• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Thursday, October 1, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Antisemitizmi, një axhendë politike e ardhur nga jashtë

by Ylli Pata
22/06/2026 22:18
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Nga Ylli Pata

Incidenti në ambasadën e Izraelit ka sjellë reagime të shumta nga të gjitha trevat shqiptare, të cilat janë shokuar nga një ngjarje që nuk kanë menduar se mund të ndoshte tek ne.

Megjithatë, duhet thënë kjo ngjarje e rëndë nuk erdhi rastësisht, edhe pse në realitet pekspertë të tbliku shqiptar në shumicën dërmuese të tij ka një marrëdhënie miqësore me hebrenjtë dhe qytetarët e Izraelit, të cilët ka kohë që janë të pranishëm si turistë, apo edhe si investitorë apo profesionistë të lirë si mjekë, artistë, apo edhe ekspertë të teknologjisë së informacionit.

Gjatë regjimit të Enver Hoxhës, ka pasur një politikë të qartë dhe konstante kundra Izraelit, që në atë kohë konsiderohej si “shtet sionist”. Por, megjithë këtë frymë të qartë, edhe regjimi komunist nuk ka pasur asnjëherë një frymë antisemite në propagandën e tij kundra Izraelit. Po të krahasosh propagandën e vendeve komuniste arabe të kohës si Egjipti i Naserit, Libia e Gedafit, Siria e Hafez al-Assad, apo edhe Iraku i Sadam Husseinit, pa përmendur Iranin e Ajatollah Khomeinit, diferenca është shumë e qartë. Të gjithë këto vende, të cilët jo vetëm nuk e njohin Izraelin, por duan ta zhdukin nga faqja e dheut këtë shtet dhe banorët e tij, kanë një gjuhë të egër antisemite, gjuhë që nuk është thjesht ideologjike apo e shekullit të 20. Apo një rimarrje të Vëllazërisë Muslimane që themeloi Islamin politik pas rrëzimit të Perandorisë Osmane.

Antisemitizmi, është një traditë e pandarë e marrëdhënieve të hershme dhe të botës politike muslimane.

Kjo frymë, kjo gjuhë, ky diskurs erdhi në botën shqiptare; në Kosovë e Maqedoninë e Veriut si fillim, e më pas në Shqipëri, në vitet 90 të shekullit 20. Hebrenjtë me shqiptarët, jo vetëm në trevat shqiptare, por edhe në më gjerë në Ballkan, kanë pasur një marrëdhënie perfekte. Selaniku, që është qyteti më kosmopolit i Ballkanit deri në fillimin e Luftës së Dytë Botërore, ku hebrejtë e shqiptarët kanë pasur një marrëdhënie të afërt dhe të rëndësishme në komunitet. Muslimanët, qoftë edhe më praktikantë e konservatorë në Shqipëri nuk kanë pasur një relacion problematik me hebrenjtë, të cilët në shoqërinë shqiptare kanë qenë të pranishëm vazhdimisht në histori.

Por pas vitit 90, organizatat nga vendet arabe financuan infiltimin e një gjuhe antisemite. Natyrisht jo në komunitet, por në publik. Nisi në mjedise fetare, media, duke u kthyer më pas në një fenomen dominant, sa mund të thuhet hapur se ka disa vite që televizionet më të mëdha të vendit e kanë kthyer antisemitizmin në një rend të ditës.

Termi pezhorativ “çifut” i përdorur gjatë komunizmit, por që u hoq pas viteve 90 si diskriminues ka fituar të drejtën e qytetarisë nga Alfred Cako dhe emra të tjerë që kanë zërin e parë në emisionet televizive.

Ky diskurs, pas masakrës së tmerrshme të 7 tetorit 2023 erdhi e u shtua si një agjendë politike. E ardhur kallëp nga Turqia e Erdoganit. Mediat e financuara dhe analistët që janë në listën e pagave të organizatave të mbështetura nga Turqia janë kthyer prej kohësh në agjitpropë të antisemitizmit. Të cilin e fshehin me termin “antisionizëm”.

Të lexosh prej kohësh këto media, shikon jo vetëm një gjuhë të ashpër ndaj qeverisë të Benjamin Netanjahut apo establishmentit të Izraelit, por edhe ndaj hebrenjve. Gjuhë që duket qartë si impportin i diskursit që vjen nga propaganda e qarqeve të Erdoganit në Turqi, por edhe islamit politik që ka si rrënjë Vëllazërinë Muslimane, si dhe shtetin klerikal të Ajatollahëve.

Antisemitizmi apo antisionizmi, është një axhendë politike edhe në Europë, kryesisht te parti të ekstremit të majtë apo të djathtë, e vërtetuar se ka financime me miliarda nga vendet e Gjirit. Katargate e zbuluar në Parlamentin Europian nuk ishte vetëm një kapitull i vogël, ku në Shqipëri ka faqet e saj të kësaj propagande.

E cila nuk është një agjendë që vjen nga shtëpitë klerikale në mënyrë të natyrshme, por si axhendë politike e jashtme.

Mjafton të shikohet konferenca e shtypit e Erdoganit me Edi Ramën kur u inagurua xhamia e madhe në Tiranë, për të parë se gjithçka ndryshoi një ditë më pas. Ku të gjithë përfaqësuesit e islamit politik që kishin qenë përkrahës të Edi Ramës, ju vërvitën sa hap e mbyll sytë.

Pra, incidenti në ambasadën e Izraelit, edhe pse ishte shumë i rëndë, ka një sfond shuumë të qartë dhe permanent. Mjafton të shikohet gjuha e përdorur në rrjetet sociale të faqes së ambasadës së Izraelit në Tiranë, ku gjuha toksike e bullizmi i ngjan vetëm gjuhës së njëjtë që ndodhi në faqet e ambasadës së SHBA kur Sali Berisha u shpall Non Grata. Mjafton të shikosh adresat dhe orientimin e llogarive që përdorin këtë gjuhë, për të parë se nuk kemi të bëjmë me një mjedis antisemit nga shqiptarët, por me një axhendë politike që kërkon të zërë rrënjë. Por që fatmirësisht nuk po gjen e nuk do të gjejë terren.

Next Post
VIDEO / “Do t’i bien të tëra puplat false”, Rama publikon deklaratën e Dritan Goxhajt në protestë

VIDEO / “Do t’i bien të tëra puplat false”, Rama publikon deklaratën e Dritan Goxhajt në protestë

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

Pas Aurela Gaçes reagojnë edhe Fifi dhe Rozana Radi: Do marrim hapa ligjorë!

Pas Aurela Gaçes reagojnë edhe Fifi dhe Rozana Radi: Do marrim hapa ligjorë!

October 1, 2026
Spahiu në Ditën e të Moshuarve: Do të dyfishojmë efiçencën e shërbimeve dhe kujdesit në banesë

Spahiu në Ditën e të Moshuarve: Do të dyfishojmë efiçencën e shërbimeve dhe kujdesit në banesë

October 1, 2026
Përplasje fatale në Fushë-Krujë, humb jetën pasagjeri egjiptian

Përplasje fatale në Fushë-Krujë, humb jetën pasagjeri egjiptian

October 1, 2026
“Prokurorët tani do duhet të vrapojnë”/ Juristët e njohur: Kodi i ri godet abuzimet me hetimet dhe paraburgimin

“Prokurorët tani do duhet të vrapojnë”/ Juristët e njohur: Kodi i ri godet abuzimet me hetimet dhe paraburgimin

October 1, 2026
Në vend të “Tajvanit” do ngrihet një kullë! Bjarke Ingels Group do ndërtojë “Tirana Fountaine Tower”

Në vend të “Tajvanit” do ngrihet një kullë! Bjarke Ingels Group do ndërtojë “Tirana Fountaine Tower”

October 1, 2026
Falja me kusht, afatet e fundit – Tatimpaguesit duhet të heqin dorë nga ankimi deri më 30 nëntor

Falja me kusht, afatet e fundit – Tatimpaguesit duhet të heqin dorë nga ankimi deri më 30 nëntor

October 1, 2026
Aurela Gaçe reagon ashpër ndaj aludimeve: Nuk jam pjesë e asnjë videoje, paralajmëron padi ligjore për shpifje

Aurela Gaçe reagon ashpër ndaj aludimeve: Nuk jam pjesë e asnjë videoje, paralajmëron padi ligjore për shpifje

October 1, 2026

Normale që nuk ju pëlqen

October 1, 2026
“2,700 euro për një vend pune në Shqipëri”, dëshmia e punëtorit indian për borxhet, minierën dhe kërcënimet

“2,700 euro për një vend pune në Shqipëri”, dëshmia e punëtorit indian për borxhet, minierën dhe kërcënimet

October 1, 2026
Kumbaro paralajmëron ndryshime në arsimin e lartë, nis rishikimi i ligjit të vitit 2015

Hapet thirrja për Programin e Financimit të Doktoraturave 2026, Kumbaro: Dyfishohet mbështetja!

October 1, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com