjajnë të gjitha me punë të nisura e të lëna përgjysëm. Që të gjitha janë pjesë e një projekti të madh ende të papërfunduar.

Ende sot, 25 vjet pasi kemi zbuluar trafikun masiv rrugor, rjetet autostradale dhe pasi kemi lëvizur në të gjitha vendet e mëdha të Europës e Amerikës, dëshpërohemi teksa shohim që për të vajtur nga një qytet në tjetrin, duhet me patjetër që t’i biem mes përmes thuajse të gjitha qendrave të mëdha urbane që na dalin gjatë rrugës. Do të shkosh në Vlorë? Do të hysh patjetër në periferinë “afgane” të Fierit, e sapo të lesh pas një copë autostradë, të del perferia tjetër po aq e shkatërruar e qytetit të Pavarësisë.

Ky është atdheu ynë ku gjithçka nis me vështirësi, por mbaron edhe me më shumë vështirësi (nëse mbaron vërtet dikur). Ky është vendi ku gjëja më e pavlerë, është e vetmja gjë që ikën e nuk kthehet më: koha. E megjithatë a nuk jemi po ne që themi “koha është flori”? Mesa duket as florinjve nuk jemi në gjendje t’ua gjejmë vlerën.

Next Post

Protesta e së enjtes e PD/ Ambasadorët paralajmërojnë Bashën: Jo dhunë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

(VIDEO) Plagosja e personazhit të njohur në TikTok/ Autori i drejtoi armën në lokal, ai tentoi të fshihej pas trupit të shokut, më pas te banaku

(VIDEO) Plagosja e personazhit të njohur në TikTok/ Autori i drejtoi armën në lokal, ai tentoi të fshihej pas trupit të shokut, më pas te banaku

December 18, 2025
Dënohet me burg përjetë “doktor vdekja”! Mjeku helmoi 30 pacientë, 12 prej tyre vdiqën

Dënohet me burg përjetë “doktor vdekja”! Mjeku helmoi 30 pacientë, 12 prej tyre vdiqën

December 18, 2025
I organizuar nga Suel Çela takimi i Salianjit në Elbasan?! “Kemi pasur informacione..” Berisha: Vija e kuqe e PD, kundër çdo bashkëpunimi me organizata kriminale

Demokratë, Berisha po ju shet dhe po ju tall

December 18, 2025
Tiranë-Korçë 1 orë e 30 minuta? Tiranë-Qukës edhe mundet…

Ndryshimi i opinionit për SPAK-un ndër votuesit socialistë

December 18, 2025
VIDEO-“Gënjeshtar patologjik!”, Braçe i kthehet Berishës: 900 mln në 9 muaj të vjedhura? Lajthitje!

E krahason protestën e opozitës me revoltën e 14 shtatorit 1998/ Braçe: A do të bëhet ndonjëherë normal ky vend?

December 18, 2025
Jep dorëheqjen e parevokueshme nga Partia Demokratike, Adriana Kalaja. Ja arsyeja

“Berisha t’u kthehet premtimeve të 2021, nuk duhet “Foltore 2”, Adriana Kalaja: Koha më dha të drejtë për vendimet e gabuara të PD, kam marrë..

December 18, 2025
Ngërç në Kushtetuese/ Presidenti vonon betimin e Asim Vokshit mes sfidës për ripërtëritjen e gjyqtarëve

Fiona Papajorgji zgjidhet kryetare e Gjykatës Kushtetuese, pason Holta Zaçajn

December 18, 2025
Anëtarëve të Këshillit të Imunitetit nuk iu dhanë provat për Ballukun/ Kuvendi: Do pyesim SPAK, materiali është sekret hetimor, është në kasafortë

“Pezullimi nga detyra” në dorë të Kushtetueses/ Apeli i GJKKO lë në fuqi ndalimin e daljes jashtë vendit për Ballukun

December 18, 2025
Shtyhet seanca për Ilir Metën pas kërkesës për ndryshimin e masës së sigurisë, avokati: Nuk u respektua procedura!

Dëshmoi për “21 Janarin” në SPAK, avokati zbulon se çfarë rrëfeu Meta: Skenar për vrasje, shërbimet e huaja informuan se…

December 18, 2025
U kapën në flagrancë në një lokal në Ndroq teksa vinin baste sportive me telefona, arrestohen 2 persona

U kapën në flagrancë në një lokal në Ndroq teksa vinin baste sportive me telefona, arrestohen 2 persona

December 18, 2025
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In