• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, November 9, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews

APP (atdheu i projekteve të papërfunduara)

by
15/12/2015 16:14
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

lura-e-shkaterruar-23

Nga Skënder Minxhozi/

Ky mund të ishte një akronim shumë i gjetur për Shqipërinë e tranzicionit 25 vjeçar. Një vend ku shuma e projekteve, gjysëm-projekteve dhe e punëve të nisura e të lëna në mes, është dhjetrafish më e vogël sesa masa gjigande e fjalëve e premtimeve që janë bërë nga të gjitha krahët, nga shqiptarë e të huaj, politikanë të ndershëm e batakçinj pa ngjyrë, nga njerëz me emër apo nga anonimë që dolën nga hiçi e përfunduan sërish në hiç.

Shqipëria është vendi ku një rrugë me vlera të jashtëzakonshme financiare, e cila mban emrin e madh Rruga e Kombit, ka nisur para dhjetë vjetësh dhe ende s’ka përfunduar, megjithëse buxheti i saj do të vazhdojë të mbajë peng disa breza shqiptarësh. Edhe të atyre që akoma s’kanë lindur. Ky është vendi ku tetë vjet më parë u ngrit mes sherresh të pafudme, një TEC në buzë të Adriatikut, me një faturë prej gati 90 milion eurosh, i cili ende sot nuk e ka prodhuar kilovatin e parë të energjisë. Është gjithashtu vendi ku 21 kilometra rrugë, e cila lëpihet gjatë bregut të një liqeni, atij të Pogradecit, kërkoi dy qeveri dhe tre vjet kohë, që të mbarohet. Shqipëria është vendi ku qindra koncesione HEC-esh, rreth një dekadë më parë, përgatisnin në letër, së bashku me centralin bërthamor imagjinar, atë që shihej si “superfuqia energjitike”. Megjithatë sot kemi një grusht letrash pa vlerë nëpër xhepa dhe asnjë central atomik. Ashtu siç kemi një ambjent të masakruar, pyje të prera, lumenj të ndotur e të gërryer.

Shqipëria ka fjetur me dekada mbi gjurmë virtuale koridoresh, autostradash, projektesh turistike gjigande, por s’ka parë të ndërtohet asnjë syresh. Fatos Nano do e kthente Sazanin në një kazino të përmasave mesdhetare, këtu e dhjetë vjet të shkuara, por aty sot shkohet sërish me një varkë artizanale ose me skafe që dikur transportonin hashash, ndërkohë që ishulli ka shumë ferra e gjarpërinj, por asnjë lojtar të thekur letrash apo ruleti.

Autostrada e famshme Tiranë-Elbasan, me tunelin po aq të famshëm të përuruar në kohë zgjedhjesh, është edhe ajo e lënë përgjysëm, si Rruga e Kombit. Për të shkuar në qytetin e ballakumeve nga Tirana, duhet sërish të kalosh nëpër segmentet e vjetra rrugore të kohës së komunizmit. Për të mos folur më pas për rrugët e Veriut dhe të Jugut, që të gjitha të arnuara. Diku rruga zgjerohet me katër kosi, por pa sinjalistikë, pastaj papritmas ngushtohet dhe përpara të del asfalti gjithë gropa i kohës së komunizmit. Shikoni shkollat, spitalet, stadiumet, institucionet artistike: ngjajnë të gjitha me punë të nisura e të lëna përgjysëm. Që të gjitha janë pjesë e një projekti të madh ende të papërfunduar.

Ende sot, 25 vjet pasi kemi zbuluar trafikun masiv rrugor, rjetet autostradale dhe pasi kemi lëvizur në të gjitha vendet e mëdha të Europës e Amerikës, dëshpërohemi teksa shohim që për të vajtur nga një qytet në tjetrin, duhet me patjetër që t’i biem mes përmes thuajse të gjitha qendrave të mëdha urbane që na dalin gjatë rrugës. Do të shkosh në Vlorë? Do të hysh patjetër në periferinë “afgane” të Fierit, e sapo të lesh pas një copë autostradë, të del perferia tjetër po aq e shkatërruar e qytetit të Pavarësisë.

Ky është atdheu ynë ku gjithçka nis me vështirësi, por mbaron edhe me më shumë vështirësi (nëse mbaron vërtet dikur). Ky është vendi ku gjëja më e pavlerë, është e vetmja gjë që ikën e nuk kthehet më: koha. E megjithatë a nuk jemi po ne që themi “koha është flori”? Mesa duket as florinjve nuk jemi në gjendje t’ua gjejmë vlerën.

Next Post

Protesta e së enjtes e PD/ Ambasadorët paralajmërojnë Bashën: Jo dhunë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Liga e Kombeve/ Maran fton tifozët në stërvitje: Kaq pranë Kombëtares nuk i kishim parë prej kohësh!

Liga e Kombeve/ Maran fton tifozët në stërvitje: Kaq pranë Kombëtares nuk i kishim parë prej kohësh!

November 9, 2026
“Kemi policë me kafkë të çarë e këmbë të thyer!”- Kapri akuza për autobotet e dronët në protestë, Hita: Zero lekë nga buxheti, janë në përdorim!

“Kemi policë me kafkë të çarë e këmbë të thyer!”- Kapri akuza për autobotet e dronët në protestë, Hita: Zero lekë nga buxheti, janë në përdorim!

November 9, 2026
“Më 2011 më larguan”- “Partizani”, ish-Gjenerali dëshmon në GJKKO për përplasjen me ish-ministrin e Mbrojtjes: Më tha se ia kërkonin e duhej firmosur!

“Më 2011 më larguan”- “Partizani”, ish-Gjenerali dëshmon në GJKKO për përplasjen me ish-ministrin e Mbrojtjes: Më tha se ia kërkonin e duhej firmosur!

November 9, 2026
Qeveria jep  26 mijë lekë për të larguarit nga puna në transportin publik, pagë shtesë për ata që janë ende në punë

Kriza/ Transporti publik kërkon lehtësi, Operatorët: TVSH 6%, lehtësim të taksave të karburantit dhe rishikim të tarifave!

November 9, 2026
Opozita braktis sallën, dështon mbledhja për “Zgjedhoren”, s’ka paqe mes PD dhe PS! Demokratët kërkojnë plotësimin e kushteve

Opozita braktis sallën, dështon mbledhja për “Zgjedhoren”, s’ka paqe mes PD dhe PS! Demokratët kërkojnë plotësimin e kushteve

November 9, 2026
U arrestua se plagosi me drapër babanë e ish-bashkëjetueses, Gjykata e Fierit lë në “arrest me burg” dajën e deputetes Zegjine Çaushi

Plagosi me drapër babanë e ish-partneres, Gjykata e Fierit lë në burg 52-vjeçarin!

November 9, 2026
Urrejtja si produkt i injorancës dhe i mosrealizimit të vetvetes

Shteti nuk mund të tërhiqet përpara dhunës – protesta nuk është pushtet mbi ligjin

November 9, 2026
“Alimehmeti kandidaturë e shkëlqyer për Tiranën, por…”- Bardhi për zgjedhjet dhe protestën: Deputetët e PD s’janë refuzuar nga studentët!

“Alimehmeti kandidaturë e shkëlqyer për Tiranën, por…”- Bardhi për zgjedhjet dhe protestën: Deputetët e PD s’janë refuzuar nga studentët!

November 9, 2026
“Nuk jam në pritje të ëmbël, por…”- Me çorape fëmijësh në duar, ministrja Ismaili prezanton skemën e re për “Bonusin e bebeve”: Mbështetje për 5 vite!

“Nuk jam në pritje të ëmbël, por…”- Me çorape fëmijësh në duar, ministrja Ismaili prezanton skemën e re për “Bonusin e bebeve”: Mbështetje për 5 vite!

November 9, 2026
Protesta e dhunshme dhe bllokimi i rrugës dje në bulevard, Policia gjobit 21 persona! Ja shuma që do paguajnë

Protesta e dhunshme dhe bllokimi i rrugës dje në bulevard, Policia gjobit 21 persona! Ja shuma që do paguajnë

November 9, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In