• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Monday, August 31, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Demokratë, Berisha po ju shet dhe po ju tall

by Ermal Peçi
18/12/2025 16:27
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ermal Peçi

Ajo që ndodhi sot tregon më qartë se kurrë mjerimin që është ulur këmbëkryq në Partinë Demokratike të Sali Berishës. Vjen një moment kur opozita pushon së qeni alternativë dhe shndërrohet në karikaturë të vetvetes; kur nuk është më zëri i qytetarëve, por një teatër i dobët për kamera. Pikërisht këtë po shohim sot nga PD-ja: një shfaqje të shëmtuar, të rreme dhe thellësisht fyese për demokratët që ende besojnë se kjo është e djathta që mund të mundë Edi Ramën. 

Të njëjtët njerëz që firmosën me dorën e tyre Avokatin e Popullit, sot dalin dhe bëjnë sikur janë të indinjuar, të nevrikosur, të tradhtuar. Po nga kush? Nga vetja e tyre? Nga firma që hodhën dje dhe që sot bëjnë sikur nuk e mbajnë mend? Ky nuk është opozitarizëm. Kjo është hipokrizi politike në formën më të ulët. 

Askush nuk flet për thelbin: si mund t’i jepet institucioni i Avokatit të Popullit një partie që udhëhiqet nga një lider i shpallur non grata? Si mund të pretendosh se mbron shtetin e së drejtës, kur në krye të opozitës mban peng gjithë opozitën për hallin tënd personal? 

Kur Edi Rama nuk është në sallë, ndizen flakadanët, shtyhen me Gardën, bërtasin dhe prodhojnë zhurmë. Por kur pushteti është realisht përballë, heshtin. Ky është rebelim pa rrezik, trimëri pa kosto, luftë për kamera dhe jo për qytetarët. Një teatër i lodhur, me aktorë të njëjtë dhe një skenar të konsumuar deri në neveri. 

Kjo nuk është betejë politike. Kjo është tallje me demokratët. Tallje me ata që i votuan me shpresën se këta do ta mundnin Ramën. Tallje me ata që i mbrojtën, i besuan dhe i justifikuan për vite me radhë. Ndërkohë që baza ushqehet me fjalë të mëdha, në prapaskenë bëhen pazare: për imunitete, për halle personale, për mbijetesë politike. 

Në qendër të gjithë kësaj farse qëndron Sali Berisha. Jo si lider i një opozite që lufton pushtetin, por si një njeri që po e përdor opozitën si mburojë për veten. Demokratët nuk janë më subjekt politik; janë kthyer në monedhë shkëmbimi. Po shiten, po përdoren, po konsumohen për hallet personale të një njeriu dhe të një rrethi të ngushtë rreth tij. 

Opozita sot nuk po lufton Edi Ramën, përkundrazi, po i shërben atij, duke u diskredituar çdo ditë e më shumë në sytë e publikut. Ngjarjet politike e kanë treguar qartë: pushteti nuk ka frikë nga një opozitë që bërtet kur ai mungon dhe hesht kur ai është aty. 

Demokratë, problemi nuk është se nuk keni pushtet. Problemi është se nuk keni më opozitë. Nuk keni më një PD që mbron interesat tuaja. Ajo që keni sot është një shfaqje e mjerë, ku ju përdoren si spektatorë të detyruar, ndërsa vendimet merren pa ju dhe kundër jush. 

Kjo është tradhtia më e madhe: jo humbja e zgjedhjeve, por shitja e besimit tuaj. 

 

 

Next Post
Dënohet me burg përjetë “doktor vdekja”! Mjeku helmoi 30 pacientë, 12 prej tyre vdiqën

Dënohet me burg përjetë “doktor vdekja”! Mjeku helmoi 30 pacientë, 12 prej tyre vdiqën

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Tronditëse në Athinë, foshnja e pajetë gjendet brenda valixhes në apartamentin me qira

Tronditëse në Athinë, foshnja e pajetë gjendet brenda valixhes në apartamentin me qira

August 30, 2026
Aksident në aksin Lushnje-Rrogozhinë, përplasen tre makina në Çermë të Sipërme

Aksident në aksin Lushnje-Rrogozhinë, përplasen tre makina në Çermë të Sipërme

August 30, 2026
VIDEO/ Fluksi i pushuesve paralizon rrugët e Lezhës, trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në akset kryesore

VIDEO/ Fluksi i pushuesve paralizon rrugët e Lezhës, trafik i rënduar dhe radhë kilometrike në akset kryesore

August 30, 2026
7 vatra zjarri ende aktive në vend, Ministria e Mbrojtjes: Dibra përballet me situatën më të rënduar

7 vatra zjarri ende aktive në vend, Ministria e Mbrojtjes: Dibra përballet me situatën më të rënduar

August 30, 2026
Mesazhi i Khameneit trazon Gjirin! Lideri suprem i Iranit u bën thirrje vendeve myslimane të bashkohen kundër SHBA-së dhe Izraelit

Mesazhi i Khameneit trazon Gjirin! Lideri suprem i Iranit u bën thirrje vendeve myslimane të bashkohen kundër SHBA-së dhe Izraelit

August 30, 2026
20 vizita në ditë për infeksione të veshit, mjekët paralajmërojnë: Tek fëmijët rrezikohet edhe dëgjimi

20 vizita në ditë për infeksione të veshit, mjekët paralajmërojnë: Tek fëmijët rrezikohet edhe dëgjimi

August 30, 2026
Fundosja e tragetit në brigjet e Qipros, arrestohen kapiteni dhe 8 anëtarë të ekuipazhit! 20 persona ende në kërkim

Fundosja e tragetit në brigjet e Qipros, arrestohen kapiteni dhe 8 anëtarë të ekuipazhit! 20 persona ende në kërkim

August 30, 2026
“Price Watch Albania” nuk mjafton për uljen e çmimeve, eksperti: Transparenca sinjalizon abuzimet, qeveria duhet të marrë masa

“Price Watch Albania” nuk mjafton për uljen e çmimeve, eksperti: Transparenca sinjalizon abuzimet, qeveria duhet të marrë masa

August 30, 2026
Takimi Trump-Putin-Zelensky në pikëpyetje, Moska vendos kushtin për negociatat, paralajmëron përshkallëzim me “sulme masive”

Takimi Trump-Putin-Zelensky në pikëpyetje, Moska vendos kushtin për negociatat, paralajmëron përshkallëzim me “sulme masive”

August 30, 2026
Përse duhet ta marrim seriozisht ngritjen e një Komisioni Parlamentar për të Drejtat e Njeriut në Kuvendin e ri

Përpjekje për të gjetur alibi për lirimin e mundshëm të Veliajt

August 30, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com